Albin Kurti imiton Kryeministrin Rama, hap TVV-në/ Reagon Shoqata e Gazetarëve të Kosovës: I papranueshëm për lirinë e mediave dhe për një shtet demokratik.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e pranon me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje. Themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike është i dëmshëm për lirinë e medieve. Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari.

Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tweet-i’, të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës.

AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e pranon me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje.

Themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike është i dëmshëm për lirinë e medieve. Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari.

Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tweet-i’, të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës.

AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik.

 

© Argumentum

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist