• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Edward P. Joseph: “Open Balkan minon Procesin e Berlinit”

8 Gusht, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti Edward P. Joseph në intervistë për DW shprehet, se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai.

DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e konsideroni nismën “Open Balkan”?

Edward P. Joseph: Pyetja juaj vjen në kohën e duhur. Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Balkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open Balkan” nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan. Po, unë kam shërbyer për rreth 12 vite në rajon, duke përfshirë vitet e luftës në të gjitha vendet e konflikteve. Si shumë të tjerë në rajon, unë vërej dinamikë e zhvillime, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, të çuar përpara nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe të deleguarit e tij, nën flamurin “Bota Serbe”. Nisma “Open Balkan” (ose “Open Balkans”) nuk është vetëm një shpërqëndrim nga problemet thelbësore të rajonit – të cilat janë politike – por në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve politike. Problemet e “Open Balkan(s)” mund t’i përmbledhim në këtë formë: “teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja të rrezikshme”.

Po nis me teorinë e pretenduar për “Open Balkan”: “Tregtia është e barabartë me besimin”. Kështu e përshkruaj unë. Fatkeqësisht, kjo teori bie ndesh me realitetin. Mjafton të shikoni agresionin e tërbuar rus ndaj Ukrainës. Deri më 24 shkurt, Rusia dhe Ukraina kishin një bashkëpunim gjigant tregtar, me vlerë afro 10 miliardë dollarë në eksport-importe. Ndërkohë që flasim, Kina po dirigjon manovra agresive ushtarake ndaj Tajvanit, një vendi që eksporton mallra në vlerë rreth 273 miliardë dollarë drejt Kinës, ku përfshihen edhe gjysmëpërçuesit elektrikë. Kina është partneri tregtar nr.1 i Tajvanit, duke mbizotëruar 1/3 e ekonomisë vendase.

Sipas teorisë së “Open Balkan(s)”, të gjithë këto vende duhet të ishin në paqe. Përkundrazi, ata ose janë në luftë, ose në hapat drejt një lufte. Mbështetësit e “Open Balkans” duhen pyetur për të dhënë një shpjegim rreth kësaj logjike.

Në vend të konceptit “tregtia është e barabartë me besimin” unë ofroj një përfundim krejt të ndryshëm: ndikimi i tregtisë varet nga tiparet e një regjimi, nëse është regjim demokratik ose autokratik/autoritar. Nëse bëhet tregti mes demokracive të orientuara nga Perëndimi, atëherë po, ka përfitime politike.

Por nëse autokracitë, veçanërisht ato si Rusia, Kina dhe po, si Serbia nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç – të cilat kanë ambicie territoriale dhe politike dhe destabilizojnë fqinjët e tyre – drejtojnë tregtinë, atëherë ka një mosbesim në rritje, dhe aspak besim. Serbia është partneri nr.1 i Malit të Zi, për importet dhe eksportet. E besoni këtë? Ekziston një mosbesim i gjerë ndaj “Open Balkan(s)”, veçanërisht në mesin e atyre që rrezikohen nga agresioni serb. Mund t’iu them se pasi kam vizituar 5 shtete të rajonit, zyrtarë të një shteti që është pjesë e nismës e pranojnë qartazi faktin, se Vuçiç po ndërton një pushtet agresiv dhe anti-demokratik.

Përkrahësit e “Open Balkan(s)” duhet të përballen dhe të marrin në konsideratë faktin se ngado ka kundërshtim dhe mosbesim për këtë nismë. Sa i përket “sondazheve” që gjoja tregojnë mbështetje të gjerë për nismën, mjafton të kontrolloni mënyrën se si janë formuluar pyetjet sipas të cilave “Open Balkan(s)” është vetëm nismë pozitive. Nuk ka asnjë mundësi për të shprehur pakënaqësitë apo ndonjë alternativë tjetër.

DW: Në këndvështrimin tuaj, a është kjo nismë e strukturuar apo një “ide në ajër”?

Edward P. Joseph: Nuk dua që ta përkufizoj këtë nismë në asnjërën formë, sepse nuk dua të sugjeroj që krijuesit apo mbështetësit e ‘Open Balkans’ janë në vetvete “në ajër”. Thelbi është se nisma në vetvete – pavarësisht motiveve ose qëllimeve – është shumë problematike.

DW: Pjesë e kësaj nisme, deri tani, janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Shtetet e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës nuk kanë pranuar të jenë pjesë e saj. E konsideroni këtë një projekt jo-gjithëpërfshirës?

