• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Në përkujtim të 100- vjetorit të PK të Kinës

8 Korrik, 2021
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc MLLOJA

Lamtumirë varfëri, marshimi kinez drejt një vendi të fuqishëm modern socialist!

Duke mos harruar të kaluarën e trazuar plot tallaze, përpjekjet titanike për ndërtimin e Kinës së Re dhe arritjet triumfale në një kohë shumë të shkurtër, populli kinez shënoi 100-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) me vështrimin përpara kah horizontet e reja që hap njëqindvjetori i dytë i saj, i cili sapo ka nisur. Siç e meritojnë ngjarje të tilla epokale në historinë e një populli të rilindur, i cili nuk ka pranuar shtypjen e as skllavërimin nga asnjë forcë e huaj duke luftuar me vetëmohim për rimëkëmbje, e një populli që nuk ka shtypur e as nuk ka skllavëruar kurrë popujt e tjerë, kombi kinez dhe udhëheqja e tij e kremtuan me krenari legjitime dhe besimplotë ditëlindjen e asaj force politike, që e drejtoi me mençuri, largpamësi e devotshmëri vendin në përpjekjet dhe punën e palodhshme si rruga e vetme për të dal nga errësira dhe për tu ngjitur drejt lavdisë.

Si kohë 100 vite nuk janë shumë në historinë e një kombi siç është Kina me një histori të vjetër më shumë se 5000 vjeçare. Por kur shikon transformimin e këtij vendi të varfër në ekonominë e dytë më të madhe në botë nëpërmjet një procesi industrializimi të shpejtë për të cilin vendeve të zhvilluara u janë dashur qindra vjet, që po lulëzon e bëhen më të fortë e të pasur shteti dhe populli me një klasë të mesme të konsiderueshme të popullsisë, që po përmirëson kushtet jetësore, sistemet e shëndetësisë, të arsimit, të kulturës, të infrastrukturës dhe po çan drejt hapësirave jashtë tokësore deri në Mars, atëherë hopi i paimagjinueshëm drejt përparimit të gjithanshëm e shumëfishon këtë njëqindvjeçar duke e kthyer në startin e një epoke pafundësie zhvillimi të pandalshëm.

Kur ish-Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991, shumë qarqe politike perëndimore prisnin të ndodhte i njëjti skenar edhe në Kinë, madje edhe bënë përpjekje për të nxitur trazira dhe faktorë të tjerë paqëndrueshmërie. Por ja ku jemi në vitin 2021- ata janë të detyruar të pranojnë me zë ose në surdinë sa gabim e kishin, sa pak ose aspak e njihnin vitalitetin e PKK-së, moton e saj që të bënte realitet ëndrrën e vjetër të popullit për një Kinë të rilindur në një shoqëri socialiste me karakteristika kineze. Ata që janë më pragmatistë e ka rëndësi emri e karriera e tyre, mund të ndjehen të turpëruar përballë realitetit kinez që i zhvleftësoi parashikimet e tyre të gabuara.

Dhe nëse ka ngjarje që nuk i zgjati jehona vetëm ‘tri ditë’, sikurse është bërë zakon të thuhet, në rrjetin politik e mediatik të mbarë botës bëjnë përjashtim Kina e PKK-ja dhe hamendësimet vazhdojnë: cilët janë sekretet e kësaj rritje të shpejtë, të këtij stabiliteti politik e ekonomik, të potencialit të jashtëzakonshëm në mposhtjen e pandemisë vdekjeprurëse kovidiane në një kohë rekord prej tre muajsh, të fuqizimit të autoritetit e respektit në arenën ndërkombëtare si kurrë me parë. Disa syresh pretendojnë se askush nuk mund ta zbulojë se çfarë rruge ndjek Kina nën drejtimin e një partie komuniste…

Por jo! 100-vjetori i krijimit të PKK-së ishte një moment kulminant dhe rast për të treguar më shumë mbi këtë histori suksesi, për të hedhur më shumë dritë mbi ‘sekretet’ e tij dhe objektivat e qindvjeçarit të dytë, jo vetëm nga anëtarët e thjeshtë të saj dhe masat e gjëra të popullit, përfshi edhe rininë, por edhe nga Presidenti Xi Jinping e udhëheqës të tjerë të lartë në një sërë veprimtarish kremtuese organizuar në Pekin dhe zona të tjera të vendit duke e kthyer këtë përvjetor në një festival të vërtetë të gëzueshëm mbarë popullor.

