• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Lamtumira e parakohshme për një patriot të vërtetë!

15 Gusht, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jorgji KOTE

Shuarja e tij e papritur dhe e parakohshme javën e kaluar tronditi  të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, dashamirësit dhe kolegët  në Prishtinë dhe në Bruksel. Ndonëse ishte vetëm 54 vjeç, i ndjeri Bashkim Gërlica përjetoi aktivisht  disa jetë njëherësh të mbushura plot veprimtari; të gjitha  në shërbim të familjes, të afërmve, komunitetit dhe Kosovës së tij të dashur ku lindi dhe u rrit.

Në vitin 1989, kur ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapo fejuar me shoqen e tij besnike të jetës, Fexherije Dinollin nga Ferizaj i vunë në provë dashurinë, patriotizmin dhe besnikërinë ndaj familjes dhe Kosovës heroike. Ishte përfshirë me entusiazmin e tij karakteristik në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve; sepse Kosovës nga ajo periudhë e tutje do t’i duhej më shumë se kurrë unitet politik  dhe kohezion social, se vetëm ashtu do të mund t’i bënte ballë dhunës dhe genocidit të pashëmbullt serb në vitet që do të vinin. Bashkimi rendte sa andej e këndej, duke dhënë ndihmesën e  vet të pakursyer. Derisa një ditë u pikas nga policia serbe, e cila gjatë një kontrolli të befasishëm në shtëpi i gjeti foto të ceremonive të pajtimit të gjaqeve në Kaçanik. Aq mjaftoi dhe 6 policë serbë e torturuan dhe e detyruan të gëlltiste unazën e fejesës si ndëshkim. E bëri  nën tytën e pushkës policore serbe. Siç është bërë e njohur edhe kohët e fundit në rrjetet sociale, Dr. Zenel Kelmendi i Komitetit të sapokrijuar të Mbrojtjes të të Drejtave dhe Lirive iu lut mjekut specialist, dr. Samedin Haxhijaho, i cili bëri ndërhyrjen e rastit dhe ia nxorri unazën. Ndërhyrjen në fjalë e ka xhiruar një ekip i televizionit të Prishtinës dhe gazetari Zekë Sinanaj.

Mirëpo, dhuna dhe përndjekja e djaloshit nga Prishtina nuk mbaroi me aq. Ai dhe familja u fut në Listën e zezë me pasoja të panjohura.

Në këto kushte, jashtë dëshirës së vet për të ndërtuar familjen dhe lumturinë në Prishtinën e tij të dashur, Bashkimi u detyrua të emigronte në Bruksel me bashkëshorten. Aty nisi jeta e tij e re, por megjithë vështirësitë e integrimit, ai mendjen e kishte sërish në Prishtinë dhe në vendlindjen e tij, në Kaçanik; vazhdonte të interesohej për fatet e vendit, të komunitetit të shqiptarëve të Kosovës në Bruksel, ishte aktiv në manifestimet dhe protestat për pavarësinë e Kosovës, etj. Diçka jo e lehtë kjo, mbasi ndërkohë duhej të kujdesej dhe për familjen e re dhe 4 fëmijtë e vegjël në kushte të vështira ekonomike, krahas vëllezërve dhe të afërmve të tjerë, të cilët kërkonin ndihmë dhe mbështetje prej tij.

Veç kësaj, i duhej të punonte shumë për aftësimin profesional. Pas shumë vitesh pune, ia doli mbanë të bëhej dhe të njihej si përkthyes i nivelit mbretëror, i aktivizuar në procese të rëndësishme gjyqësore. Por dhe si përkthyes, asnjëherë nuk i la pas dore bashkëatdhetarët e tij që ishin në hall, një fjalë të mirë këtu, një atje, gjithmonë solidar dhe  me bujari. Shtëpia e tij ishte e hapur për të gjithë. Dhe në atë kohë nuk ishte e lehtë të depërtoje në kancelaritë belge; ndaj Bashkimi u bë hapësi i dyerve për shumë e shumë shqiptarë; sot ata janë rritur dhe të gjithë kujtojnë ato momente të vështira jetike.

