• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

McAllister: Dialogu Kosovë-Serbi është në interesin strategjik të BE-së

17 Korrik, 2020
in FOKUS, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian përshëndet rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe shprehet qartë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

DW: Samiti i parë virtual i ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë nuk solli shumë. Sot zhvillohet në Bruksel një takim i drejtpërdrejtë mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së. Çfarë prisni nga ky takim?

McAllister: Para së gjithash është një sinjal shumë pozitiv që presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri kosovar Hoti kanë rënë dakord për të rifilluar bisedimet pas një ndërprerjeje 20-mujore, dialogu duhet të vazhdojë dhe ky është një lajm pozitiv në vetvete në këto kohë. Shpresojmë që bisedimet do të jenë konstruktive dhe me një angazhim reciprok për një proces të qëndrueshëm dialogu midis dy palëve. Ky mund të jetë vetëm fillimi i normalizimit të marrëdhënieve në nivelin më të lartë. Pozicionet janë ende larg dhe tani kërkohet vullnet dhe angazhim politik nga të dy palët.

Sikurse thoni dhe ju pozicionet janë ende shumë larg. Kësaj i shtohet fakti që presidenti Vuçiq është nën presion nga demonstratat masive jo vetëm kundër qeverisë së tij, por edhe kundër çdo lëshimi për çështjen e Kosovës. A nuk do të jetë shumë e vështirë për BE-në që të gjejë një zgjidhje në këtë situatë?

McAllister: Është në interesin tonë strategjik që bisedimet të mbështeten nga BE dhe të shoqërohen me një perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE. Situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës mbetet një faktor potencial destabilizues për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është me rëndësi politike dhe sidomos sa i përket politikës së sigurisë për të gjithë Evropën. Kjo do të thotë që zgjidhja e këtij konflikti është një element thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve në Evropë, kjo është arsyeja pse BE ka pasur këtë rol aktiv me vite. Ne ndërmjetësojmë dialogun, por në fund janë të dyja palët që duhet të bien dakord për çështjet dhe natyrisht pastaj për zgjidhjen e problemeve. Në këtë dialog BE ka një rol rreptësisht ndërmjetësues dhe unë e vlerësoj shumë Përfaqësuesit të ri Special, Miroslaw Lajčák, që arriti të sjelljë të dy palët negociuese në tryezën e bisedime së bashku me mbështetjen dhe iniciativën e Francës dhe të Gjermanisë.

Në prag të takimit mes përfaqësuesit të Kosovës dhe të Serbisë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin, Miroslaw Lajčák, i paralajmëroi të dyja palët që të jenë të gatshme për kompromis dhe pragmatizëm. Një zgjidhje pragmatike do të ishte p.sh. shkëmbimi i territoreve përgjatë vijave etnike të hedhur për diskutim nga presidentët Vuçiq dhe Thaçi në vitin 2018. Shumë politikanë të BE-së e kundërshtojnë me forcë idenë e një shkëmbimi territoresh. Por çfarë flet kundër një korrigjimi të kufijve nëse të dy palët e gjykojnë atë si në rregull dhe një hap i tillë mund të sjellë lëvizje në procesin e dialogut?

McAllister: Thelbi i këtij dialogu është që të dyja palët bien dakord për çështjet dhe që të dyja palët të arrijnë rezultate dhe marrëveshje të ndërsjella. Pala kosovare ka përjashtuar kategorikisht temën e një shkëmbimi territoresh dhe kjo nuk është në rendin e ditës dhe kështu që aktualisht nuk është çështje për diskutim. Thënë në mënyrë abstrakte, të gjitha marrëveshjet që Serbia dhe Kosova do të bëjnë duhet të korrespondojnë me një politikë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe të stabilitetit rajonal.

Ju përmendët disa herë që BE-ja është shumë e interesuar për procesin e dialogut. Por edhe SHBA donte t’i sillte në tryzën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Sidoqoftë, takimi që kishte përgatitur në Uashington Përfaqësuesi Special i SHBA për Serbinë dhe Kosovën, Richard Grenell, dështoi për shkak të akuzës paraprake ndaj Presidentit Thaçit nga Gjykata Speciale Penale e Kosovës në Hagë. Për shkak të momentit të kësaj aktakuze dolën menjëherë zëra që gjykata, së bashku me Berlin, Parisin, Brukselin dhe kundërshtarët e Grenellit në Uashington, e kishin zgjedhur taktikisht momentin. Sidoqoftë, fakt është që BE-ja tani e ka marrë përsëri në dorë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe që Shtetet e Bashkuara një herë për një herë janë të përjashtuara nga procesi i bisedimeve. A ka konkurrencë midis SHBA dhe BE në diplomacinë e paqes?