Objektivat madhor të 100-vjeçarit të dytë

Pas betejave të vazhdueshme të PKK-së dhe të popullit kinez, Kina ka ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë dhe tani po ecën përpara drejt objektivit për t’u bërë një vend i fuqishëm modern socialist. Ky është një nder i madh për kombin e popullin kinez dhe për PKK-në!

Ky ishte mesazhi që dha Presidenti Xi në fjalimin e tij në mitingun e madh kremtues, i cili u zhvillua në sheshin “Tiananmen” të Pekinit më 1 korrik 2021 me pjesëmarrjen e qindra mijëra vetave. Rrallë këto vitet e fundit për arsye të pandemisë kishte parë ky shesh legjendar kaq shumë njerëz, kaq shumë hare e lumturi, gëzim për fitoret e të ardhmen më të ndritur.

“Kjo do të thotë që ne i kemi dhënë një zgjidhje historike problemit të varfërisë absolute në Kinë dhe tani po marshojmë me hapa të sigurt drejt objektivit të njëqindvjeçarit të dytë, për kthimin e Kinës në një vend të fuqishëm modern socialist në të gjitha aspektet”, tha Xi në një tubim tjetër të madh në Pekin më 2 korrik 2021.

E ishte ky një rast për të mësuar çfarë është “xiaokang”, ky koncept i rrënjosur në kulturën tradicionale kineze që përdoret nga PKK-ja për të shprehur objektivat e zhvillimit të vendit. Forma e saj e përdorur më gjerësisht – “një shoqëri xiaokang në të gjitha drejtimet” – pasqyron qëllimet më të gjëra të modernizimit dhe eliminimit të varfërisë. Ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet përfshin “planin e dyfishimit të të ardhurave”, që do të thotë dyfishim i PBB-së dhe të ardhurave për frymë të banorëve të zonave urbane dhe rurale deri në vitin 2020 në krahasim me vitin 2010.

Të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe krijimet nga populli kinez i udhëhequr nga PKK-ja kanë patur vetëm një moto: mëkëmbjen e madhe të kombit kinez. Nën drejtimin e PKK-së, revolucioni i ri demokratik krijoi kushtet themelore shoqërore; revolucioni socialist formoi parakushtet politike dhe bazën sistemore; reforma e hapja dhe modernizimi socialist ofruan garanci sistemore me gjallëri të re e kushte materiale për zhvillimin e shpejtë dhe socializimi me karakteristika kineze në epokën e re ka krijuar një sistem më të përmirësuar, bazë materiale më të fortë e fuqi shpirtërore më aktive.

Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme, deri në fund të vitit të kaluar, 98.99 milionë të varfërit e fundit në fshat dolën nga skamja, dhe sipas njoftimeve zyrtare, në fushatën kundër varfërisë nga viti 2013 deri në vitin 2020 më se 3 milionë anëtarë të PKK-së u dërguan në gjithë vendin për të zbatuar projektet e përcaktuara.

Ndërkohë sipas të dhënave të Bankës Botërore rritja ekonomike e Kinës parashikohet të arrijë 8.5 për qind këtë vit, duke pasqyruar efektin bazë të ulët, çlirimin e kërkesës dhe shtimin e eksporteve, sipas një parashikimi të përditësuar të Bankës Botërore bërë publik të martën. Parashikimi është 0.6 pikë përqindjeje rritje më të lartë se ai i mëparshmi i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të kërkesës së jashtme më të fortë sesa pritej.

Por mposhtja e pandemisë brenda një periudhe tremujore duke vënë jetën e njeriut në plan të parë është skalitur në analet e historisë kineze dhe botërore si një nga arritjet më të pashembullta të njerëzimit kur realiteti në shumë vende, edhe shumë të zhvilluara, është i trishtë me fatalitete e përhapje të variantit të ri Delta. Një arritje e tillë tregon jo vetëm supremaci të sistemit human kinez por edhe duhet të bëjë me turp autorët e parashikimeve më të errëta e dashakeqe të propagandës perëndimore, që ndodhnin ferrin.

Bashkimi i plotë i vendit ‘mision historik’

Kremtimi i këtij përvjetori ishte njëkohësisht një përbetim lidhur me zgjidhjen e çështjes së Tajvanit dhe bashkimin e plotë të vendit gjë që Presidenti Xi e quajti “misioni historik dhe angazhimi i palëkundur i PKK-së”. Sipas tij, askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë, vullnetin e patundur dhe aftësinë e madhe të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit. Në vijim Xi vuri në dukje se duhet të zbatohet në mënyrë të gjithanshme dhe të saktë parimi “Një vend, dy sisteme” sipas të cilit banorët e Hong-Kongut administrojnë Hong-Kongun dhe banorët e Makaos administrojnë Makaon, me një shkallë të lartë autonomie.

Iu dha një përgjigje edhe kujtdo që guxon të rrezikojë me aventura të çfarëdolloji ndaj Kinës e popullit të saj nga një apo grup vendesh. “Kush guxon ta provojë këtë, do të dështojë patjetër para popullit kinez mbi 1.4 miliardësh”, ishte përgjigja e drejtpërdrejtë e pa doreza e Presidentit Xi, i cili, nga ana tjetër, ripërsëriti se Kina do t’i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, do të nxisë formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri, do të krijojë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe do të nxisë ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, duke i dhënë botës mundësi të reja zhvillimi.

Bashkëpunim e jo kundërvënie me të tjerët, hapje e jo mbyllje dhe ky bashkëpunim të jetë me leverdi reciproke e jo lojë ku fituesi i merr të gjitha, kundërshtim i hegjemonizmit dhe politikës së forcës. Kjo është një sintezë e qëndrimit të PKK-së dhe Kinës në raport me komunitetin ndërkombëtar.

Analistë të shumtë e shikojnë theksin tek deklarata të tilla të udhëheqjes kineze ndër të tjera si një kundërpërgjigje ndaj politikës anti-kineze të Uashingtonit zyrtarët e të cilit në veprimtari të ndryshme, kryesisht në Evropë si në Samitin e G7-tës, apo takimet me liderët e BE-së apo të NATO-s, nuk kanë reshtur presionet ndaj aleatëve që të distancohen nga Kina një përpjekje që ngjason si me një luftë të vërtetë të ftohtë.

Por çfarë thanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në një bisedë përmes një lidhjeje me video me presidenti Xi më 6 korrik 2021?

Presidenti Macron tha ndër të tjera se ndërmarrjet kineze janë të mirëpritura të investojnë në Francë dhe shprehu gatishmërinë për shtimin e bashkëpunimit me Kinën në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Ai tha se Franca vlerëson rolin që ka luajtur Kina në shpërndarjen e drejtë të vaksinave të COVID-19 në vendet në zhvillim dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në këtë drejtim.

Nga ana e saj, kancelarja Angela Merkel theksoi se Gjermania është e gatshme të thellojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Kinën në promovimin e prodhimit dhe shpërndarjes së drejtë të vaksinave, si edhe në shtimin e shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare. Ajo tha se marrëdhënia midis Kinës dhe vendeve evropiane është shumë e rëndësishme dhe ka shumë fusha bashkëpunimi. Të dy palët duhet të rrisin respektin e ndërsjellë, të forcojnë dialogun dhe të zvogëlojnë dallimet, shtoi kancelarja gjermane Merkel.

