• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Asnjë nuk humb politikisht më 25 Prill, kurse shqiptarët sodisin?

25 Shkurt, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Ligjërimi i Lulzim Bashës i ka dhënë fund përdorjes deri te elementët fetarë dhe tashmë ka shkuar ngadalë limanit ku prehen liderat e autokracisë. Po a është lideri i opozitës një autokrat?! Kjo është vështirë ta thuash hë për hë, kur ai nuk ka ende as pushtetin e duhur në formacionin e vet. Basha po tenton me gjuhën e përdorur t’i përshtatet sensit autokrat të kundërshtarit të tij të madh Ramës, i cili e përdor rëndom në partinë e vet dhe kundër formacionit të PD-së, përgatitur ngulmazi për rokadën e madhe të pushtetit në vend. Po a ka realisht te PD një trupë që kundërshton? Jo, sepse të tregohet dera; A vendos vetë Basha? Po deri diku. A ka vendime të shpejta të Bashës, pa pyetur fare strukturat ose duke i mbledhur sa për sy e faqe,  e që janë në fakt në drejtim të interesit të tij? Po shpesh. Heqim nga matrica llogarinë se ish-lideri historik ka ende dorë të lirë në parti, paçka se e gjithë arkitektura e kësaj partie deri tani ka një të vetëm arkitekt: Sali Berisha, atëherë këto janë elementë autokratikë. E si do përballet vallë Basha me humbjen, me këto elementë, nëse do ndodhë?! Jo, as nuk e mendon. “Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike”, u shpreh Basha në një intervistë të fundit pa thënë as edhe një fjalë për humbjen…

Në një kah, por disi më folklorik është Edi Rama që autokracinë e tij e mbulon me një diskurs tipik hokatar, që i shkon më së shumti, krahasuar me këdo nga politikanët shqiptarë. “Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet” – tha kryeministri pak ditë më parë. Po nëse do të humbësh? Jo, edhe ai as nuk e merr me mënd. Po kush do humbi vallë në Shqipëri?! Sondazhet nuk na ndihmojnë shumë, kurse dy kampet varësisht eksplorimeve të tyre po mundohen shumë të na paraqiten si fituese. Të tjera struktura  që kanë një përvojë në këtë lëmë, po i japin kryesim PS-së dhe pastaj e lënë pas PD-në. Po a ka ndryshuar gjë kjo mes nesh? Gjëja më e besueshme që dihet është se Shqipëria pas dërrmës së pandemisë, që nuk ka fund po vuan shumë dhe pasojat e tërmetit. Ndërkohë që të dyja partitë e paraqesin këtë situatë sikur të jetë fare e zakonshme. Ato flasin për një realitet tejzgjedhor pa-pandemi, ku do zbatojnë menjëherë planin e tyre. Sa do zgjasë pandemia? X! Sa të ndërgjegjshme janë partitë për të? X!

Dhe, çfarë kanë bërë në këto momente? Në përvojën e partive të Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë filluar t’i bëjnë gjithnjë e më shumë karshillëk Perëndimit përmes liderave. Edi Rama shfrytëzoi shpërndarjen e vaksinës për të përdorur një gjuhë të ashpër me BE-në, e që në fakt duket e justifikuar nga ankesat prej vendeve si Shqipëria; opozita, nga ana e saj, nuk i ka falur asnjëherë prononcimet e ambasadorëve të BE. Presidenti Meta, që i ka dalë për zot opozitës, e duke vijuar me të tjerë, i kanë fshikulluar sistematikisht institucionet e huaja në vend. Por, jo vetëm kaq. Të dy palët, në gjatësi vale të ndryshme, i janë vendosur kundër edhe sistemit të drejtësisë. Pozita kërkon që struktura e re të jetë më e gjallë, kurse opozita konsideron faj çdo gjë nga ana e vendimeve të strukturave të re. Këto janë disa nga elementët që i shkojnë demokracisë shqiptare dhe liderave të saj, që nuk flasin dot as për përballjen normale me humbjen.