Edward P. Joseph: E kam shprehur edhe më herët se pse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e pranojnë “Open Balkan”: sepse ato nuk kërcënohen drejtpërdrejt nga ambiciet nacionaliste serbe, të shpërfaqura nga Vuçiç. “Bota serbe” nuk ka të bëjë me Shqipërinë ose Maqedoninë e Veriut. Në mënyrë ekstravagante, Vuçiç u thotë maqedonasve se ai nuk e sfidon gjuhën e tyre (siç bëjnë bullgarët), por Vuçiç mbështet përpjekjet që minojnë identitetin e Malit të Zi. Është e qartë si kristali: nacionalizmi serb është kërcënim për malazezët, jo për maqedonasit, edhe pse këta të fundit e kuptojnë mjaft mirë se si “Open Balkan(S)” do ta përforcojë nacionalizimin serb të Vuçic.  

DW: Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi se nisma “Open Balkan” do të përfundonte me zhbërjen e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës. Si e komentoni këtë deklaratë?

Edward P. Joseph: Më duket domethënëse për një arsye madhore: konfirmon realitetin që mbështetësit e “Open Balkan” injorojnë: kundërshtitë e forta. Nuk ka rëndësi se çfarë mendimi keni për Gjukanoviç ose Albin Kurtin, ose për udhëheqësit boshnjakë apo kroatë që ndajnë shqetësime të ngjashme.

Më e rëndësishmja është që ka një oponencë të fortë ndaj një nisme për të cilën mbështetësit e saj thonë se ka të bëjë “vetëm me krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e ekonomisë”. Mbështetësit e saj duhet t’i bëjnë vetes një pyetje: pse kundërshtohet kaq shumë nisma jonë (gjoja) dashamirëse? Pse e kundërshtojnë atë? Përgjigjja do të ishte: atëherë nëse ka kaq shumë kundërshti, nisma s’mund të jetë krejtësisht dashamirëse. Këto shqetësime duhet të jenë legjitime. Mbështetësit duhet të dëgjojnë kundërshtitë e skeptikëve në rajon, në vend që t’i shtyjnë ata për ta pranuar këtë nismë.

DW: Udhëheqësit e shteteve që janë pjesë e nismës, e konsiderojnë ‘Open Balkan’ si një nismë nga e cila do të përfitojnë vendet dhe qytetarët e tyre. Nëse flasim me terma ekonomikë por dhe politikë, cili shtet përfiton më shumë?

Edward P. Joseph: Serbia do të përfitojë gjithmonë më shumë se të tjerët. Ky është një tjetër gabim thelbësor i “Open Balkans”. Mbështetësit e saj flasin sikur të gjitha ekonomitë e rajonit kanë të njëjtat përmasa dhe tipare. Ato nuk janë njësoj. Për shembull, ekonomia e Serbisë është rreth 14 herë më e madhe se ajo e Malit të Zi. Ekonomia e Serbisë është rreth 2 herë më e madhe se ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të marra së bashku. Serbia do të përfitojë gjithnjë më shumë se sa fqinjët e saj dhe do të jetë në gjendje të prodhojë mallra me vlerë të lartë eksporti, duke u bërë kështu akoma më dominuese. Kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Shihni Gjermaninë në Bashkimin Evropian dhe do ta kuptoni. Kujtoni që fqinjët e Gjermanisë, si për shembull Franca, ishin të shqetësuar për fuqinë ekonomike gjermane edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Franca dhe shtetet e tjera evropiane nuk donin që Gjermania të kishte akses tek qymyri dhe resurset e tjera.

Franca nuk pranoi një nismë ‘Open Europe’ me Gjermaninë, derisa u sigurua që marrëdhëniet tregtare do të zhvilloheshin nën një ombrellë të barabartë e gjithëpërfshirëse. Ajo strukturë ishte baza e Bashkimit Evropian që ne njohim sot. Gjermania konsolidoi demokracinë që ne njohim dhe respektojmë sot. Një luftë mes Francës dhe Gjermanisë do të ishte e pamendueshme në ditët tona.

Por dhuna, madje dhe lufta, nuk është e pamendueshme mes Serbisë ose mbështetësve të saj, dhe vendeve të tjera të Ballkanit. T’i japësh më shumë pushtet një shteti autokratik si Serbia nën udhëheqjen e Vuçiç, është papërgjegjshmëri. Do të ishte ndryshe nëse Serbia do të ishte demokraci e përkushtuar, që përqafon rendin e Perëndimit. Çka është e logjikshme, është ndjekja e një modeli bashkëpunimi ekonomik nën një ombrellë më të gjerë. Në këtë rast, një ombrellë që këmbëngul në respekt reciprok, gjithëpërfshirje, vlera të BE-së dhe një shtet mbikqyrës gjithëpërfshirës si Gjermania.

