• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

17 Marsi premtues për negociatat tona!

22 Mars, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

Është fjala për zhvillimin më 15 – 17 Mars të zgjedhjeve të reja parlamentare në Holandë. Ato u bënë në kushtet e rënduara të pandemisë dhe dorëheqjes kolektive të qeverisë dy muaj më parë, pas një afere abuzimi me përfitimet ekonomike për fëmijtë.

Këto zgjedhje ishin tejet të rëndësishme sidomos për të parë fatin e forcave populiste dhe ekstremiste, të cilat vitet e fundit janë forcuar ndjeshëm dhe në Holandë. Për më tepër që tema e tyre më e preferuar dhe djegëse është alergjia nga azili i paligjshëm me pasojat e tij negative dhe zgjerimi europian drejt Ballkanit Perendimor, ku përfshihet dhe skepticizmi holandez për çeljen e negociatave me vendin tonë.

Ja pse, rezultati i zgjedhjeve të 17 Marsit pritej me mjaft interes kudo në Europë dhe ai nuk na zhgënjeu. Kryeministri Mark Rutte me partinë e tij « Për liri dhe demokraci » ( VVD) fitoi mandatin e katërt rradhazi me 35 vende në Parlament, ose dy më shumë se më 2017. Kjo fitore në rritje shpjegohet me besueshmërinë politike dhe jo më pak me sjelljen dhe staturën e tij të veçantë politike të skalitur në 10 vitet e fundit në krye të koalicionit qeveritar me katër parti të djathta. Kështu, ai vazhdon të shkojë në punë me biçikletë, banon në të njëjtën shtëpi në një lagje të Hagës dhe mban po atë shoqëri. Ndaj e quajnë « Zotëria Normal « i inoksidabël! Në vend të dytë me 23 vende, ose katër më shumë se më 2017 ridoli partia tjetër pro-europiane D-66 e Sigrid Kaag, ministre e Tregtisë dhe Zhvillimit. Partia tjetër qeveritare liberale CDA fitoi 15 vende, me një rënie të lehtë, ndërsa fituesja tjetër e madhe e koalicionit qeveritar është FvD-ja ; nga 2 që kishte, tani ka tetë deputetë!

Kryeministrit Rutte i mjaftojnë këto katër parti për të krijuar një shumicë të rehatshme me 82 vende, nga 76 të nevojshme në Parlamentin me 150 vende. Një parti tjetër e moderuar që vetëm 5 vjet pas krijimit siguroi 4 vende është VOLT, përfaqësuese e rinisë dhe e forcave pro-europiane. Kësisoj, për çdo rast, ajo përbën një « gur rezervë » për një qeveri stabël me « aromë » të shtuar europiane.

Humbësja më e madhe e 17 Marsit ishte « Partia e Lirisë « e ekstremit të djathtë e Gert Wilders, e cila në fakt në këto zgjedhje « shkoi për lesh dhe u kthye e qethur » Ajo siguri vetëm 17 ose 4 vende më pak se katër vite më parë, duke qenë e rrethuar nga parti të vogla të majta pro-europiane. Kjo humbje erdhi si pasojë e pjesëmarrjes rekord në votime me 82 për qind dhe fakti se « kryefjala « e këtyre zgjedhjeve ishte COVID – 19 dhe menaxhimi i saj. Sa për azilin dhe emigracionin me dukuritë e tyre negative, ato pothuajse nuk u zunë në gojë si shqetësime të elektoratit, duke kaluar « prapa liste ».

Të dy këto janë lajmë pozitive dhe premtuese lidhur me pritshmërinë e njjë qëndrim pozitiv të Holandës lidhur me çeljen e negociatave me vendin tonë.

Një ogur i mirë ky kur dhe vendi ynë muajt e fundit ka bërë përparime në plotësimin e shumë kushteve të njohura, sidomos me krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, etj.