Megjithë ngarkesën e madhe  në disa punë njëherësh që kryente për të mbajtur sa më mirë familjen që shtohej, Bashkimi i forconte vazhdimisht lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën. Këtu në Bruksel dhe atje sa herë shkonte për pushime, festa dhe gëzime familjare. Duke qenë diplomat në Bruksel, e kam ndier nga afër praninë, ndihmën dhe solidaritetin e tij me familjen dhe fëmijtë. Bënte pjesë në atë aradhe shqiptarësh që japin, ofrojnë, ndihmojnë, por që nuk kërkojnë, qahen dhe ankohen. E pamundur të gjesh një rast, event apo ngjarje në të dy ambasadat tona në Bruksel në 20 vitet e fundit, ku Bashkimi të mos ishte i pranishëm dhe të kontribuonte aktivisht bashkë me familjen, fëmijtë dhe miqtë e shumtë!

Me mbështetjen e prindërve të tyre të dashur, të 4 fëmijtë kanë qenë aktivë në Shoqatën Kulturore ” Vatra”, e famshme për mësimin e gjuhës shqipe dhe grupin e valleve popullore. Shkurt, Bashkimi ishte mishërimi i cilësive më të mira mira të qytetarit të sotëm shqiptar të Kosovës, bujar, solidar, i shqetësuar për fatet e shtetit amë dhe të Kosovës, i gatshëm për të ndihmuar këdo në hall dhe në nevojë. Emri i tij dhe i familjes ishte në Listën e nderit dhe të ftuarve specialë të Ambasadës sonë dhe asaj të Kosovës. Urimi i tij i fundit ishte me rastin e çeljes së negociatave.

Ai shkoi me familjen në Prishtinë, ku tri javë më parë martoi djalin e tij të madh me një vajzë fisnike nga Deçani, me po ato tradita atdhedashurie, studente dhe aktiviste rinore brilante në Bruksel. E ndau atë gëzim të parë të madh familjar me të gjithë miqtë dhe dashamirësit, me plot nga njerëzit që i kishte ndihmuar në situata të vështira, i donte të ishin pjesë e pandarë e lumturisë së tyre. I nderoi dhe gëzoi të gjithë, pa e ditur se do të  ishte ngjarja e fundit për të.

Sapo ishte kthyer nga disa ditë pushimi nga Velipoja kur mësuan lajmin e kobshëm të ndarjes së tij nga jeta. Tronditje e madhe, humbje shumë e parakohshme për familjen dhe komunitetin shqiptar në Bruksel.

Ikja e një njeriu dhe miku të tillë të rrallë që asnjëherë nuk foli për vehte, që i donte dhe nderonte njerëzit dhe miqtë aq shumë është e parikuperueshme, është plagë që nuk mbyllet asnjëherë. Në të tilla raste pikëllimi,  ngushëllimi më i mirë mbetet emri, kujtimi dhe kontributi i Bashkimit të ndjerë për familjen dhe komunitetin. Është bashkëshortja e tij besnike, Fexherija nga familje me tradita, janë të 4 fëmijtë e tij të rritur që do ta çojnë më tej emrin dhe veprën e babait të tyre të paharuar. Qëndresa Gërlica, vajza e madhe është aktiviste e njohur e PS-së në Bruksel, drejtuese e forumeve rinore belge  dhe këshilltare e Ministres së Arsimit. Në këtë rrugë po ecin dhe Qëndrimi, Blerina dhe Besniku, që ai e donte shumë të bëhej si Ronaldo, ndaj qysh të vogël e rregjistroi në Akademinë e Futbollit.

Bashkim Gërlica do të mbetet i paharuar në mendjet dhe zemrat ton! Falenderime dhe mirënjohje pa fund për gjithçka të mirë bëri me jetën e tij të shkurtër, por shumë të gjatë dhe të begatë me mirësi dhe bujari!

Të qoftë dheu i lehtë, patrioti dhe miku  ynë i paharruar!

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Trajnimi për Holokaustin në Shqipëri: Edukim apo narrativë politike?

3 Shtator, 2026
Bota

Deklarata e Bishkekut: OBSH për një rend të ri ndërkombëtar

1 Shtator, 2026
FOKUS

“Kurthi” i Bekim Sejdiut, kush fiton e kush humb në “kaosin e kontrolluar”, Abdixhiku apo Kurti?

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

3 Shtator, 2026

Trajnimi për Holokaustin në Shqipëri: Edukim apo narrativë politike?

3 Shtator, 2026

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

3 Shtator, 2026

Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

3 Shtator, 2026

Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

3 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.