• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Viti 2020 për Kosovën, mbaroi aty ku filloi

22 Dhjetor, 2020
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Lisen BASHKURTI 

Një rrotullim i plotë për Kosovën ndodhi në vitin 2020. Viti mbaroi aty ku filloi. Në fillim të vitit 2020 Kosova ishte e përfshirë në proceset politike postzgjedhore, të vjeshtës, e cila votoi VV dhe Albin Kurtin për të udhëhequr bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritar me VV-LDK. Bisedimet zgjatën relativisht shumë, por më në fund konkluduan me krijimin e koalicionit midis VV dhe LDK, posaqërisht të kryesuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Kështu, fillimi i 2020 e gjeti Kosovën me një qeveri te re, plot shpresa te qytetarët e Kosovës, sidomos tek të rinjtë dhe intelektualët që bartnin më së shumti dëshpërimin për qeverisjet e dobta, pa principe evropiane, pa profesionalitet dhe pa integritet moral. E shpallur si qeveri patriotike anti-korrupsion e antikrim, Qeveria Kurti-Osmani po sillnin entuzizëm të madh brënda Kosovës, por edhe në nivele rajonale dhe Euro-Atlantike. Por, kjo situatë entuziazmi dhe pritshmërie nuk zgjati shumë, vetëm 50 ditë, pas të cilave cdo gjë u përmbys si me magji.

1.Legjitimiteti përballë makinacioneve politike

Prej shumë vitesh qeveritë në Kosovë kanë vënë në dyshim parimin e legjitimitetit, një prej parimeve themelore të qeverisjes në demokracinë liberale e që dominon sot demokracitë e konsoliduara kudo në botë. Disa analistë thonë se “sistemi zgjedhor në Kosovë nuk krijon mundësinë e një partie të vetme të fitojë zgjedhjet për krijimin e qeverisë pa koalicion”. Për këtë ato rendisin edhe argumentin kushtetuese se “në Kosovë cdo qeveris duhet të përfshijë edhe pakicat serbe në përbërjen e saj”. Deri këtu pak a shumë kuptohet sistemi zgjedhor dhe kushtëzimi kushtetues për përfshirjen e pakicave në cdo koalicion qeveritar.

Por ku është parë dhe ku është shkruar që të krijohen qeveri të parakushtëzuara nga koalicione absurde, të cilat prodhojnë qeveri “me legjitimitet pakicash”, ku parti shqiptare të nivelit të dytë dhe të tretë të marrin iniciativat e të krijojnë koalicione me makinacione politike, duke vënë në krye kryeministrat e tyre? Askund, vetëm në Kosovë. Kështu me makinacione të tilla u krijua Qeveria Haradinaj dhe u emërua ai kryeministër nga një parti i nivelit të tretë. Po kështu, me makinacione politike u rrëzua qeveria Kurti dhe u zgjodh me një deputet të dënuar pa të drejtë vote qeveria Hoti, derisa Gjykata Kushteteuese e Kosovës e rrëzoi me vendimin e saj të datës 22 dhjetor 2020.

Prapa makinacioneve politike kanë qëndruar liderë politik të Kosovës të 20 viteve të fundit, sidomos Thaci dhe Mustafa, herë-herë edhe Haradinaj, të cilët e kanë konsideruar elektoratin e Kosovës si një makineri amorfe, të vdekur dhe pakurrëfare ndikimi në zgjedhjen e organeve qeverisëse të Kosovës. Zëri i vetëm që u dëgjua fare pak në Kosovën e dy dekadave të fundit ishte ai i qytetarëve të Kosovës. Jashtë dhe pavarësisht vullnetit të tyre, kalkulimet dhe makinacionet politike të votave në Kuvendin e Kosovës e kanë devijuar vazhdimisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës, duke prodhuar qeverisje jo legjitime, por makinacionesh politike.

  1. Makinacionet politike me “petka diplomatike Amerikane”

Më shqetësues në këtë lojë politike të paskrupullt ishte rasti i rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe zgjedhja në vënd të saj e Qeverisë Hoti. Në këtë pazar politik, aspak legjitim dhe të ndershëm u përzje edhe diplomati amerian, Grenell, i dërguari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi. Me një presion të dukshëm dhe të paprinciptë, aspak demokratik dhe diplomatik, Grenell së bashku me Thacin dhe Mustafën dhe hijena jashtë Kosove, në Tiranë Rama dhe në Beograd Vucic, duke shfrytëzuar edhe paditurinë e Presidentit Trump mbi situatën e kulisave Ballkanike, ndërtuan makinacionin politik më absurd në Kosovën e re. Kështu, u përdhosën demokracia, vota qytetare, legjitimiteti, sovraniteti, institucionalizmi, përballë makinacioneve politike qëllim-keqe dhe shumë të rrezikshme për Kosovën dhe popullin e saj.

Në krye të fushatës përpara makinacionit për ndryshimin e qeverisë në Kosovë, u vendos sllogani “me Kurtin apo me Amerikën”, duke shfrytëzuar poshtërsisht respektin, mirënjohjen dhe besimin e lartë që populli i Kosovës ka për ShBA dhe kontributin e saj për Kosovën. Mbas makinacionit nën këtë slogan manipulativ ala Thaci-Grenell-Vucic-Rama filloi aksioni diplomatik i tejnxituar për përpilimin e një marrëveshje Serbi-Kosovë që do të firmosej në Shtëpinë e Bardhe në prani të Presidentit Trump.