Fared Zakaria kishte vërejtur se zgjerimi i frikshëm i demokracisë elektorale pas 1989 si një mënyrë e zgjedhjes normale të qeverive nuk do të shkonte domosdoshmërisht paralel me liberalizmin, pasi është kjo e fundit që vendos kufijtë real kushtetues dhe institucionalë të demokracisë. “Orbán në Hungari  mori përsipër formulën e Zakarisë (por jo pyetjen e tij), duke e quajtur demokracinë liberale vetëm një mundësi ndër të tjera dhe shtoi se ajo ishte e paaftë për të përmbushur detyrën e parë të qeverisë, e cila është të mbrojë interesin kombëtar. Dhe, Orbán deklaroi veten në favor të një ‘Shtet joliberal’, i cili gjithashtu do të lejonte performancën më të mirë ekonomike, siç tregohet nga rasti i Singaporit, Kinës, Indisë dhe Turqisë”, shprehet Jacques Rupnik tek “Explaining Eastern Europe: The Crisis of Liberalism”. Kjo tezë është gati rëndom tek ne kuptohet pa shembujt e Lindjes së Largët, duke u mjaftuar me Turqinë, që po bëhet një kumbar i zhvillimeve tona ekonomike. Ndërkohë që Basha dhe Rama i janë ngjitur nacionalizimit dhe populizmit si pakkush. Në të njëjtin artikull flitet edhe për aspektin që lidhet me “regresionin demokratik, (tipi tek ne) i cili ka të bëjë me ringjalljen e nacionalizmit në vendet që, ndryshe nga ato në Ballkan, kishin shmangur lejimin e një kthimi të ndjenjës nacionaliste për të hedhur poshtë tranzicionet e tyre demokratike në vitet pas vitit 1989. Në rrjedhën e dekadës së fundit , sidoqoftë, manteli i legjitimitetit ka kaluar nga liberalizmi teknokratik në nacionalizmat populiste që mbajnë një konceptim organik të kombit si një komunitet historik, kulturor dhe fetar që shteti duhet të mbrojë”, shpjegon Rupnik.

Por nëse demokracia shqiptare, që ende nuk e ka kapur mirëfilli elementin e liberalizimit teknokrat e përfaqësuar nga këto personazhe po merr kaq goditje po njerëzit pse duhet të jetojnë kaq rëndë sfidat e politikës? Pse ascili nga ata nuk e pranon humbjen? Pse asnjëri nga ata nuk bën zgjedhje normale në parti? Pse nuk na tregojnë se ka jetë ndryshe për ta edhe pas 25 Prillit? Një mal me pyetje, por që kanë një përgjigje të thjeshtë: Populli shqiptar është element i parëndësishëm dekori në teatrin politik. Sepse në skenë ka dhe shumë elementë, që po të funksionin, do kishim një demokraci krejt tjetër.

“Një ide e zakonshme është që demokracia ka të bëjë më shumë sesa të votosh. Nëse rezultatet e zgjedhjeve nuk do të minohen ose përmbysen, demokracia kërkon gjithashtu një media të lirë, një shërbim të fortë civil, gjykata të pavarura, një kornizë të sigurt kushtetuese dhe – ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha – një kulturë demokratike në të cilën humbësit e zgjedhjeve do të pranojnë humbjen”, shprehej pak kohë më parë Gideon Rachman tek “Trump’s suggestions that he will not accept defeat puts the country’s values under unprecedented strain”. Të gjitha këto i kemi para syve dhe e dimë sesi sillen realisht politikanët tanë ndaj tyre. Atëherë pse nuk mendojnë realisht edhe për humbjen këta njerëz. Sepse politika duket është më shumë se pushtet në jetën e këtyre personazheve, është vetë jeta, kurse shqiptarët mbeten soditës. (Homo Albanicus)

Tags: Ben ANdonipolitikanet

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.