Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin e tij i dërgoi një telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës Kosovës Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë ku shpreh dëshirat më të mira për sukses në kryerjen e funksionit me përgjegjësi.
“Kam besimin se zgjedhja Juaj, sëbashku me rezultatet e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, do të shënojnë përparim në periudhën e re të shtetësisë dhe shoqërisë kosovare dhe se nëpërmjet konsolidimit dhe stabilizimit të plotë si dhe ndërtimit të institucioneve do ta çoni vendin më tej në rrugën e integrimin europian dhe euroatlantik.
Dëshiroj t’Ju siguroj se te Mali i Zi do të keni përherë fqinjin e mirë, partnerin dhe bashkëbiseduesin e përgjegjshëm në të gjitha çështjet që çojnë drejt afrimit të qytetarëve tanë, bashkëpunimit mes shteteve tona dhe përparimit e stabilitetit të rajonit”.
© Argumentum