• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ballkan i hapur, kufij të mbyllur

1 Shtator, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aleksandra Tomanic dhe Katarina Tadic,

Fondi Evropian për Ballkanin

Të gjithë po flasin për bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, pak e kuptojnë plotësisht ose pajtohen për kuptimin e tij. Ai vjen në forma të ndryshme – gjithëpërfshirës dhe jo gjithëpërfshirës, ndërqeveritar, politik, ekonomik, i drejtuar nga jashtë ose vetjak i brendshëm….

Është bërë padyshim shumë, por jo të gjithë në Ballkan kanë përfituar njëjtë prej tij. Personat me pasaporta të Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës (BeH) duhet ende të kalojnë nëpër një procedurë të vështirë për të marrë vizën për të hyrë në vendin tjetër.

Bosnja e Hercegovina është i vetmi vend në rajon, përveç Serbisë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Deri në vitin 2010, qytetarët e Kosovës mund të hynin në BeH vetëm me miratim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave të BeH-së, nëse vlerësohej se ardhja e tyre është me interes për vendin. Kjo praktikë u ndryshua më pas me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së, në mënyrë që kosovarët të mund të aplikojnë për viza të BeH-së në ambasadat në Shkup, Beograd apo Podgoricë, pasi nuk ka mision diplomatik në Prishtinë. Procedura e mëparshme e vizave u zëvendësua me një procedurë shumë më të ndërlikuar, gjë që u pasua me masa reciproke nga Kosova në vitin 2014.

Nëse dikush nga Sarajeva ose Banja Lluka, për shembull, dëshiron të kalojë një fundjavë në Prizren, të vizitojë atje monumente të bukura si Xhaminë e Sinan Pashës ose Kishën e Shën Premtes, ata duhet të kalojnë nëpër një procedurë të mundimshme që do t’u kushtojë (shumë) para dhe kohë.

Meqenëse as Kosova nuk ka një mision diplomatik në Sarajevë, qytetarët e BeH-së mund të aplikojnë për vizë të Kosovës vetëm në Tiranë ose Zagreb. Pra, një aplikues duhet të udhëtojë personalisht në një nga këto qytete, të dorëzojë dokumentet dhe më pas të presë disa javë për një miratim përpara se të kthehet në Zagreb ose Tiranë për ta marrë vizën personalisht. Lista e dokumenteve të nevojshme për aplikim është e gjatë dhe e kushtueshme: formulari i aplikimit, kopja e pasaportës, ftesa nga një kompani ose një individ që duhet të jetë shtetas i Kosovës (e vërtetuar nga noteri – përsëri, kohë dhe para), kopja e pasaportës së ftuesit, vërtetimi i akomodimit, sigurimi shëndetësor i udhëtimit, vërtetimi i posedimit të mjeteve të mjaftueshme financiare, vërtetimi i punësimit, vërtetimi se nuk është nën hetime (nga gjykata), dhe lista vijon tutje.

Kjo listë mund të ngjallë një traumë të vjetër për shumë qytetarë të rajonit të cilët kujtojnë procesin e marrjes së vizës Shengen përpara se ajo të hiqej për të gjithë, përveç për Kosovën. Në përgjithësi, kostoja totale për marrjen e vizës së Kosovës duke përfshirë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, taksat administrative, etj., është rreth 250 euro. Për një vend me pagë mesatare më të vogël se 500 euro, kjo është përtej mundësive të shumë qytetarëve, veçanërisht të rinjve.

Siç ka mësuar kohët e fundit Fondi Evropian për Ballkanin gjatë organizimit të një takimi rajonal në Sarajevë, Bosnja e Hercegovina gjithashtu ka një listë të gjatë të kritereve për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në një ngjarje që organizohet në këtë vend. Gjegjësisht, për një takim dyditor në Sarajevë, vetëm një organizatë vendase mund jo vetëm të dërgojë një ftesë për pjesëmarrësit nga Kosova në ambasadën në Shkup, por edhe të ofrojë listën e dokumenteve vijuese: kërkesa për vërtetimin e ftesës, verifikuar nga një person i autorizuar (organizatë e autorizuar); formulari i plotësuar i ftesës; kopja e vërtetuar e vendimit për hyrje nga regjistri gjyqësor; dëshmia e aftësisë paguese; vërtetimi nga Administrata Tatimore; vërtetimi nga Autoriteti i Tatimeve Indirekte; kopja e dokumentit të udhëtimit të një të huaji që vjen për një vizitë pune; dëftesa e pagesës së taksës administrative prej 25€ për vërtetimin e ftesës (për secilin person); vërtetimi nga komuna që tregon përfitimet e përfshirjes së personit (për të cilin është dorëzuar ftesa) në aktivitetin e caktuar.

Fatkeqësisht, procedura e ankthshme nuk merr fund me kaq. Pasi të mblidhet i gjithë dokumentacioni i kërkuar, dokumentet duhet të dorëzohen në degën më të afërt të Shërbimit për Çështjet e të Huajve dhe pas të paktën 5-7 ditësh, përfundimit të procedurës i paraprin një vizitë në ambientet e organizatës. Më shpesh sesa jo, aplikimet për vizë refuzohen pa asnjë shpjegim të dhënë.

Megjithatë, sipas përvojave të përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Kosova, edhe në rastet kur miratohen vizat, mbajtësit e tyre rregullisht përballen me marrjen në pyetje dhe vonesat e pajustifikuara në kufi nga oficerët kufitarë të BeH-së.

Pra, regjimi i vizave ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk është një formalitet administrativ, por një procedurë armiqësore që i bën qytetarët e vendit tjetër të ndihen të padëshiruar. Regjimi i vizave duket po aq qëllimshëm iprojektuar për të dekurajuar këdo që as të mos përpiqet të bëjë bashkë njerëz nga i gjithë rajoni. Në të njëjtën kohë, kjo kërkon burime financiare dhe njerëzore që vështirë se dikush i ka për këtë qëllim.

Për ironi, nuk dëgjojmë shpesh të flitet për këtë çështje, as nga zyrtarë ndërkombëtarë, as nga politikanë vendas që flasin pafund për përfitimet dhe zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. Nëse dy nga gjashtë vende kanë ende një regjim reciprok të vizave, si lejuam që kjo të lihet mënjanë ndërsa flitet vetëm për njohjen reciproke të diplomave apo një treg të përbashkët rajonal, kur nuk ka liri themelore të lëvizjes për më shumë se 5 milionë njerëz?

Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është mu në thelb të integrimit në BE. Është bërë shumë në dekadat e fundit, janë krijuar shumë organe dhe nisma rajonale (nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal deri te Zyra Rajonale e Bashkëpunimit të të Rinjve), tarifat e roaming-ut celular janë hequr, udhëtimi vetëm me letërnjoftime është bërë i mundur, që të gjitha këto për të vendosur bazat për integrimin në BE, për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, për të kontribuuar në pajtim dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.

Bosnja e Hercegovina dhe Kosova mund të tregojnë pjekuri dhe një qasje konstruktive në lidhje me bashkëpunimin rajonal duke hequr regjimet e tyre të vizave. Për sa i përket Kosovës, qeveria vazhdimisht dhe me të drejtë po i kujton BE-së se qytetarët e saj mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor të cilët janë të privuar padrejtësisht nga regjimi pa viza për të hyrë në zonën Shengen, edhe pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë që në vitin 2018. Megjithatë, Kosova nuk ka vendosur masa reciproke ndaj qytetarëve të zonës Shengen, dhe të njëjtat parime do të duhej të zbatohen edhe për “fqinjët” e saj rajonalë. Si akt i pjekurisë politike dhe vullnetit të mirë ndaj qytetarëve të BeH-së, Kosova do të duhej së paku në mënyrë të kushtëzuar të heqë sa më shpejt regjimin e vizave ndaj BeH-së. Kosova duhet ta bëjë këtë, sepse e kupton, më mirë se çdo vend tjetër në rajon, ndikimin e një regjimi të pajustifikuar të vizave dhe se ai më së shumti prek qytetarët e zakonshëm.

Bosnja e Hercegovina, nga ana tjetër, duhet të pranojë se hapja ndaj bashkëpunimit ekonomik rajonal nuk mund të bashkëjetojë me regjimet e pakuptimta të vizave. Si përkujtim, Zoran Tegeltija, Kryesues i Këshillit të Ministrave të BeH-së, ishte një nga ithtarët më të zëshëm të bashkëpunimit të zgjeruar rajonal në edicionin e fundit të Samitit të Ballkanit të Hapur, ndërsa Milorad Dodik, anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës, doli gjithashtu si mbështetës i fortë i një tregu të përbashkët rajonal për Ballkanin Perëndimor. Nëse dëshiron t’i bashkohet nismave rajonale të bashkëpunimit ekonomik, BeH-ja logjikisht do të duhej të heqë regjimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës.

Vendosja e një Ballkani Perëndimor pa viza në agjendën rajonale do të mund të ishte gjithashtu një synim shumë konkret i Procesit të Berlinit që është rinovuar dhe po pritet të rifillojë.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.