Kurse Presidenti Xi u bëri thirrje Kinës dhe vendeve evropiane të tregojnë respekt të ndërsjellë, të kërkojnë gjuhë të përbashkët dhe të trajtojnë siç duhet dallimet, për të siguruar që lidhjet mes tyre të ecin përpara në mënyrë të qëndrueshme. Xi tha se vendosmëria e Kinës për të zgjeruar hapjen është e palëkundur dhe shprehu shpresën se vendet evropiane do t’u ofrojnë ndërmarrjeve kineze një mjedis biznesi të drejtë, transparent dhe jodiskriminues. “Ajo që dëshiron Kina më shumë është të zhvillohet mirë vetë, jo të zëvendësojë të tjerët,” theksoi Xi, duke shtuar se nisma kineze “Një brez, një rrugë” synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillim.

Zotimet e Kinës në 100-vjeçarin e dytë…

Koinçidencë apo ajo por ndër shumë veprimtari politike dhe diplomatike gjatë kësaj atmosfere festive të këtyre ditëve ka spikatur takimi i nivelit të lartë i PKK-së dhe Partive Politike Botërore mbajtur me video në Pekin më 6 korrik, ku Presidenti Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një fjalim në praninë e drejtuesve të mbi 500 partive dhe organizatave politike të mbi 160 vendeve e rajoneve dhe të mbi 10.000 përfaqësuesve të tyre. Xi Jinping u bëri thirrje partive politike botërore të mbajnë përgjegjësinë e tyre për mirëqenien e njerëzve dhe përparimin e njerëzimit se njerëzimi është i gjithë i lidhur së bashku, bota është shtëpia jonë e përbashkët. Sipas tij, kohërat e shkëlqyera kërkojnë arkitekturë madhështore dhe arkitektura madhështore kërkon vizion të madh.

“Parë nga perspektiva ‘vendi im i pari’, bota bëhet e ngushtë dhe e mbushur me konkurrencë të ashpër,” tha presidenti Xi. “Parë nga perspektiva e bashkësisë globale me të ardhme të përbashkët, bota është e gjerë, ku ekzistojnë shumë raste bashkëpunimi”.

Kina do të jetë gjithmonë anëtare e botës në zhvillim, deklaroi Presidenti Xi dhe sipas tij ajo nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni, ekspansion ose sfera influence.

Ndërkohë Xi bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të kundërshtuar praktikën e unilateralizmit nën maskën e multilateralizmit. “Ne duhet të kundërshtojmë praktikën e unilateralizmit të maskuar si multilateralizëm dhe tu themi jo hegjemonisë dhe politikës së forcës”.

Presidenti Xi u bëri gjithashtu thirrje partive politike të mbajnë dhe të nxisin vlerën e përbashkët të njerëzimit. Megjithëse vendet e ndryshme kanë histori, kulturë, sisteme dhe nivele të ndryshme zhvillimi, ato gëzojnë vlerën e përbashkët të njerëzimit si paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia, liria etj. Partitë politike duhet të respektojnë rrugët e eksplorimit praktik të popujve të ndryshëm për realizimin e vlerave.

Zhvillimi është e drejtë e vendeve të ndryshme të botës, jo e drejtë e vetëm disa vendeve të veçanta. Partitë politike duhet të nxitin forcimin e zhvillimit dhe të bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme, të nxisin barazinë, efektivitetin dhe bashkërendimin e zhvillimit global, duke kundërshtuar bllokadën e teknologjisë, hendekun e teknologjisë dhe shkëputjen e zhvillimit.

Gjykimi nëse një vend është demokratik apo jo duhet të bëhet nga populli i tyre, jo nga një grup njerëzish të tjerë, u shpreh Xi, duke u vënë në dukje përfaqësuesve të Partive Politike se ka rrugë të ndryshme drejt mirëqenies dhe njerëzit e të gjitha vendeve kanë të drejtë të zgjedhin rrugët e tyre të zhvillimit dhe modelet institucionale.

