• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Nano: Menaxhimi i UEFA Conference League i suksesshëm

26 Maj, 2022
in NGJARJE, SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano foli sot, në një konferencë për shtyp, për përfundimin me sukses të finales së UEFA Conference League.

“Sot është një ditë kur jo vetëm dhe thjesht do të bëjmë një bilanc të punës së Policisë së Shtetit, në mbarëvajtjen e një prej ngjarjeve më kryesore të UEFA Conference League, e cila u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”, por si kryefjalë të këtij takimi, unë si Drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kam falënderimin për të gjithë efektivët e Policisë që u angazhuan dhe përballuan një ndër evenimentet më të mëdha ndërkombëtare të futbollit”, tha ai.

Nano u shpreh se “në krejt historinë e saj, jo vetëm Policia e Shtetit, por edhe mbarë vendi ynë nuk ishte ndeshur me peshën e organizimit të një eventi të tillë”.

“Kjo ishte një përvojë e parë e këtyre përmasave, e cila tregoi se Policia shqiptare nuk u gjet e papërgatitur, madje më duhet të pohoj se duke parë përvojat dhe pasojat e shkaktuara në disa prej qyteteve të vendeve evropiane në ndeshje të përmasave të tilla, Shqipëria shënoi një ndër sukseset më të shumëpritura në këtë drejtim. Padyshim që fluksi i jashtëzakonshëm i tifozëve dhe i personaliteteve të sportit në Shqipëri, ndikoi që në shumë prej tyre të thyhej mendësia se Shqipëria është një vend i pasigurt. Përkundrazi, ata në këto ditë të qëndrimit u shprehën se vendi ynë ofron më shumë se pritshmëritë e tyre dhe këtu kam parasysh gjithçka, çdo resurs kulturor, artistik, sportiv dhe gjeografik që identifikon dhe prezanton vendin tonë”, tha ai.

Nano theksoi se “Policia e Shtetit hartoi një plan masash të guximshëm dhe me risk, plan i cili, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të strukturave të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses”.

“Për 5 muaj me radhë, duke bashkëpunuar me homologët italianë e holandezë, me UEFA-n dhe FSHF-në, është punuar maksimalisht nga ekspertët e Policisë për të detajuar çdo masë, me qëllim që ky aktivitet i përmasave evropiane të përmbyllej me sukses. Gjithashtu, në vlerësim të masave të sigurisë për këtë ndeshje ndërkombëtare të futbollit, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga direktivat e Këshillit të Evropës, për shkëmbimin e drejtpërdrejtë dhe të shpejtë të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë me ato homologe të vendeve të tjera, në muajin prill të këtij viti, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u ngrit pika kombëtare për shkëmbim informacioni për ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, e cila që nga dita e parë e krijimit të saj ishte në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit jo vetëm me ato të Italisë dhe të Holandës, por edhe të vendeve të tjera fqinje dhe ato evropiane, për të marrë modelet më të mira të praktikës së policimit të ndeshjeve të futbollit të një dimensioni ndërkombëtar”, tha ai.

Nano tha se “Policia e Shtetit, duke shfrytëzuar përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, mbështetur në legjislacionin tonë, si dhe në kushtet dhe infrastrukturën që ofron “Air Albania Stadium”, për sa i përket sigurisë, hartoi një plan masash të detajuar për të gjitha strukturat dhe shërbimet e Policisë, për zbatimin e të cilit u angazhuan gjithsej 2800 punonjës policie”.

Ndërkohë, Nano tha se kanë ndodhur 3 incidente, konkretisht goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë; përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh holandezë; përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh italianë.

“Reagimi i strukturave të Policisë së Shtetit ka qenë profesional dhe vendimtar, sepse është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve Policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës”, tha ai.

Po ashtu, Nano tha se nga përplasjet e dhunshme mbetën të plagosur 19 punonjës policie, të cilëve gjej rastin edhe një herë t’u uroj publikisht shërim sa më të shpejtë.

“Masa të veçanta u zbatuan nga Policia e Shtetit, për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të aktiviteteve për pritjen e sportdashësve të të dy ekipeve në “Fan Zonat”, për sportdashësit e dy ekipeve, ku nuk ka pasur incidente apo ngjarje me shtetasit italianë dhe holandezë”, tha ai.

Ndërsa veçoi bashkëpunimin me aktorët dhe faktorët që kishin rol në mbarëvajtjen e aktivitetit, Nano theksoi se “një bashkëpunim shumë të mirë para dhe gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti ka pasur me shërbimet policore të të dy vendeve, Itali dhe Holandë”.

“Grupe oficerësh të këtyre dy vendeve u angazhuan drejtpërdrejt në terren, së bashku me oficerët e Policisë së Shtetit, në funksion të mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. I shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, të gjithë oficerëve të Policisë holandeze dhe atyre të Policisë italiane, në veçanti kolegëve të Zyrës për Rendin dhe Sigurinë Publike të Departamentit të Policisë së Shtetit, pranë Drejtorisë Qendrore të Policisë për Parandalimin, të Kuesturës së Romës, që i përkasin zyrës së kabinetit dhe Digos, si edhe Zyrën e Ekspertit për Sigurinë Interforce Tiranë”, tha ai.

Po ashtu, Nano falënderoi Policinë e Kosovës që iu përgjigj ftesës për të dërguar një grup me specialistë të niveleve të ndryshme, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, për të menaxhuar tifozët që erdhën nga Kosova, si dhe për të fituar eksperiencë në menaxhimin e aktiviteteve të përmasave të tilla që ndodhin rrallë në rajonin tonë.

“Ky aktivitet i përmasave evropiane nuk do të përmbyllej me sukses në rast se nuk do të kishim mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, por edhe të mbarë vendit, të cilët sot, në emër të Policisë së Shtetit dua t’i falënderoj sinqerisht për gjithë suportin e dhënë dhe t’i garantoj se Policia e Shtetit është në shërbimin të tyre, që bashkërisht të vijojmë të ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Njëkohësisht dua të falënderoj gazetarët vendas dhe të huaj dhe t’i siguroj se Policia e Shtetit, marrëdhëniet me median i ka parësore”, tha ai.

“Vetëm dy ditët e fundit janë kapur disa persona në kërkim dhe janë zhvilluar disa operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj. Falënderim për forcat e Policisë, maturinë dhe profesionalizmin e treguar prej tyre, kulturën dhe tolerancën e shoqërisë shqiptare, gatishmërinë e shumë prej institucioneve bashkëpunuese, është vlerësimi më i vërtetë për atë çka u arrit në nisje dhe përfundim të kësaj ndeshjeje historike për futbollin”, tha ai./ata

Related- Posts

NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

16 Tetor, 2026

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.