• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Garanci për Ukrainën

20 Shtator, 2022
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç [i]

Konflikti në Ukrainë është në udhëkryq që karakterizohet nga një përshkallëzimi  – ushtarak, politik, ekonomik dhe diplomatik, gjë e cila, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, është rezultat i kthesës së kufizuar që ka nisur në front. Sukseset e ushtrisë ukrasinase në lindje të vendit dhe çlirimi i tri deri në gjasshtë mijë kilometër katror territor, përfaqësojnë në thelb një zhvillim të ri të konfliktit.

Përveç që ngrenë vetëbesmin e forcave ukrainase, këto suksese vërtetojnë faktin se mbështetja e ShBA-ve dhe Europës nuk ishte pa rezultat dhe në të njjtën kohë ngrenë stekën e konfliktit gjë e cila për palën tjetër është gjetja e një përgjigje të fuqishme.

Në vënd të “operacionit special ushtarak”, konflikti po i afrohet kufirit të luftës së përgjithshme.

Pikërisht për këtë, Ukraina bën gjithçka që të materializojë fitoret edhe në planin diplomatik, kësisoj menjëherë pas marrjes së tre qyteteve më të mëdha, paraqiti planin e garancive ndërkombëtare që mbështeten plotësisht te NATO-ja.

Për palën ruse ato duken aq dramatike saqë është deklaruar se ky dokument në fakt përbën thirrje për Luftën e Tretë Botërore, gjë që bëri të ripërsëritet edhe retorika e konfrontimit bërthamor, e cila ekzistonte në dy muajt e parë të luftës dhe më pas u zhduk nga fjalori i vendeve që në çfarëdo mënyre ishin të përfshira në konfliktin ruso-ukrainas.

JO VETËM HUMBJE TERRITORIALE:  Si fillim, humbjet e Rusisë nuk janë vetëm materiale. Ato ndikojnë edhe në moralin e ushtarëve rusë dhe në qëndrimin e popullisë në Ukrainë. Kështu, janë vënë në pikëpyetje edhe planet e tjera ruse, si puna e referendumit të shpallur disë herë dhe po kaq të shtyrë në zonën e Hersonit dhe lidhjen e saj me Rusinë. