• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Vizioni i ribashkimit të rajonit të Tajvanit me RP të Kinës në Librin e Bardhë 2022

16 Gusht, 2022
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Dalja në dritë e Librit të Bardhë me titull “Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re” i botuar nga Zyra e Çështjeve të Tajvanit dhe Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës është një kontribut i ri me vlerë i popullit kinez për të gjitha vendet e botës, organizatat ndërkombëtare dhe opinionin publik ndërkombëtar, përfshi edhe atë shqiptar, që të njihen më në hollësi mbi qëndrimin e Pekinit zyrtar lidhur me të vërtetën e çështjes së rajonit kinez të Tajvanit.

Po të nisemi edhe nga faktori kohë, dhe kam parasysh vizitën provokuese e ilegale të Nancy Pelosit, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në rajonin e Tajvanit më 2 gusht 2022, ky dokument autoritativ merr vlera edhe më të veçanta sepse rikonfirmon dhe pasuron të vërtetën e palëkundur se Tajvani i përket Kinës, është pjesë e saj, që nga lashtësia, dhe ky fakt ka një bazë të shëndoshë mbështetur në histori dhe jurisprudencë duke hedhur poshtë çdo insinuatë të vjetër apo të re që bëhet për të penguar ribashkimin paqësor mbi bazën e formulës “Një vend, dy sisteme”, i cili përmban parimet bazë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit dhe rruga më e mirë për realizimin e ribashkimit kombëtar të Kinës.

Në fakt autoritetet kineze kanë bërë në mënyrë të përsëritur paralajmërime të qarta dhe të forta duke u rikujtuar autoriteteve amerikane dhe një grushti pasuesish të tyre perëndimor piketat e vijës së kuqe lidhur me shenjtërinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Dhe ky Libër është vazhdë e këtij qëndrimi dhe për më tepër ai është një rikonfirmin i vendosmërisë dhe përkushtimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe popullit kinez për ribashkimin kombëtar, si dhe theksim i pozicionit dhe politikave të PKK-së e qeverisë kineze në epokën e re.

“Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re” i paraqitur zyrtarisht si dokument programatik në formën e një Libri të Bardhë pason dy botime të këtij lloji, të cilat janë publikuar përkatësisht në gusht 1993 dhe shkurt 2000. Duhet thënë se kjo është një praktikë e lavdërueshme e këtij vendi aziatik sepse i trajton gjërat në mënyrë konstruktive mbi baza të pamohueshme historike dhe juridike duke mos lënë asnjë hapësirë bosh për mëdyshje.

Libri i bardhë përmban pesë pjesë dhe fillon duke e cilësuar si të padiskutueshëm faktin se Tajvani është pjesë e Kinës. Ai bën një përmbledhje të gjithanshme të përpjekjeve të vendosura, arritjeve të mëdha dhe përvojës së çmuar të PKK-së në promovimin e ribashkimit të plotë të Kinës.

Dokumenti bën gjithashtu paralajmërime të rrepta kundër separatizmit dhe ndërhyrjes nga forcat e huaja në çështjen e Tajvanit.

“Separatizmi do ta zhysë Tajvanin në humnerë dhe nuk do të sjellë asgjë tjetër përveç katastrofës në ishull”, theksohet në Librin e Bardhë, i cili shton se pjesa kontinentale e Kinës nuk do të lërë hapësirë për veprimtaritë separatiste të çfarëdo forme.

Ndërsa përtëritja kombëtare e Kinës është bërë një pashmangshmëri historike, ne tani kemi kushte më të mira, më shumë besim dhe aftësi më të mëdha për të arritur ribashkimin kombëtar, tha zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve Tajvaneze në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës më 10 gusht 2022. Ai vuri në dukje se teksa Kina ka filluar një udhëtim të ri për të ndërtuar një vend socialist modern në të gjitha aspektet, ishte e nevojshme të nxirrej një Libër i ri i Bardhë për ribashkimin kombëtar.

Dokumenti qartëson, duke mos krijuar asnjë eakuivok, se pasi të arrihet ribashkimi paqësor sipas parimit “Një vend, dy sisteme”, Tajvani do të ketë një hapësirë të gjerë administrative për zhvillim dhe do të gëzojë një shkallë të lartë autonomie si një rajon i veçantë. Në të theksohet se ribashkimi paqësor i dy brigjeve të ngushticës ndihmon paqen e zhvillimin në Azi-Paqësor dhe më gjerë në tërë botën.

