Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë më 1999 u shpreh se aktakuzat e Gjykatës Speciale për liderët në Prishtinë po pengojnë ecjen para të Kosovës. “Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara” tha ai.
Duke u kthyer në vitet e luftës, ai tha se presidenti famëkeq Sllobodan Millosheviç refuzoi marrëveshjen me shqiptarët në Rambuje për shkak të këshillave ruse. “Ne në Kosovë ishim përpjekur për të gjetur një zgjidhje diplomatike duke punuar me presidentin Millosheviç. Mund të ketë qenë për shkak të këshillave ruse, por ai thjesht nuk pajtohej me diplomacinë tonë.
“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara”, theksoi gjenreali Wesley Clark në RTK.
“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, shtoi gjenerali Clark.Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se “nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjitahtë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.”
Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-Drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark.