• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një përgjegjësi të veçantë për atë që po ndodh në Ukrainë

29 Maj, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në një shkrim mbi agresionin rus në Ukrainë, u shpreh se “Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bashkimi Evropian dhe aleatët dhe partnerët tanë po gjurmojnë dhe dokumentojnë mizoritë në Ukrainë, në mënyrë që të mund të ndajmë informacionin me institucionet që punojnë për të kërkuar llogaridhënie nga ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre”.

Ambasadorja Kim tha se “së bashku me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara po mbështesin një sërë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë”.

“Këtu përfshihen ato të kryera nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ne po mbështesim gjithashtu shoqërinë civile dhe OJQ-të që dokumentojnë shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Më poshtë shkrimi i plotë i ambasadores Kim:

“Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar atë që po ndodh atje. Lufta e paprovokuar dhe e padrejtë e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ka prodhuar dhunë të tmerrshme dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime të pafundme. Bota ka qenë dëshmitare e tmerreve të kësaj lufte në pamjet nga qytetet ukrainase si Bucha, Irpin dhe Hostomel, dhe në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës ende të kapura ose të rrethuara nga forcat ruse, si Mariupoli. Kjo dhunë ka marrë formën e sulmeve që kanë plagosur dhe vrarë civilë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën civile, përfshi spitale, shkolla, një teatër ku strehoheshin fëmijë dhe një stacion hekurudhor të ngarkuar, duke çuar në një traumë kolektive kombëtare për ukrainasit e cila nuk do të fshihet kurrë plotësisht. Ekzistojnë gjithashtu edhe raporte të besueshme të dhunës brutale, ndaj personave: individë të vrarë si në ekzekutime; trupa që tregojnë shenja torture; dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve. Brutaliteti i luftës, dhuna e ushtruar mbi të pafajshmit nga forcat ruse është e njohur deri në dhimbje për popullin shqiptar.

Këto ngjarje të tmerrshme në Ukrainë nuk duken se janë incidente të izoluara ose raste të ushtarëve të veçantë të cilët injorojnë urdhrat dhe “dalin nga rreshti.” Ato përfshijnë raporte të asaj që duket të jetë një fushatë e qëllimshme, shqetësuese dhe një mënyrë veprimi thellësisht shqetësues të torturave, përdhunimeve, vrasjeve dhe mizorive të tjera. Ata që janë përgjegjës për këto mizori, përfshirë ata që i kanë urdhëruar ato duhet të vihen para përgjegjësisë.

Sulme si goditja me raketa e 28 prillit në Kiev tregojnë një shpërfillje të hapur për jetën e civilëve. Deri në 26 maj, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen ose plagosjen e më shumë se 7800 civilëve ukrainas, ndërsa theksuan se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Këto shifra nuk përfshijnë Mariupolin, një qytet në të cilin zyrtarët kanë thënë se janë vrarë më shumë se 10,000 civilë. Midis viktimave në Mariupol ishte një 91-vjeçare e mbijetuar e Holokaustit, e cila vdiq në një bodrum gjatë rrethimit nga Kremlini. Pasi i bëri ballë nazistëve, ajo humbi jetën nga agresioni rus.

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken i kanë dënuar krimet e qarta të luftës që anëtarët e forcave ruse kanë kryer në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bashkimi Evropian dhe aleatët dhe partnerët tanë po gjurmojnë dhe dokumentojnë mizoritë në Ukrainë, në mënyrë që të mund të ndajmë informacionin me institucionet që punojnë për të kërkuar llogaridhënie nga ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre. Së bashku me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara po mbështesin një sërë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë. Këtu përfshihen ato të kryera nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ne po mbështesim gjithashtu shoqërinë civile dhe OJQ-të që dokumentojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Më 17 maj, Departamenti Amerikan i Shtetit nisi një Observator të ri të Konfliktit për të mbledhur, analizuar dhe vënë gjerësisht në dispozicion prova të krimeve të luftës dhe mizorive të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë. Programi synon të mbështesë ndjekjet penale eventuale në gjykatat vendore të Ukrainës, gjykatat në vende të cilat janë palë të treta, gjykatat e SHBA-ve dhe gjykata të tjera të rëndësishme. Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ne po mbështesim gjithashtu edhe një ekip prokurorësh ndërkombëtarë dhe ekspertësh për krimet e luftës, të cilët po ofrojnë këshilla dhe mbështetje për përpjekjet e autoriteteve ukrainase për të mbledhur, ruajtur dhe analizuar në mënyrë të ngjashme provat e mizorive për ndjekje penale. Ne ndihmuam në krijimin e përpjekjeve për faktmbledhje përmes Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe Mekanizmit të Moskës të OSBE-së. Më 13 prill, misioni faktmbledhës i OSBE-së bëri publike të dhëna të detajuara dhe bindëse të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë dhe shkeljet e saj të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Aty citoheshin prova të shënjestrimeve të drejtpërdrejta të civilëve, sulmeve në ndërtesat mjekësore, përdhunimeve, ekzekutimeve, plaçkitjeve dhe deportimit të detyruar të civilëve në Rusi. Avokati i Popullit i të drejtave të njeriut në Ukrainë ka raportuar se forcat ruse kanë kapur dhe përdhunuar në mënyrë të përsëritur dhjetëra vajza dhe gra ukrainase – disa prej të cilave janë shtatzënë prej kësaj – ndërsa deklaroi se qëllimi ishte që ato viktima të hiqnin dorë nga seksi në të ardhmen dhe për këtë arsye të mos lindnin kurrë më fëmijë ukrainas.

Ekziston një dakordësi e fortë ndërkombëtare se sjellja e shtetit rus është e patolerueshme dhe përgjegjësit nuk duhet t’ia hedhin pa u ndëshkuar për shkaktimin e një dhune të tillë dhe për shkeljen e hapur të parimeve që mbështesin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të ndjekim llogaridhënien për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera në Ukrainë duke përdorur çdo mjet në dispozicion, përfshi ndjekjet penale, sipas rastit. Është me rëndësi kritike që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë përpjekjet e saj të bashkërenduara për të dokumentuar këto abuzime, për të analizuar provat dhe për t’u siguruar që ato të mblidhen dhe të katalogohen.

Mesazhi ynë i thjeshtë për udhëheqjen ushtarake dhe politike të Rusisë, si dhe forcat e saj ushtarake të cilët kryejnë krime lufte ose mizori të tjera, është ky: bota po vëzhgon dhe ju do të jepni llogari. Ne do të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët dhe pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për ata që janë prekur nga lufta brutale dhe e pakuptimtë e Kremlinit .

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.