Nancy Pelosi(Foto:VCG)

Nancy Pelosi(Foto:VCG)

Ky libër në faqet e të cilit janë të pasqyruara një numër i madh faktesh kryesisht të fushave të historisë dhe jurisprudencës, dëshmon realitetin e padiskutueshëm dhe të pandryshueshëm se rajoni i Tajvani është pjesë e Kinës. Ai botohet pas 22 vitesh nga publikimi i librit të mëparshëm, çka flet se me ecjen përpara të kohës, hyrjen në ‘epokën e re’, shumë gjëra kanë ndryshuar si në Kinë ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Kina ka arritur një zhvillim të paparishikueshëm nga askush në botë, por jo një ëndërr e parealizueshme nga populli kinez dhe udhëheqja e tij – në të mirë të 1.4 miliard bijve dhe bijave të RP të Kinës por edhe të mbarë njerëzimit, ajo është kthyer në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në botë me projeksione të qarta reale për të kapur majat e zhvillimit në të gjitha fushat brenda kësaj dekade.

Nga ana tjetër fuqitë perëndimore me në krye SHBA-në jo vetëm që nuk kanë hequr dorë nga qëndrimi i tyre armiqësor e obstruksionist ndaj Kinës por kanë shkallëzuar në forma nga më të ndryshmet veprimet që të ndalojnë e madje të devijojnë rrugën e Kinës drejt përparimit e fuqizimit të gjithanshëm politik, ekonomik, social e ushtarak.

Si pjesë e kësaj ofensive konstante ata janë përpjekur të luajnë me ‘kartën e Tajvanit’ duke nxitur, sikurse theksohet në Librin e Bardhë, veprime provokuese nga forcat separatiste, duke intensifikuar tensionin dhe kundërvënien ndërmjet dy anëve të ngushticës dhe duke dëmtuar paqen e qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit. Kjo bie ndesh me prirjet themelore globale të paqes, zhvillimit e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe me dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare e aspiratën e tërë popujve, thekson dokumenti.

Libri rikujton se rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një dokument politik që përmbledh parimin e “Një Kine”, autoriteti ligjor i të cilit nuk lë vend për dyshime dhe është pranuar në mbarë botën dhe ky parim përfaqëson konsensusin universal të bashkësisë ndërkombëtare e përputhet me normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Ne do të punojmë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur ribashkimin paqësor, por nuk do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe ruajmë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Kjo ka si qëllim për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja e të gjitha veprimtaritë separatiste dhe kurrsesi nuk synon bashkatdhetarët tanë kinezë në Tajvan. Përdorimi i forcës do të ishte zgjidhja e fundit e marrë në rrethana detyruese”, theksohet në Librin e Bardhë me titull “Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re”.

Komunikata e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-ShBA, ku caktohet qartësisht se ShBA-ja do të zhvillojë marrëdhënie kulturore, të biznesit dhe të tjera jozyrtare me Tajvanin, 1978(Foto:CMG)

Komunikata e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-ShBA, ku caktohet qartësisht se ShBA-ja do të zhvillojë marrëdhënie kulturore, të biznesit dhe të tjera jozyrtare me Tajvanin, 1978(Foto:CMG)

E në fakt parimin e padiskutueshëm sovran të ‘Një Kine’, që nënkupton tërësinë territoriale të këtij vendi aziatik, duke përfshirë edhe Tajvanin qysh në lashtësinë e tij më të hershme, e rikonfirmoi mbarë komuniteti ndërkombëtar dhe organizata më e madhe botërore- Organizata e Kombeve të Bashkuara- me rastin e provokacionit dinak të një prej skiftereve më anti-kineze e quajtur Nancy Pelosi në demonstrimin e saj në Tajvan para pak javësh.

Kjo shuplakë e fortë publike ndaj shkeljes brutale prej SHBA të parimit ‘Një Kinë’ ka qënë ndër goditjet më të rënda që ka marrë politika e diplomacia amerikane, të cilat kanë harruar ndoshta se nuk janë më të ‘përkdhelurit’ e OKB-së e të organizatave të tjera ndërkombëtare që vepronin sipas dëshirës së Uashingtonit, i cili bënte ligjin në vendimet dhe çdo veprim të tyre nw shekullin e kaluar.

Personalisht nuk e besoj por ndoshta autoritetet amerikane kanë hezituar nëse Kina dhe populli i saj do ti bënin realitet paralajmërimet e tyre dhe pjesë e tyre ishte edhe rikonfirmimi i vendosmërisë konsakruar në Librin e Bardhë për të arritur ribashkimin paqësor, duke mos hequr dorë nga përdorimi i forcës duke ruajtur të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Dhe dëshmi e kësaj ishin operacionet e përbashkëta ushtarake disa ditore të kryera në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit nën drejtimin e Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Operacionet, që përfshinin trupa të shumë forcave, testuan në mënyrë efektive aftësinë e integruar luftarake të forcave të armatosura, tha zëdhënësi i kësaj Komande Shi Yi më 10 gusht.

Sipas tij, Komanda do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës në brigjet e ngushticës së Tajvanit, do të vazhdojë të kryejë stërvitje ushtarake për përgatitje luftarake dhe do të organizojë patrulla të normalizuara sigurie të gatishmërisë luftarake në ngushticën e Tajvanit për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Operacionet ushtarake rreth ishullit të Tajvanit filluan natën e 2 gushtit, kur Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, bëri vizitën 18-orëshe në rajonin e Tajvanit të Kinës, duke shpërfillur paralajmërimet e përsëritura të palës kineze, por ama duke mos gjetur një atmosferë aq miqësore as atje. ‘Magjistare amerikane’ e quajtën shumë qytetarë tajvanezë atë figurë të një politike që vazhdon të mbaj në rrezik rajonin e Tajvanit duke luajtur me të si kartë e lirë.

Tajvan(Foto:VCG)

Tajvan(Foto:VCG)

Operacionet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore rreth ishullit të Tajvanit ishin kundërmasa të drejta dhe të nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, tha Tan Kefei, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Ato shërbyen gjithashtu si një mjet parandalues kundër bashkëpunimit të forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” me forcat e jashtme për të bërë provokime, vuri në dukje ai, duke shtuar se stërvitjet ishin të hapura, transparente e profesionale dhe zbatuan ligjet vendase e ndërkombëtare dhe praktikat ndërkombëtare.

Por ndërsa lidhur me tensionimin e situatës në ngushticën e Tajvanit, të shkaktuar nga vizita e Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit, SHBA e disa vende perëndimore deklaruan se nuk ka ndryshuar qëndrimi i tyre ndaj parimit të “Një Kine”. Por në këto deklarata pas “parimit të ‘Një Kine’ shtohej shprehja “kur është e përshtatshme”, çka tregon orvatjen e disa vendeve perëndimore për ndryshimin e thelbit të këtij parimi.

Parimi i “Një Kine” është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare, normë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe premtimi që bëjnë të gjitha vendet që vendosin marrëdhënie diplomatike me Kinën. Ky parim është universal, i pakushtëzuar e i padiskutueshëm dhe çdo përpjekje për shtimin e kushteve mbi këtë parim është e paligjshme dhe e pavlefshme. Shtimi i shprehjes “kur është e përshtatshme” kohët e fundit është intriga më e fundit e mendjes djallëzore të SHBA-së e grupimit të tyre të mbyllur perëndimor në ofensivën anti-kineze.

Përmbajtja e Libri të Bardhë sikurse edhe veprimet politike, diplomatike ekonomike e ushtarake të Kinës janë paralajmërime të qarta ndaj SHBA-së e aleatëvë të tyre ashtu si edhe ndaj forcave të “pavarësisë së Tajvanit” se e kanë vlerësuar tejet gabim situatën e çdo veprim në këtë frymë rrezikon të kthehet në një krizë të re edhe më të madhe.

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vuri në dukje më 10 gusht se situata në ngushticën e Tajvanit është ende në zhvillim dhe bëri thirrje për të qëndruar vigjilentë ndaj “tre lëvizjeve të reja të rrezikshme”. Në takimin me homologët e tij nga Mongolia, Koreja e Jugut dhe Nepali, Wang përsëriti qëndrimin e Kinës ndaj vizitës së Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit, duke e quajtur vizitën një provokim të drejtpërdrejtë politik.

Ai vuri në dukje gjithashtu se politikanët nga disa vende shtrembërojnë faktet dhe krijojnë farsa për përfitimet e tyre politike, duke shtuar se veprimet e tyre do të dëmtojnë seriozisht bazën politike të bashkëpunimit me Kinën dhe do të ndikojnë seriozisht në Kartën e OKB-së dhe në sistemin ndërkombëtar të krijuar pas Luftës II Botërore.