DW: Nga këndvështrimi juaj, a e minon “Open Balkan” nismën e ‘Procesit të Berlinit’?

Edward P. Joseph: Sigurisht që e minon! “Open Balkans” është një nismë konkurruese e disa nismave të tjera në rajon, përfshirë “Procesin e Berlinit”, CEFTA-n, dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, që ndihmon në koordinimin dhe promovimin e hapave konkretë. Ka pasur arritje, si marrëveshja e Roaming.

Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë energjinë dhe entuziazmin e tyre për bashkëpunimin ekonomik brenda “Procesit të Berlinit”, për shembull. SHBA mund të katalizojë progresin brenda një strukture që kërkon respektin reciprok dhe nuk lejon bullizmin dhe ndasitë. Dhe kjo është në të njëjtën linjë me konceptin e suksesshëm që çoi në krijimin e BE-së.

DW: A janë SHBA mbështetëse të kësaj nisme, dhe nëse po, në ç’formë?

Edward P. Joseph: SHBA po e mbështet fuqishëm “Open Balkans” në mënyra të dukshme, përfshirë eventin në Ohër, dhe në përpjekje të ndryshme diplomatike. Di që zyrtarë të rajonit kanë ndarë shqetësimet e tyre me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e kërcënuar, duke i dhënë Serbisë së drejtuar nga Aleksandar Vuçiç më shumë fuqi ekonomike dhe duke e konsideruar Vuçiç si një ‘partner’, kur ai kundërshton hapur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga SHBA dhe BE.

Është e vërtetë që ka përfitime madhore ekonomike për të çuar përpara një Treg të Përbashkët Rajonal, duke lehtësuar pengesat. Por këto përfitime mund të merren nga nisma të tjera dhe më të arsyeshme se “Open Balkans”. Në të njëjtën kohë, aty ku ka dyshime rreth qëllimit që kanë fqinjët, do të ketë hezitime për ta përqafuar këtë nismë. Një zyrtar i rajonit shprehu shqetësimin për armët që po hynin në vendin e tij nga Serbia, për shkak të tensioneve politike.

Ky është një tjetër detaj që mbështetësit e “Open Balkans” harrojnë: nëse mund të ketë më shumë konflikte si pasojë e tensioneve të përshkallëzuara që nxit kjo nismë, atëherë do të dëmtohet perspektiva ekonomike e rajonit dhe qytetarët do të vijojnë të braktisin vendet e tyre. Shumë pak flitet nga mbështetësit e “Open Balkans” rreth luftës ndaj korrupsionit. Njëri prej tyre pretendoi se investuesit e huaj do të kërkojnë sundimin e ligjit dhe kontrollet kundër korrupsionit. Qartësisht kjo nuk është e vërtetë duke parë sasinë e investimeve të huaja në Serbi, dhe mungesën e kërkesës për sundimin e ligjit.

Pyeta një biznesmen me eksperiencë nga rajoni rreth kësaj teme dhe më shpjegoi se shumica e bizneseve këmbëngulin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – për shembull shkeljen e kontratave – jashtë sistemit juridik serb, në arbitrazhin ndërkombëtar. Pra duket se mund të ketë investime të huaja edhe në një sistem të korruptuar.

DW: Skepticizmi rreth kësaj nisme lidhet edhe me pretendimet se ajo “mund të jetë frymëzuar” nga ndikimi rus. Cili është opinioni juaj rreth kësaj çështjeje?

Edward P. Joseph: Çka është domethënëse rreth pozicionimit rus në ‘Open Balkans’ është mbështetja. Lavrov shprehu hapur mbështetjen e Rusisë ndaj kësaj nisme. “Sputnik Serbia” ka publikuar shumë artikuj me tituj shumë mbështetës ndaj ‘Open Balkans’. Rusia i kupton fare mirë efektet e kësaj skeme për Beogradin dhe Vuçiç, jashtë sistemit të vlerave të Bashkimit Evropian.  

DW: Si e shihni të ardhmen e “Open Balkans”?

Edward P. Joseph: Kjo varet nga mençuria e liderëve të rajonit, të SHBA dhe BE. Nëse ata do ta kuptojnë se sfidat e rajonit kanë natyrë politike – madje edhe problemet ekonomike – ata nuk do ta mbështesin një regjim që i rëndon problemet politike. Është e rëndësishme të merret mendimi i ekspertëve si për shembull Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në analizimin e situatës politike të Bosnjes, BERZH thekson problemet politike, pengesë e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit.

Në fakt, Bosnje Hercegovina i gëzon “katër liritë” e promovuara nga ‘Open Balkans’. Për më shumë se dy dekada, ka pasur liri në lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Një boshnjak në Sarajevë mund të hapë një biznes në Banja Luka dhe një serb anasjelltas. E njëjta gjë me kroatët.

Të njëjtat “pretendime magjike” rreth “Open Balkans” u ngritën edhe rreth tregtisë me Bosnje Hercegovinën: “sa më shpejt që të bëjnë tregti, ata do të përqendrohen tek fitimi i parave dhe do të harrojnë çdo ndasi”. Përkundrazi, siç vëren BERZH, ekziston një pengesë e rëndë ekonomike si pasojë e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila mbështetet në ndarjen etniko-territoriale të vendit dhe të drejtat e ndërlikuara politike. Kjo kërkon një strategji serioze politike, jo vetëm për Bosnje Hercegovinën, por për të gjithë rajonin. Ne e propozuam këtë në janar, në raportin SAIS-Woodrow Wilson, të quajtur “Nga kriza, në konvergjencë: Si ta trajtojmë burimin e paqëndrueshmërisë së Ballkanit”.

DW: A është ndikimi rus në Ballkan një kërcënim serioz, në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës?  

Edward P. Joseph: Ndikimi i Rusisë, ndikimi i Kinës por edhe ndikimi i Hungarisë janë kërcënime serioze. Të gjitha ndikimet e regjimeve anti-demokratike janë faktorë negativë në Ballkan. Problemi është të njohim se nga buron kjo dobësi: vetëm një shtet i rajonit, Serbia, refuzon rendin e Perëndimit për rajonin. Kjo është arsyeja se pse regjimi i udhëhequr nga Vuçiç është i lidhur me Hungarinë, Kinën dhe Rusinë.

Siç e shpjeguam në raportin tonë të janarit SAIS-Wilson Center, “avantazhi” i Serbisë ndaj Kosovës lidhet me faktin se Kosova nuk është njohur ende si shtet nga katër vende anëtare të NATO-s: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.  Ne madje e shpjegojmë lidhjen mes problemit të avantazhit serb ndaj Kosovës dhe mosmarrëveshjes së hidhur mes kroatëve dhe boshnjakëve. Nuk është një mister: kroatët dhe boshnjakët do të jenë gjithnjë në mosmarrëveshje për aq kohë sa serbët e Bosnjës, të fuqizuar nga Beogradi, do ta refuzojnë Bosnje Hercegovinën.

Ne propozuam një mënyrë praktike për të trajtuar çështjen e ambicieve nacionaliste serbe, të shprehura nën udhëheqjen e Vuçiç si “Bota serbe”. Ky propozim ofron parakushtet për trajtimin e vështirësive në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe sigurisht, Kosovë. Fatkeqësisht, “Open Balkans” i çon gjërat në drejtimin e kundërt, duke legjitimuar Aleksandar Vuçiç si ‘partner’, edhe pse ai mbështet hapur Rusinë dhe nënshkruan marrëveshje energjie me mikun e tij, Putin. Ka dy zgjedhje për Ballkanin: adresimi i problemit të “avantazhit” serb ndaj Kosovës dhe fqinjëve të saj, që shfrytëzohet nga një autokrat si Vuçiç ose të pretendosh se Aleksandar Vuçiç është një ‘partner’, i cili papritmas do të sillet si demokrat, nëse Serbia fiton qasje tek të njëjtët fqinjë që rrezikohen nga Beogradi.

Edward P. Joseph është njohës i mirë i Ballkanit, profesor në “John Hopkins School of Advanced International Studies” në SHBA. Ai ka punuar për 12 vite në Ballkan, duke përfshirë vitet e luftërave dhe konflikteve të rajonit. Deri në vitin 2012 ai ka qenë Zëvendës-Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.  /DW

Related- Posts

FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri i Kinës takohet me Sulltanin e Omanit

3 Nëntor, 2026

Si e lufton Kina korrupsionin? Një qasje sistematike për parandalimin e abuzimit me pushtetin

3 Nëntor, 2026

Zv/Kryeministri i Kinës do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së CIIE dhe eventet përkatëse 

3 Nëntor, 2026

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.