Dihet se vitet e fundit lidhur me negociatat « na ka ngecur sharra në gozhdë » me Holandën. Qeveria dhe Kryeministri Rama vazhdimisht e kanë justifikuar JO-në holandeze me tematikën e lartpërmendur si « dinamikë e brendshme ».

Në fakt, kjo qëndron vetëm pjesërisht por jo si faktor përcaktues, ashtu si dhe në rastin e Francës, Danimarkës e ndonjë vendi tjetër.

Sepse, « të rrimë shtrembër por të flasim drejt », padyshim që azili i paligjshëm dhe krimi i organizuar shqiptar përbën shqetësim jo të vogël në Holandë. Kjo pavarësisht nga shifrat tona zyrtare dhe realiteti në terren. Tani, « e di dhe bufi » se perceptimi publik dhe imazhi i zhvleftësojnë shifrat statistikore dhe të vërtetat zyrtare. Pastaj, populistët manipulojnë jo me shifrat e sotme, por me perceptimin publik nëpërmjet drojës dhe frikës së elektoratit, se në mos sot, nesër do të jetë dhe më keq, nëse ata nuk do  t’ia jepnin votat e Geert Wilders me shokë.

Megjithatë, është shumë e qartë se skepticizmi holandez dhe i vendeve të tjera nuk ka të bëjë vetëm me dukuritë e mësipërme, por në rradhë të parë me plotësimin e 15 kushteve të njohura.

Ca më tepër, që Holanda dallon mbasi është vend bashkëthemelues i BE-së, me standarde tejet të larta dhe mjaft kërkuese ndaj dhe vetë BE-së. Kështu, më 2005 ajo i tha me referendum JO Projektit të Kushtetutës së re europiane. Po kështu, vitin e kaluar ajo pranoi vetëm në minutat e fundit kompromisin e BE-së lidhur me bashkimin e borxheve në ndihmë të vendeve më të prapambetura. Kryeministri Rutte u tregua tejet i vendosur ; madje, për të treguar se ai e kishte mbyllur atë muhabet, kishte marrë me vehte për ta lexuar në Takimin e Brukselit Biografinë e Shopenit. »Shkurt hesapi, me Holandën « nuk ka hatër » me të « nuk bëhet shaka » dhe nuk ecën as diversioni dhe ndërhyrja, qoftë dhe nga më të mëdhenjtë !

Lidhur me kushtet, siç e kemi përmendur dhe te rubrika « Realpolitik » e fundit, plotësimi i tyre mbetet për t‘u gjykuar dhe certifikuar jo nga ne apo dhe Komisioni Europian, por nga secili vend antar i BE-së; gjithsesi, ato do të zhvleftësoheshin, nëse 25 Prilli ynë do të na zhgënjente, dmth nëse zgjedhjet nuk do të respektonin standardet e OSBE-së e nuk do të pranoheshin nga pala humbëse.

Kështu që, pas 17 Marsit holandez, sado premtues që është, duhet pritur nga të gjithë 25 Prilli shqiptar, madje dhe krijimi i qeverisë së re, me angazhime konkrete bindëse; vetëm kështu mund të na jepet PO-ja e shumpritur për çeljen e negociatave.

Gjithsesi, 17 Marsi holandez me rezultatet e tij inkurajuese është zhvillim i mirëpritur, premtues dhe lehtësues për ne. Megjithatë, ai nuk do marrë si i mirëqenë për negociatat ; aq më tepër kur Holanda nuk është « as e para dhe as e fundit » në hezitimet e saj. Ja pse, kërkohet impenjim dhe më i madh e serioz nga vendi ynë tani e sidomos pas 25 Prillit. Me objektiv që gjithçka të shkojë mirë, që këto negociata të mund të fillojnë në korrik ose qoftë dhe në tetor të këtij viti. Ndryshe, do të vijonim me refrenin e bezdisshëm « shtyje ta shtyjmë »

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: 17 marsidr.jorgji kotenegociatatrealpoliitkShqiperia

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.