Shefi i diplomacisë së Pekinit theksoi se pala kineze është e gatshme të punojë me miqtë e saj që e duan paqen dhe drejtësinë nga vende të ndryshme për të kundërshtuar me vendosmëri të gjitha veprimet që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, për t’i përballuar me vendosmëri të gjitha lëvizjet e rrezikshme që minojnë paqen në ngushticën e Tajvanit dhe për të ruajtur bashkërisht parimin e “Një Kine”.

Duke vijuar me Librin ky dokument shpalos në mënyrë të detajuar edhe vizionin e etapës së re, asaj të pas- bashkimit. Duke sjellë fakte te së shkuarës dokumenti kujton pushtimin 50-vjecar të Tajvanit i cilësuar si periudha e “poshtërimit kombëtar” të Kinës dhe kësisoj është një gabim historik që duhet korrigjuar. “Fakti qe ne akoma nuk jemi ribashkuar është një plagë e lënë nga historia mbi popullin kinez”, vë në dukje Libri.

Si gjithnjë propaganda ‘pjellore’ perëndimore ka bërë përpjekje të gjejë ‘mbrapamendimet’ e Pekinit të shprehura në dokument dhe në këtë përpjekje i shpëtojnë disa të vërteta me dashje ose nga naiviteti dhe mos-njohja sa duhet e Kinës dhe e popullit të saj dhe realitetit rreth tyre. Kështu disa analistë zbulojnë me pak fjalë se vizioni kinez synon për të eliminuar mendimin separatist dhe teorinë e shkëputjes së Tajvanit. A ka gjë për tu habitur këtu? Një shembull i freskët është çfarë po ndodh në SHBA ku është bastisur rezidenca e ish-presidentit Donald Trump sikur të ishte strofa e një krimineli të rrezikshëm, që donte të destabilizonte atë vend. Institucionet përkatëse të së ashtuquajturës demokraci e kulluar amerikane ia grabitën me forcë ish-presidentit me qindra dokumente që ky i fundit tha ishin të ‘deklasifikuara’. Edhe në veshjet më intime të bashkëshortes së Trumpit kishin rrëmuar ‘imtësisht’ zbatuesit e drejtësisë amerikane!!!

Kush mund të pres sinqeritet se këshillat amerikane për drejtësi e të drejta të njeriut të cilat kërkon t’ua imponojë të tjerëve janë të drejta. Jo! Jo, sepse koha e ka provuar dhe po e vërteton më shumë e për ditë edhe në planin e brendshëm të atij vendi se ‘superfuqia’ amerikane ka degraduar dhe po gërryhet me shpejtësi.

Kurse përkundrazi Libri i Bardhë e pranon publikisht se ka ndryshime politike midis palëve por jep edhe alternativën për ti kapërcyer ata, dhe për të zgjidhur këtë çështje, ai sugjeron “forma fleksibël të konsultimit dhe diskutimit” për të arritur gradualisht konsensusin. Kështu shprehet gatishmëria për tu angazhuar me të gjitha palët, grupet ose individët në Tajvan në një shkëmbim të gjerë pikëpamjesh, që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike me përjashtim to forcave separatiste që nuk heqin dorë nga skemat e tyre të mëparshme për shkëputje.

Nga ana tjetër ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Kina njoftoi se ka ndërprerë dialogun me Shtetet e Bashkuara në një numër fushash, përfshirë midis komandantëve ushtarakë të nivelit strategjik dhe bisedimet për mjedisin. Ministria e Jashtme tha se po pezullonte gjithashtu bashkëpunimin me Uashingtonin për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe trafikut të drogës.

Po ashtu Pekini njoftoi veçmas se do të vendoste personalisht sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj në kuadër të reagimit kinez ndaj vizitës së saj në Tajvan.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për sanksionet ndaj zëvendësministres së Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë(Foto:Faqja zyrtare e MPJ)

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për sanksionet ndaj zëvendësministres së Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë(Foto:Faqja zyrtare e MPJ)

Në parantezë si zhvillim i fundit si Pelosi e pësoi edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë Agne Vaiciukeviciute, e cila vizitoi rajonin e Tajvanit të Kinës, duke shkelur parimin e “Një Kine”.

Në përgjigje të aktit skandaloz dhe provokues të Vaiciukeviciute-së zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze njoftoi më 12 gusht se Pekini vendosi të ushtrojë sanksione ndaj saj, të pezullojë të gjitha format e shkëmbimeve me Ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë dhe të pezullojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Lituaninë në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar.