McAllister: Unë jam gjithmonë në favor që BE dhe SHBA të punojnë së bashku sa më shumë të jetë e mundur në çështjet e politikës së jashtme. Megjithë pikëpamjet e ndryshme politike për disa nga qëndrimet e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara mbeten aleati dhe partneri ynë më i rëndësishëm në shumë organizata ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të aleancës sonë ushtarake, NATO-s. Aktivitetet amerikane si ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës nuk ishin të koordinuara me BE-në, Miroslaw Lajčák dhe të tjerët e kanë bërë të qartë se dera jonë mbetet e hapur për një bashkëpunim evropiano-amerikan, se ne duam të kërkojmë zgjidhje së bashku nëse është ka interesa të pajtueshme, por dialogun midis Serbisë dhe Kosovës e ka udhëhequr BE-në dhe BE-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Le të kthehemi edhe një herë te Thaçi dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Çfarë mund të sjellë një dialog i tillë në një situatë kur Presidenti i Kosovës ndoshta mund të akuzohet për krime lufte? Pa qartësi në lidhje me aktakuzën ndaj Thaçit Kosova dhe kryeministri Hoti nuk mund të pozicionohen kundër Serbisë, apo si mendoni ju?

McAllister: Unë e kuptoj mirë që situata aktuale për Presidentin Thaçi shkakton diskutime të mëdha në radhët e popullatës kosovare dhe se kjo natyrisht që është një situatë e veçantë në historinë e këtij vendi akoma të ri. Sa i përket dialogut takohen nga pala serbe presidenti dhe ajo kosovare kryeministri, pra Kosova është në gjendje të veprojë, bisedimet i zhvillon kryeministri. Natyrisht që ai do të diskutojë shumë gjëra edhe me Prishtinën, por këto janë procese të brendshme të koordinimit kosovar, që nuk mund t’i gjykoj përfundimisht. Sidoqoftë e rëndësishme është që të dy palët tani po fillojnë me një përpjekje të re serioze për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese midis Serbisë dhe Kosovës që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

A ka tema, çështje specifike ose marrëveshje paraprake në kontekstin e rifillimit të bisedimeve?

McAllister: Jo. Por më 10 korrik u zhvillua video-konferenca me pjesëmarrjen e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, dhe mendoj se ajo ishte një shenjë e rëndësishme që të dy vendet më të mëdha në BE, kancelarja dhe presidenti i Francës, u përfshinë personalisht për ta bërë të qartë që është në interesin e të gjithë BE-së që të dy palët të ulen në tryezën e bisdimeve. Më pas u zhvillua video- konferenca e së dielës (12.07.) dhe tani takimi i parë personal pas 20 muajve heshtjeje. Kemi humbur shumë kohë dhe prandaj këtu në Bruksel e mirëpritëm lajmin që tarifat doganore për importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina u hoqën përsëri, sepse ky ishte parakushti që të dyja palët të mund t’i ulnim sërish në tryezën e bisedimeve dhe në këtë drejtim vendimi i qeverisë së kryeministrit Hoti meriton lavdërim dhe mirënjohje.

Kosova merr vazhdimisht lëvdata dhe mirënjohje nga BE-ja dhe deri tani BE ka qenë shumë e mirë në premtimet ndaj Kosovës, p.sh. për liberalizimin e vizave, por jo në përmbushjen e këtyre premtimeve. A nuk e dëmton kjo besueshmërinë e BE-së?

McAllister: Parlamenti Evropian është shprehur me shumicë të qartë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe unë mendoj me argumente të mira dhe gjithashtu me votën time. Ishte një proces i gjatë dhe sipas mendimit tonë Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat. Fatkeqësisht, ka disa shtete anëtare që ende e bllokojnë këtë, dhe unë e kuptoj zhgënjimin në Prishtinë, Kosovë dhe shpresoj shumë që Këshilli do të arrijë t’i bindë disa shtete anëtare që kanë akoma rezerva që ka ardhur koha që vendit të fundit në Evropë që nuk gëzon ende lirinë e udhëtimit pa viza me BE t’i jepet ky status. Pra unë e kuptoj kritikën dhe zhgënjimin në këtë drejtim në Kosovë dhe mbetem gjithmonë i mendimit se nëse ne si BE bëjmë kërkesa dhe këto kërkesa përmbushen nga partnerët tanë, ne gjithashtu duhet t’i mbajmë premtimet sepse kjo lidhet edhe besueshmërinë tonë.

David James McAllister është nga viti 2014 anëtar i Grupit EPP në Parlamentin Evropian dhe kryeson atje që nga viti 2017 Komitetin e Punëve të Jashtme. Ai është gjithashtu Zëvendëspresident i Partisë Popullore Evropiane dhe i Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar.

Related- Posts

FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.