• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Mikpritja e afganëve në Shqipëri, Rama merr çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” në SHBA

2 Qershor, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u nderua me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” nga organizata Sesame Workshop, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri mijëra refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore e mbështetje.

Sesame Workshop është organizatë jofitimprurëse amerikane, misioni i së cilës është të ndihmojë fëmijët, përmes programeve edukative, me aktivitet në më shumë se 150 vende të botës. Iniciativat e Sesame Workshop-it të financuara në mënyrë filantropike plotësojnë disa nga nevojat më urgjente me të cilat përballen fëmijët, familjet dhe kujdestarët e sotëm.

Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama nga presidentja e Sesame Workshop, Sherrie Westin, në darkën vjetore të ndarjes së çmimeve, mbajtur në Nju-Jork.

“Jam shumë, shumë mirënjohës, por jam edhe tejet i keqardhur, që më duhet të përsëris diçka që e kam thënë shumë herë, sa në pozitë ndihem. Mos më keqkuptoni, është një nder, nder i madh e gjithashtu, një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu, po nuk arrij dot ende të bëj paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli, është përjashtim”, tha Rama në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie.

“Më duhet t’ju them, duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura e nuk na dëgjon kurrkush, se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp””, u shpreh Rama.

“Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Pse do e merrja unë këtë vendim?” Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Evropës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes”, theksoi Rama.

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste në derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që është pas dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje”, nënvizoi kreu i qeverisë.

“Ndoshta këtu e ka zanafillën arsyeja se pse Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës sesa para saj; vendi ku asnjë hebre, as edhe një i vetëm, nuk iu dorëzua nazistëve. Në ato kohëra aq tragjike, kur hebrenjtë braktisnin shtëpitë e tyre kudo në Evropë, Shqipëria u bë vendi tek i cili hebrenjtë vinin, nuk iknin; vinin për t’u mbrojtur”, tha Rama.

“Ka një histori, mes shumë të tjerash, që dua të ndaj me ju, për katër udhëheqësit fetarë të vendit tonë, që shpesh thuhet se është vend mysliman, por jo. Ne jemi një vend ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë me respekt të plotë për njëri-tjetrin. Këta katër udhëheqës, të cilët u thirrën në Berlin nga njeriu që ishte në krye të operacionit “Zgjidhja përfundimtare”, përfaqësonin katër bashkësitë fetare të Shqipërisë, të krishterët katolikë, të krishterët ortodoksë, myslimanët sunitë dhe bektashinjtë, myslimanët shqiptarë. Atyre iu kërkua të nënshkruanin një marrëveshje me Rajhun e Tretë, që kishte dy pika: të lejonin regjimin nazist të merrte floririn shqiptar, që asokohe gjendej në bankën e Romës dhe të bashkëpunonin me regjimin nazist për të kapur hebrenjtë. Ata dhanë firmën për floririn, por nuk e dhanë për hebrenjtë”, u shpreh Rama.

“E kështu historia vazhdon, për të ardhur te ne, kur ishim refugjatët që linim vendin, duke marrë arratinë jo nga një regjim fetar fondamentalist si ai i talebanëve, por nga një regjim ateist, që pati kurajë ta shkruante në Kushtetutën tonë se Republika e Shqipërisë është republikë ateiste, ku besimet fetare ishin tërësisht të ndaluara, ku jeta ishte një ferr dhe vendi, asokohe, ishte Koreja e Veriut e Evropës. Kështu, e lamë vendin, për të gjetur strehë diku tjetër tridhjetë vjet më parë, dhe kur afganëve iu desh të linin vendin për të gjetur strehë e për t’i shpëtuar vdekjes, si mund të thonim “jo”?! Si mund të mos ua hapnim derën dhe si mund të pyesnim për ngjyrën e lëkurës, për fenë në cilën besonin apo sa afër a larg ishin nga Shqipëria?!”, tha Rama.

“Jo! Nuk mundeshim! Thjesht thamë “po”. Për aq kohë sa kemi një shtëpi, ajo shtëpi i përket gjithkujt që gjendet në nevojë dhe ne u vijmë në ndihmë jo me fjalë, por me vepra. Pra, e bëmë për nder të traditës sonë, e bëmë në nderim të historisë sonë personale si refugjatë, por e bëmë po ashtu në nder të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, pasi, në fund të fundit, e vetmja pasuri që kemi dhe u detyrohemi fëmijëve tanë është kujtesa”, theksoi Rama.

“Unë shpresoj fort që një ditë, Shqipëria të jetë vend i pasur, por lutem kaherë që të mos renditemi mes vendeve më të pasura që kanë humbur kujtesën. Duhet ta ruajmë kujtesën. Falë Zotit, ka shumë, kaq shumë njerëz në këtë vend, njerëz vullnetmirë, që ngrihen për atë çka është kaq e vlerë e nuk mund të shpërfillet në emër të asnjë zgjedhjeje, në emër të asnjë pushteti, në emër të asnjë interesi të caktuar dhe që është humanizmi. Jam shumë krenar, shumë i nderuar dhe ndihem shumë i përulur që gjendem sonte mes jush e që e kam renditur veten e vendin tim krah jush e krah shumë njerëzve që kanë nderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nderon me vepra, jo me fjalë, atë çka Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për këdo. Njerëzit, ashtu siç na tha edhe Nazarini, janë tri herë më të prirë e më të gatshëm t’u hapin dyert refugjatëve sesa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Rama.

“Në fund, dua t’ju them se jam këtu, sepse Shqipëria do të jetë vendi që do të mbajë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë tonë që ulemi në atë Këshill dhe do të ishim shumë krenarë e shumë mirënjohës, nëse Sesame bashkë me Welcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit, për t’i folur Këshillit dhe mbarë botës për fëmijët e Ukrainës dhe të gjithë fëmijët e njerëzve, familjeve anekënd botës, që po vuajnë kaq shumë duke lënë shtëpitë, duke u zhvendosur. Sherrie tha se ishin 100 milionë. Janë shumë! Ajo çfarë bëmë shpëtoi disa mijëra”, theksoi Rama.

“Dua ta përmbyll duke nderuar një shqiptare të madhe, Nënë Terezën e Kalkutës, Shën Terezën e Shqipërisë, e cila ka thënë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu. Ju falënderoj shumë, shumë, për diçka për të cilën dua të tregohem shumë modest, e modestia nuk është pika ime e fortë, por dua të tregohem modest, sepse kjo është e vërteta. Nuk ishte merita ime, sepse thjesht ndodhi që unë të isha kryeministri, është merita e shqiptarëve, që e mbështetën plotësisht vendimin dhe kur u pyetën se si ndiheshin për këtë vendim, një shumicë tejet më e madhe sesa ajo që mbështet qeverinë tha: “Patjetër. E kemi kaluar vetë. E dimë si ndihesh dhe e kemi për nder t’u hapim dyert atyre që sot janë shqiptarët e 30 viteve më parë”, përfundoi Rama.

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.