• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Z. Bajram Begaj merr detyrën si President: “Do të jem shërbëtor i shqiptarëve dhe roje i Kushtetutës”

24 Korrik, 2022
in Highlights, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori sot detyrën si Kreu i Shtetit shqiptar për 5 vitet e ardhshme.

Pas betimin në Kuvend, në një seancë të jashtëzakonshme, Begaj iu drejtua Presidencës ku u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga presidenti Ilir Meta, tek presidenti Bajram Begaj.

Pas mbërritjes së Presidentit Begaj në Presidencë të dy presidentët zunë vend në tribunë dhe më pas u luajt dhe Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, i dorëzoi Presidentit Begaj, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Më pas, Begaj mbajti fjalën e rastit ku falënderoi Presidentin në ikje Ilir Meta për përmbushjen e detyrës.

FJALA NË CEREMONINË E MARRJES SË DETYRËS

I nderuar Zoti Meta,

E nderuar Zonja. Kryetare e Kuvendit,

 I nderuar Zoti Kryeministër,

E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,

 E nderuar Presidente Osmani,

Shkëlqesi Ambasadorë dhe Autoritete të Larta Shtetërore Të nderuar Miq e të Ftuar,

Të dashur qytetarë dhe bashkëkombës!

Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Meta, për përmbushjen e detyrës, komunikimin institucional e personal që patëm gjatë kohës që unë, ushtrova detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe gjatë periudhës së transferimit të detyrës.

Për mua sot është një ditë e veçantë, padyshim dita më e rëndësishme e  jetës sime.

Jam përpara jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të madh të një individi, të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit, atë të Presidentit të Republikës.

Ky besim, më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj historisë së shtetit tonë, ndaj partnerëve të Shqipërisë, por edhe ndaj miqve dhe familjes time.

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.

Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar, mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo që ata jetojnë e punojnë.

Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit e bashkëpunimit, i nismave dhe ideve që zhvillojnë e çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, midis forcave politike, shoqërisë civile, komuniteteve fetare, të pakicave kombëtare, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, transparente dhe të vërtetë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin.

E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve.

Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë, për të garantuar sigurinë e vendit; për të forcuar liritë e të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për të ruajtur identitetin kombëtar, për të sotmen dhe brezat e ardhshëm.

Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike.

Vetëm një bashkërendim i tillë do të na mundësojë të arrijmë objektivat tona kombëtare.

Unë do të inkurajoj dhe mbështes çdo veprim, për të arritur marrëdhënie të shëndosha ndërmjet institucioneve kushtetuese.

Të garantosh zbatimin e Kushtetutës nënkupton zbatimin e ligjit edhe për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht sepse ky është një kusht thelbësor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe sepse ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, dhe me integritet, garanton luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat gërryejnë shoqërinë, thellojnë pabarazinë e padrejtësinë sociale, si dhe cenojnë rëndë sigurinë kombëtare.

Reforma në Drejtësi me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian, po jep frytet e saj.

Përfitoj këtu nga rasti të shpreh mirënjohjen për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë euroatlantike.

E po ashtu e gjej të udhës të ritheksoj se tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besuar.

Unë kam privilegjin, që të marrë detyrën në një nga momentet më të rëndësishme të shtetit shqiptar në raport me aspiratën, vlerat dhe ëndrrën tonë europiane.

Mbajtja e Konferencës së pare Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një arritje e madhe, mëse e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët,  falë reformave të ndërmarra.

Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë përpjekje, sfida dhe detyrime, kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah.

Shqipëria megjithëse e vogël, dëshmon me krenari se edhe popujt e vegjël prodhojnë siguri dhe kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale.

Ky fakt provohet nga angazhimi ynë në arenën ndërkombëtare – angazhimi diplomatik në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe angazhimi i Shtetit Shqiptar, për të dënuar agresionin rus ndaj integritetit territorial të një vendi sovran si Ukraina.

Njëzëshmëria e klasës politike shqiptare për të mbështetur kauzën e popullit ukrainas, por edhe gjestet individuale të qytetarëve tanë, në mbështetje dhe ndihmë të popullit ukrainas, tregojnë gjithashtu se ne dimë të jemi së bashku për kauza të mëdha.

Qenia jonë në NATO, rreshtimi ynë në këtë aleancë moderne, angazhimi me përkushtim i Forcave tona të Armatosura, e bën Shqipërinë më të fortë, më të qetë dhe më të sigurte.

Por lufta në Ukrainë tregon se siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk dhurohen, ato fitohen.

Ndaj një nga detyrat më të rëndësishme të një vendi është të garantojë sigurinë e tij.

Ne jemi të vetëdijshëm që faktorët e rrezikut kanë ndryshuar.

Në ushtrimin e mandatit tim, vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë të ngarkuar nga ligji.

Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të pasur një reagim të menjëhershëm.

Të sigurojmë jo thjesht mbrojtjen nga kërcënimi, por të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë.

Është përgjegjësi për të gjithëve ne, të mendojmë për adresimin e situatave me të cilat përballemi.

E gjithë shoqëria duhet të angazhohet, të diskutojë hapur dhe me kurajo, të përfshihet në mënyrë aktive për të forcuar dhe zgjeruar themelet e demokracisë.

Themele ku Edukimi dhe Arsimimi, përbëjnë pa dyshim dy nga shtyllat kryesore me një ndikim vendimtar në emancipimin dhe progresin e shoqërisë.

Edukimi është ushqimi i shpirtit, arsimimi është pasqyra ku ne shohim përparimin tonë dhe çelësi i suksesit.

Shqiptarët kanë ditur ti përdorin këto dy elementë për të mirën e tyre, për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive. Politika që rrisin besimin në drejtësi, ekonomi, shëndetësi, edukim dhe arsim, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, siç e dëshiron rinia me energjinë, meritat dhe talentin e saj, dhe si e ëndërrojnë fëmijët me çiltërsinë e tyre.

Ndaj ne, populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë: me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti, me vendosmërinë për        të      ndërtuar   një    shtet të së drejtës, demokratik e social, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë.

Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.