Teksti i marrëveshjes e mënjanoi idenë e shkëmbimit, më saktë të ndryshimit të kufijve, sepse u kundërshtua fort dhe publikisht nga Gjermania dhe shumë vënde të BE dhe të Ballkanit dhe mbështetej vetëm nga Vucic, Thaci, Rama dhe Grenell. E cliruar nga ideja për shkëmbime territoriale dhe ndryshime kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës, draft-marrëveshja, tanimë po bëhej si një përzjerje e shumë marrëveshjeve të mëparshme midis Kosovës dhe Serbisë të inicuara nga BE, të cilat Serbia kurrë nuk i zbatoi, me disa ide, projekte pragmatike ekonomiko-tregëtare së bashku me idenë e Beogradit për minishengenin Ballkanik. Minishengeni Ballkanik nuk është produkt i konsultimin, dakordimit dhe mbështetjes nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, por vetëm nga trojka Vucic-Rama-Zaev dhe Grenell, me tendencë për t’iu imponuar Kosovës dhe vëndeve të tjera.

Mirëpo, kur ceremonia po përgatitej në Shtëpinë e Bardhë dhe tapeti i kuq po shtrohej për mysafirët nga Kosova dhe Serbia, ndodhi e papritura për dikënd, por e pritura për shumëkënd, publikimi i akt-akuzës për Hashim Thacin nga prokurori special në Hagë. Gjithcka u gris në skenën e teatrit që po luhej në mënyrën më dramatike e keqndjellëse për Kosovën. Thaci anuloi vizitën dhe në vënd të projekt-fjalimit për në Shtëpinë e Bardhë, nisi përgatitjen e fjalës funebër për dorëheqjen e tij për t’u paraqitur në Hagë, pasuar edhe nga kolegët e tij udhëheqës të UCK.

Në vëndin e Thacit në avionin drejt Uashingtonit hypi Kryeministri Hoti, si pjesë e skenarit alternativ të Grenellit. Marrëveshja amalgamë u firmosur në mënyrë pompoze në sy të Presidentit Trump. Kjo marrëveshje, më së shumti e parealizueshme në tërësinë e saj u bë jashtë syve të opinionit publik Kosovar dhe jashtë cdo lloj gjithëpërfshirje institucionale të Kosovës. E prodhuar nga pak koka dhe e përpiluar me nxitim nga pak duar kjo marrëveshje amalgamë iu servir Presidentit Trump, i cili ishte i etur për një arritje diplomatike përpara zgjedhjeve presidenciale pas dështimeve skandaloze në Korenë e Jugut, në Iran, në Venezuelë, në Kinë e në shumë iniciativa të tjera diplomatike pa rezultate. Duke u shprehur se marrëveshja “i jep fund luftës së përgjakur shekullore në Kosovë” dhe se një “komb musliman njihet nga Izraeli dhe do të vendosë ambasadën e tij në Jeruzalem”, Presidenti Trump demonstroi sesa konfuz, i paqartë dhe i painformuar ishte për Ballkanin, për Kosovën dhe Serbinë si dhe për identitetin kulturor-fetar të shqiptarëve. Por këto arsye entuziazmi i 4 shtatorit do ishte shumë i shkurtër e jehona shumë e zbehtë.

Shumë kush nga aktorët lokal u përpoq të kapej mbas marrëveshjes së 4 shtatorit. Vucici ishte i pari që u përpoq ta lanconte si fitore e diplomacisë Serbe dhe e rritjes së ndikimit të saj mbi Shtëpinë e Bardhë. Rama e mbështeti për shkak të përfshirjes në të idesë së Minishengenit Ballkanik, të cilën Kryemninstri i Shqipërisë e mbështeti fort, duke e konsideruar në tregun e brëndshëm politik si Eureka në politikës së tij të jashtme. Më zbehtë marrëveshjen e 4 shtatorit e mbështeti Kosova, e cila u vu përballë një teksti të shkruar anglisht, të cilin lypej ta firmoste pa zë dhe pa figurë.

3.Për Kosovën 2020 po mbaron atje ku filloi

Por situatat u përmbysën me fushatën presidenciale në ShBA. Trump humbi spektakuralisht. Biden po hyn tanimë në Shtëpinë e Bardhë. Politika e jashtme e ShBA mbas një devijimi të paparishikueshëm katër vjecar, po i rikthehet normalitetit të trasuar qysh pas Luftës së Dytë Botërore.

Aktorët qeveritar Ballkanik të mbetur në lojë prej vitesh, mjeshtër të kulisave, të makinacioneve politike dhe presioneve diplomatike ndodhen në panik. Të frustruar nga Bashkimi Evropian për procesin e ngecur të integrimit dhe të surprizuar nga ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, aktorët qeveritar Ballkanik të mbetur po i vënë gishtin kokës për sfidat që i presin.

Këmbana e parë e sfidave për 2020 po bie në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti për palegjitimitet dhe shpalli kështu zgjedhjet e përgjithshme politike të parakohëshme mbas 40 ditësh, pra në fillim të shkurtit 2021. Mbas këtyre zgjedhjeve që priten të sjellin ndryshimin e nisur dhe të lënë në mes në fillim të këtij viti 2020, do vijojnë sfidat me zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Një reshuffle politik pritet të përfshijë qeverisjet në Ballkanin Perëndimor. Është koha e legjitimitetit qeverisës jashtë makinacioneve politike dhe lojrave diplomatike. Era e Shtëpisë së Bardhë po fryn dukshëm edhe mbi Ballkanin Perëndimor. Lavdi Zotit!

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: KosovaLisen Bashkurti

Related- Posts

KOSOVA

Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

3 Qershor, 2026
KOSOVA

Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

1 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026

Prezantohet në Tiranë libri “Kuptimi i modernizmit kinez”

4 Qershor, 2026

Zëdhënësja: Lojërat me fjalë nuk do të zbehin në asnjë mënyrë lëvizjet e riarmatimit të Japonisë  

4 Qershor, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.