A mund ta besojë njeri kryediplomatin amerikan Antoni Blinken kur deklaroi në një konferencë shtypi në margjinat e Forumit Rajonal ASEAN në Kamboxhia se Kina nuk ka asnjë justifikim për reagimin e saj ushtarak ‘ekstrem’ dhe ‘përshkallëzues’. “Tani, ata i kanë çuar aktet e rrezikshme në një nivel të ri”, tha ai. Por dy gjëra Blinkeni nuk i tha: së pari, cili është shkaku i këtyre veprimeve të palës kineze dhe së dyti, kush ndodhen në ujrat e zonës së tyre për vetëmbrojtje, forcat ushtarake kineze apo amerikane? Përderisa të vazhdojnë me strategjinë e rikonfirmuar nga Blinken se SHBA do të ‘fluturojnë, lundrojnë dhe veprojnë’ kudo nëpër botë, Uashingtoni po e thellon krizën me Kinën pa marrë parasysh pasojat në plan të dyanshëm, rajonal dhe botëror.

Edhe Japonia ka shprehur shqetësimin e saj për çfarë po ngjet në ngushticën e Tajvanit, por asnjë fjalë nuk gjen për shkakun e një tensionimi të tillë të gjendjes kur Pelosin, shkaktaren e kësaj situate, e kishte të ftuar në Tokio. Japonia ka të drejtë të shqetësohet si vend rajonal por të trokasë në derën ku duhet, tek nxitësi i krizave, që është shumë larg rajonit të kërcënuar. Nga ana tjetër, Tokio nuk mund ta anashkalojë faktin se vizita e Pelosit dhe i tërë skenari luftënxitës kundër integritetit territorial të Kinës ndodhën rreth ditëve të përvjetorit kur në fund të Luftës së Dytë Botërore ishin SHBA që shkaktuan tragjedinë më të madhe botërore kundër njerëzimit duke hedhur dy bomba atomike- në Hiroshima e Nagasaki më 6 dhe 9 gusht 1945, respektivisht. Dy bombat atomike vranë midis 129,000 dhe 226,000 njerëz, shumica e të cilëve ishin civilë, dhe mbeten hë për hë simbol i vetëm përdorimi i armëve bërthamore në konfliktet e armatosura. Populli japonez nuk i harron e përkundrazi e mban gjallë kujtesën e dhimbshme tragjike të apokalipsit bërthamor amerikan. Pra, SHBA u bënë më 1945 vendi i parë dhe i vetëm deri tani në botë që ka hedhur bomba atomike kundër një populli tjetër, Japonisë, aleates së sotme.

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës(Foto:VCG)

Kështu nuk është Kina që ka kryer agresion kundër ndonjë populli tjetër; është Uashingtoni agresori kundër dhjetëra vendeve në mbarë botën kurse pas Hiroshimës tragjike në rajon kanë qenë edhe masakrat në Vietnam, Kamboxhia e Laos ku me bomba me napalm digjeshin fëmijë, gra dhe pleq.

Populli kinez nuk mund të rrijë duarkryq përballë aventurierëve të pakorrigjueshëm megjithë përpjekjet e sinqerta të Pekinit për zgjidhje paqësore të çdo konflikti me fqinjët në radhë të parë pastaj me vendet e tjera përfshi edhe SHBA, që përzihen në mënyrë arrogante pa pre në punët e të tjerëve.

Prandaj Libri i Bardhë ndërsa rifreskon çdo gjë në themel lidhur me çështjen e të ardhmes së rajonit të Tajvanit paralajmëron se Republika Popullore e Kinës ka një zot, i cili është populli kinez, që nuk ka lejuar e nuk lejon të preket kurrësesi integriteti i saj territorial dhe shikon me optimizëm e vendosmëri të ardhmen duke bërë çdo sakrificë për të realizuar pashmangërisht ëndrrën e ribashkimit të plotë të vendit të vet./cri

Related- Posts

FOKUS

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026
FOKUS

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
Bota

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe

12 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026

Dita e 14-të e protestave qytetare, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: “Shqipëri e re”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”

13 Qershor, 2026

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
The Japanese flag atop the Liberal Democratic Party (LDP) headquarters in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2025. Japan’s ruling party faces a tough decision over its future as it searches for a new leader to replace outgoing Prime Minister Shigeru Ishiba, stop the slide in its support at the polls and reassure investors. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

CMG: Po jepet një tjetër sinjal i rrezikshëm për “rimilitarizimin” e Japonisë

13 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës kritikon dredhitë politike të Sekretarit të Mbrojtjes së Filipineve

13 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.