Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar emërimin e Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Në një reagim në twiter , Pompeo ka vlerësuar rolin e znj. Xhaçka gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
“I lumtur të dëgjoj njoftimin se Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një bashkëpunëtore e fortë gjatë rolit të saj si ministre e Mbrojtjes dhe mezi presim që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjen SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria ecën përpara në integrimin në BE”, shprehet z. Pompeo.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Pleased to hear the announcement of Olta Xhacka as the new Foreign Minister of Albania. She has been a strong partner in her previous role as Minister of Defense, and we look forward to working with her to expand U.S.-Albania ties as Albania moves toward the EU.</p>— Secretary Pompeo (@SecPompeo) <a href=”https://twitter.com/SecPompeo/status/1344340859354046465?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 30, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Në reagimin e saj për urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Olta Xhaçka shprehet se në krye të Ministrisë së Jashtme do të punojë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Këto fjalë do të thotë vërtetë shumë! Jam krenare për miqësinë mes vendeve dhe popujve tanë, thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë dhe jam e lumtur që do të mund të luaj një rol modës në forcimin e bashkëpunimit tonë. Mezi pres që të punoj nga afër me SHBA për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik”, shkruan znj. Xhaçka.