• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Lulzim Basha: “Detyra e parë si kryeministër, misioni im hyjnor, është futja e Shqipërisë në BE”

25 Mars, 2021
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në çeljen e fushatës deklaroi se misioni i tij madhor kur të zgjidhet kryeministër është futja e Shqipërisë në BE.

“Nesër do të jetë ndryshe. Dita e dinjitetit dhe mirënjohjes për ju po afron. Për të gjitha këto, Shqipëria i ka mundësitë dhe ne do t’i vëmë në shërbimin tuaj.

Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, studentë, lulja e kombit tonë, energjia dhe forca e këtij vendi, bijë dhe bija, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend.

Rini shqiptare, çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, mban vulën tuaj. Këtë herë vendi ka nevojë për ju. Për tetë vitet e fundit, Shqipëria i është larguar BE për shkak të kryeministrit dhe qeverisë në ikje. Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim, kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Unë e di si arrihet kjo. Sot Shqipëria është falë nesh në NATO.

Ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, mision: kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore është futja e Shqipërinë në BE. Të nisim rrugëtimin e pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës
Edhe 31 ditë. Vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, rrugën e zhvillimit, të punësimit, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane. Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm ti japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit sepse familja jonë e madhe Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësorë.

Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet të mbrojmë e të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptarë, sepse duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim dhe këtë zbrazje që po i ndodh so Shqipërisë, sepse nënat dhe motrat tona nuk duhet të kursen më nga dhimbja që shkakton braktisja e vatrave të familjes, që si pasojë sjell braktisjen e madhe që ka pllakosur sot mbarë vendin, sepse Shqipëria gjithmonë ka qenë kryelartë në shekujt e trazuar të historisë së vet. Dhe ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit, dorën që vret shpresën e shqiptarëve dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën dhe dyshimin në zemrat e bashkatdhetarëve tanë.

U bënë më shumë se një vit që filluam këtë marshim, këtë rrugëtim për të ndryshuar vendin tonë. Është një rrugëtim i vështirë por të cilin ne e kryejmë me përgjegjësi dhe me një gëzim të brendshëm sepse ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin, për shqiptarët, për Shqipërinë, për kombin sepse po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës tonë një kast, një grusht, një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe të përvetësojë për interesat e veta të gjitha pasuritë dhe burimet që Zoti kaq bujarisht ia ka falur Shqipërisë. Dhe po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të mbajtur karriget e tyre por në të vërtetë ata nuk na qeverisin por ju shërbejnë vetes dhe ortakëve të tyre që po rrëmbejnë përmes akteve grabitqare gjithçka që ky vend ka, pasuritë tuaj, pasuritë e kombit. Por vëllezër dhe motra ne po zhvillojmë edhe një betejë tjetër, një betejë brenda vetes.

Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime, mashtrime shumëkujt i ka humbur besimi e shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Për të gjithë ata që kështu mendojnë unë kam një pyetje për ju. A është kjo ajo që ne meritojmë? A janë varfëria dhe kostoja e jetës që rritet çdo ditë e më shumë ajo që ne meritojmë? A është mungesa e vendeve të punës, papunësia dhe mjerimi ajo që meritojmë? A është largimi nga sytë këmbët i rinisë, i këtij populli të talentuar, ajo që meritojmë? A është ky fati i shkruar për secilin prej nesh? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe prandaj ne jemi sot këtu para jush që tua bëjmë të qartë të gjithëve, ne shqiptarët meritojmë më shumë dhe mundemi të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë.

Miqtë e mi, të rinj dhe të reja studentë dhe studente, lulja e kombit tonë, energjia shpirti dhe forca e këtij vendi, bij dhe bija të Shqipërisë mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend dhe për ta bërë atë si gjithë Europa. Rini shqiptare, çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, gjithçka që ka ndryshuar për mirë në këtë vend mban vulën tuaj, ka fytyrën tuaj. Ndaj edhe kësaj herë vendi ka nevojë ju, ndryshimi kërkon mbështetjen tuaj që e keni derdhur në këtë shesh e anembanë Shqipërisë. Për 8 vitet e fundit Shqipëria i është larguar Bashkimit Europian për faj të qeverisjes dhe kryeministrit në ikje. Shëndetësia jonë tregtia jonë, arsimi ynë, shëndetësia, gjithçka vazhdojnë të jenë në krizë, të preken, të varfërohen thellësisht nga fakti që Shqipëria është larg pranimit në Bashkimin Europian.

Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim ku Shqipëria të plotësojë ëndrrën e saj dhe të bëhet pjesë e Bashkimit europian dhe unë e di se si arrihet kjo. E mbani mend si thonin ishte e pamundur që Shqipëria të hynte në NATO por ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm, sot Shqipëria është falë nesh anëtare e NATO-s. Mbani mend si të gjithë thonin se nuk mund të arrihej marrëveshja për lëvizjen e lirë pa viza, se ishte e pamundur, se s’kishte asnjë shpresë që shqiptarët të lëviznin të lirë, pa viza, me pashaportat e tyre. Por ne caktuam një pikë synim.

Ne punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari ndaj të cilit dhe ndaj të cilës angazhohem: Kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore, misioni im hyjnor, misioni ynë hyjnor është futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Që Shqipëria të jetë e fortë, e përparuar, e mirë për të gjithë, na duhet urgjentisht t’i lëmë pas 8 vite ngecje, 8 vite hapa prapa, 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve, në familjen tonë europiane! Vëllezër dhe motra, qytetarë dhe qytetare për të arritur këtë çlirim dhe këtë ndryshim, për të arritur këtë aspiratë që sapo ju fola ne, ky ekip që shihni sot dhe unë kam nevojë për ndihmën tuaj sepse pa ju ëndrrat më të bukura, planet më serioze shndërrohen në përralla dhe në pluhur.

Pa ju, pa ndihmën e mbështetjen tuaj qëllimet tona për ndryshimin e madh që na pret mbeten thjeshtë ide dhe jo një udhëzues drejt një jete më të mirë. Në javët e ardhme le të qëndrojmë bashkë sa më afër, të bisedojmë dit për dit me njeri tjetrin, të bindim këdo që është në kërkim të shpresës se po punoj për një qëllim të lartë, se po punojmë për një qëllim fisnik, po punojmë për të garantuar një ndryshim të thellë, të vërtet e të pakthyeshëm për bijtë e shqipes. E që ky ndryshim të bëhet realitet secili nga ne duhet ti bashkohet kësaj përpjekjet.

Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton. Sepse nuk mund tua fsheh forca e vërtetë e ndryshimit jeni vetëm ju. Unë jam këtu në mesin tuaj si lajmëtarë, si një udhërrëfyes për të marrë rrugën dhe shtegun e duhur. Kam pra nevojë për ju, për ndihmën tuaj, për forcën tuaj ndaj ju kërkoj sot të më bashkoheni në përpjekjet e fundit e fundit të këtij rrugëtimi për t’i sjellë ndryshim Shqipërisë. Unë besoj tek ju, unë jam krenar për ju bashkëqytetarët e mi dhe ndjehem i nderuar për misionin e lartë që më keni besuar. E di që së bashku dhe vetëm së bashku ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe do të përmbushim çdo ëndërr. Dashuria për fëmijët, për familjet, për njeri-tjetrin, dashuria për Shqipërinë është forca që na mbush zemrat dhe na ushqen mendjen. Dhe dua që këtë dashuri të mos e përflasë në erë, por t’jua dëshmoj duke u shërbyer drejt rrugës së ndryshimit. Ndryshimi që ka filluar që ka zbritur sonte në këtë shesh siç ka zbritur në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo ku janë. Bashkë për ndryshimin, bashkë për Shqipërinë i sigurt që së bashku do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë. Ju faleminderit shumë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

©  Argumentum

Tags: fushatalulzim bashapartia demokratike

Related- Posts

Kryesore

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

31 Tetor, 2026
POLITIKË

Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

31 Tetor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

30 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga halli dhe jo nga malli! Nga brenda, pastaj nga jashtë! Imazhi dhe pasqyra copë copë! Paqja në Ukrainë vetëm dëshirë e mirë!

31 Tetor, 2026

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

31 Tetor, 2026

Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë “Aleancën për të Ardhmen”, një partneritet të ri përballë pasigurisë globale

30 Tetor, 2026

Lavrov nga G20: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet Rusi-SHBA, pavarësisht kontakteve diplomatike

30 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.