Nga ana tjetër një zotim shpresëdhënës ishte rikonfirmin që Xi bëri duke shprehur vullnetin për të kontribuar më shumë me zgjidhje kineze dhe potencial kinez në procesin e uljes së varfërisë në mbarë botën. Po kështu ai deklaroi se Kina nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19 si dhe do të bëjë përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur premtimin për të arritur pikën e lëshimit të karbonit në atmosferë.

Konkretisht Kina u ka dhënë rreth 100 vendeve më shumë se 450 milionë doza të vaksinës Covid-19 ndërsa u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara të shmangin grumbullimin e tepruar të vaksinave dhe të kontribuojnë në eliminimin e “hendekut të imunizimit” global. Kurse lidhur me lëshimin e karbonit në atmosferë, objektivi afatgjatë i Kinës, është arritja e asnjanësisë së karbonit deri në vitin 2060.

Sipas njoftimeve të shtypit shqiptar në shqip dhe anglisht, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë në pushtet Taulant Balla ndoqi punimet e Samitit Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Ai citohej të ketë thënë se “mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe”. Sipas numrit dy të PS, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. “Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, vuri në dukje Balla në këtë takim të nivelit të lartë.

Pak histori e homazh…

PKK u krijua më 23 korrik, 1921 kur u mbajt kongresi i parë kombëtar i saj në një shtëpi dykatëshe të thjeshtë në Shangai në rrugën 76 Xingye.

Duke filluar që nga ajo datë, udhëheqja e partisë ka lëvizur në zona të ndryshme të vendit në përputhje me strategjinë e asaj periudhe dhe u vendos përfundimisht në Pekin me 1949. Sot PKK është partia politike më e madhe në botë me 91 milionë anëtarë, sikurse shkruan Xinhua më 23 qershor 2021, dhe sikurse u tha më sipër nën udhëheqjen e saj vendi është bëtë tashmë fuqia e dytë me e madhe ekonomike në botë.

Pasi kaloi një periudhë kohe në Shangai, selia e PKK levizi në zona rurale malore nëpër vend. Gjatë udhëtimeve të vështira, revolucionarët kaluan vështirësi të mëdha por duke arritur fitore pas fitoreje deri në triumfin përfundimtar më 1949.

Në nëntor 1931, PKK deklaroi krijimin e Qeverisë së Përkohshme Qendrore të Republikës Sovjetike të Kinës në Ruijin në provincën Jiangxi të Kinës lindore. Pas manovrës ushtarake epike të Ushtrisë së Kuqe- Marshimi i Madh – selia e PKK-së u vendos në fillim në Yan’an në provincën Shaanxi në veriperëndim të Kinës, dhe më pas në Xibaipo në provincën Hebei në veri të Kinës.

Në mars 1949, Komitetit Qendror I PKK-së e vendosi selinë në ‘Fragrant Hills’ në periferi të Pekinit duke qëndruar atje për gjysëm viti, ku partia drejtoi luftën çlirimtare të popullit kinez deri në fitoren përfundimtare. Qyteti i Pekinit, i cili kishte qenë kryeqytet i disa dinastive në historinë kineze, u shpall përsëri kryeqytet kur u themelua Republika Popullore e Kinës më 1 tetor 1949.

Është për tu shënuar fakti se udhëheqja e Pekinit nuk ka lënë në harresë brezin e vjetër të anëtarëve të partisë dhe Xi bëri homazhe të veçanta për shumë veteranë me rastin e përkujtimit të 100-vjetorit të partisë.

Sipas tij, komunistët kinezë si Mao Ce Dun, Ten Hsiao Pin, Jiang Zeming e Hu Jintao, dhanë kontribute madhështore për përtëritjen e madhe të kombit kinez, duke shprehur nderimin më të lartë për ta. Njëkohësisht, ai shprehu ngushëllime për revolucionarët e brezit të vjetër dhe dëshmorët që dhanë kontribut për revolucionin, ndërtimin e reformën dhe për krijimin, konsolidimin, zhvillimin e PKK-së, si edhe nderim për njerëzit që luftuan për pavarësinë kombëtare dhe çlirimin e popullit në kohët moderne.

