• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Hoti: Dialogu me Serbinë zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër

5 Korrik, 2020
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ekskluzive për DW.

DW:  Kryeministër Hoti, morët detyrën në një kohë jo të lehtë, në kohën e pandemisë, me shtim të rasteve me Covid-19, me pasoja në ekonominë e vendit dhe në një klimë jostabile politike. Si po e menaxhoni këtë situatë, ka shumë kritika nga opozita?

Hoti: Realisht në kushte normale është sfiduese puna e qeverisë dhe ne po përballemi me dy probleme të rëndësishme, siç e përmendët  edhe ju, pandemia dhe probemet e rimëkëmbjes ekonomike. Besoj që jemi përgatitur në këtë drejtim. Tek pandemia, institucionet shëndetësore, ekspertët shëndetësorë kanë bërë një punë kolosale muajt e fundit. Përveç strukturave institucionale, kemi formuar edhe një grup  me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, po e pëcjellim edhe sitatën dhe po i përcjellim edhe pervojat e vendeve të tjera, kryesisht në ato vende që kanë përvoja dhe suksese në luftimin e pandemisë, kemi një plan të mirë që po e realizojmë duke krijuar struktura dhe kapacitete shtesë për t’u përballur në rast se vërtetë ndodh një valë e dytë që godet vendin. Tashmë e kemi përgatitur një  plan për vjeshtë, nëse përballemi më këtë situatë duke i ndjekur në mënyrë strikte edhe protokollet e Komisionit Evropian.

Kosova pos  pandemisë ndodhet në një moment tjetër kritik politik, është një aktakuzë e prezantuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës dhe disa të tjerëve në kohën kur ju ishit nisur për në SHBA-së së bashku me presidentin për një takim në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar kështu rifillimin e dialogut me Serbinë. Ç’do të thotë për ju i gjithë ky zhvillim dramatik?

Hoti: Kjo ka krijuar një stituatë të re në një moment jo të përshtatshëm për vendin, sepse ne i aranzhuam takimet ne Uashington dhe pastaj do të lëviznim në takime tjera në Paris, Bruksel, Berlin dhe në qendra të tjera evropiane për të filluar fazën finale të procesit të dialogut, ndërsa tash këto zhvillime na kanë nxjerrë në një sutuatë krejt tjetër, por ajo që është e rëndësishme që ne e kemi prezantuar edhe para partnerëve ndërkombëtarë është që sigurisht dialogu nuk ka alternativë. Ne jemi të përgatitur për të hyrë në këtë proces, ju e keni parë qëndrimin e qeverisë sa i përket qasjes për të hyrë në këtë dialog, kemi një platformë që është e qartë e strukturuar, e konsultuar me fushën akademike, me shoqërinë civile, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës, mekanizmat që kemi krijuar nga forumi i liderëve, këshilli i eskpertëve që tashmë është themeluar me vendim të qeverisë, dhe rezoluta e Kuvendit që pres të miratohet në seancat e ardhshme ku kërkohet raportim i rregullt i kryeministrit lidhur me procesin e dialogut. Pra, jemi të përgatitur në këtë drejtim. Kemi rishikuar të gjithë punën që është bërë në qeveritë paraprake, sa u përket temave të tjera të dialogut, por ajo që është qenësore është që ka një mirëkuptim të partnerëve që ky dialog zhvillohet për njohje reciproke dhe ky është qëndrimi i qeverisë së Kosovës.,

Nga ajo që ju thoni, i bie që keni një vijë të kuqe që në këtë dialog, përpos njohjes reciproke Kosovë-Serbi nuk ka asnjë alternativë tjetër?

Hoti: Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

A do të zhvillohet një takim tjetër në Uashington pas dështimit të takimit të planifikuar me 27 qershor dhe kur?

Hoti: Po, po presim që të caktohet  një takim tjetër. Por nuk mund të them se kur mund të ndodhë. Jemi në pritje të ftesës.

Kryeministër Hoti, shqyrtimi i aktakuzës së paraqitur kundër presidentit Thaçi, mund të marrë kohë deri në tetor siç është njoftuar nga Gjykata Speciale, ose të shtyhet në një kohë të parashikushme. Sikur ndërkohë Kosova të marrë nga Shtëpia e  Bardhë ftesë për një takim tjetër me Serbinë, a do të jetë edhe presidenti pjesë e delegacionit për në  SHBA?

Hoti: Nuk e di, por ajo që e di është që sa i përket procesit të dialogut ne jemi të përgatitur dhe në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri.

Pra do ta udhëhiqni ju delegacionin e Kosovës në dialog, apo presidenti Thaçi?

Hoti: Në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar sa i përket procesit të dialogut, është qeveria që ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheqë këtë proces.

Kryeministër Hoti, nga zhvillimet e deritashme të procesit të dialogut dhe rrjedha e zhvillimit të tyre, nga pozita juaj e kryeministrit tash, sa besoni që nga procesi i dialogut mund të rezultojë një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, brenda këtij viti?

Hoti: E rëndësishme është që në këtë proces po hyjmë në fazën finale të dialogut për njohje reciproke, me rëndësi është që ne të jemi të unifikuar si shtet, si institucione, si shoqëri për këtë proces dhe të jemi të përgatitur. Unë mund t’ju them përshtypjet e mia nga komunikimet që kam pasur me partnerët ndërkombëtarë, që pritjet janë që të përmbyllim procesin së shpejti dhe kjo është çështje muajsh. Tash progresi sigurisht nuk varet vetëm nga ne, por varet edhe nga pala serbe.

Muajt e fundit është parë një ndarje në qasje dhe një moskomunikim i mirëfilltë ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Më intereson të di se cila është qasja e juaj në këtë mes?

Hoti: Unë nuk kam përshtypjen që ka ndarje të tillë. Siç e keni parë, takimi që ishte planifikuar të ndodhte në Uashington, ishte fokusuar në agjendën ekonomike, në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve, duke hyrë në projekte të mëdha infrastrukturore që kanë ndikim në ekonomitë jo vetëm të të dy vendeve, por të mbarë rajonit, duke e lidhur Kosovën me Evropën Qendrore dhe më tutje, dhe më pas pjesa politike në Samitin e Parisit, për të cilin po presim për ftesën formale dhe aranzhimet e nevojshme, dhe të shkojmë më tutje. Unë e shoh rolin e BE-së dhe SHBA-së komplementar në këtë proces.

Megjithatë takimi i planifikuar i Uashingtonit dhe synimet e të ngrakuarit të BE-së për dialog Mirosllav Lajaqak, për një rinisje të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ishin të kordinuara, këtë e pohoi në Prishtinë vet Lajqak dhe në këtë kontekst duket që ka një ndarje ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i pëket qasjes për dialogun Kosovë-Serbi?

Hoti: Nuk mund të them se ka ndarje sa u përket synimeve të procesit të dialogut  dhe rezultatit përfundimtar që duhet të ketë ky dialog. Mekanizmat që i ka në dorë SHBA-ja dhe BE-ja, për t’i shtyrë të dy palët drejt zgjidhjes finale, mendoj që janë komplementare.

Gjermania mori presidencën e radhës së BE-së, keni ndonjë shenjë, apo garanci se gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, Kosova mund ta marrë liberalizimin e vizave?

Hoti: Unë isha në Bruksel javën që shkoi në takimet e nivelit të lartë me të gjithë udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe në të gjitha ato takime e kam shtruar dhe e kemi diskutuar së bashku nevojën që qytetarët e Kosovës sa më shpejt të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët e vendeve tjera në Ballkan. Ka pasur një mirëkuptim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sa i përket këtij procesi dhe ajo që kërkohet nga ne është që të mirëmbajmë këto kushte. Tash prej një korrikut presidencën e BE-së e ka marrë Gjermania, kemi pritje por me lejoni që të rezervohem nga çfarëdo vlerësimi për datën për liberalizim të vizave.

Cilat do të jenë marrëdhëniet e qeverisë  tuaj me shtetin gjerman?

Hoti: Marrëdhëniet  kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe unë do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i avancuar më tuje këto marrëdhënie./DW

Related- Posts

KOSOVA

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
KOSOVA

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.