Prolog…

Pse Perëndimi asnjëherë nuk mund ta kuptojë Kinën? Një përgjigje për këtë pyetje ka ish-studiuesi i lartë i Universitetit të Kembrixhit të Britanisë Martin Jacques në një artikull në gazetën kineze “China Daily” ribotuar në CRI më 7 korrik 2021. Studjuesi britanik ka arritur në konkluzionin se Perëndimi është i mendimit se çdo vend do të hyjë më në fund në rrugën e zhvillimit të Perëndimit, duke përfshirë Kinën. “Por realiteti nuk është kështu dhe as nuk do të jetë në të ardhmen. Çdo vend ka karakteristikat e veta dhe Kina ka karakteristikat e saj”, shkruan ai në artikull.

“Sistemi demokratik i Perëndimit është një sistem politik në krizë. Tani udhëheqës dhe media të disa vendeve perëndimore thonë pa pushim se qeveria kineze po përballon krizë. Në fakt, në krizë të vërtetë nuk është sistemi i qeverisjes i Kinës, por sistemi demokratik i Perëndimit. Përballë fuqizimit të Kinës, vendet perëndimore zgjedhin devijimin dhe shpërqendrimin e vëmendjes së njerëzve”, analizon Jacques duke vënë në dukje karakteristikën kryesore të PKK-së se kjo parti është e aftë të bëjë ndryshime sipas kërkesave të kohës dhe mëson pandërprerë nga qytetërimi kinez dhe mban lidhje të ngushtë me popullin, duke punuar për interesat e tij.

Me pak fjalë jam i mendimit se çfarë ka arritur populli kinez nën drejtimin e PKK-së nuk është dhuratë e askujt. Përkundrazi Kina e Re është vepra e tyre, krijesa që ka në themel përpjekjet e palodhshme dhe mundin e djersën e popullit të saj, i cili nën drejtimin e PKK-së i tha ‘lamtumirë’ varfërisë për të gjithë popullin më 1 janar 2021, realizoi një prej ëndrrave të saj të vjetra – të ndërtojë një shoqëri relativisht të begatë, dhe e ka nisur qindvjeçarin e dytë të PKK-së me objektivin për ta kthyer Kinën në një vend të fuqishëm modern socialist.

Kësisoj duhet thënë se populli kinez prej mbi 1.4 miliard njerëzish ka të drejtë të jetë krenar për arritjet e tij dhe ta shikojë të ardhmen me optimizmin e vitalitetin që e karakterizon në marshimin e pandalshëm drejt fitoreve më të mëdha në rrugëtimin për kthimin e Kinës në një vend të fuqishëm modern socialist. Ky zhvillim i pandalshëm në një kohë kaq të shkurtë është edhe në të mirë të mbarë njerëzimit në këto kohë të turbullta për mbarë njerëzimin. Nga na tjetër nuk u sjell asnjë përfitim atyre që nuk duan apo nuk u pëlqen ta kuptojnë e pranojnë këtë zhvillim në përpjekje për të sfiduar rrugën e Kinës. Qindvjeçari i parë i PKK-së, që solli pamjen e sotme të Kinës së Re, nuk është thjeshtë histori. Ai ka qenë preludi i aktit tjetër- qindvjeçarit të dytë!/CRI

Tags: chinagenc mlloja

Related- Posts

Bota

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025
Bota

Trump: Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar armëpushimin 60-ditor në Gaza

2 Korrik, 2025
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron and Russia's President Vladimir Putin attend a joint news conference after a Normandy-format summit in Paris, France, December 9, 2019. REUTERS/Charles Platiau/Pool?
Bota

Putin dhe Macron diskutojnë luftën në Ukrainë në telefonatën e tyre të parë që nga viti 2022

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.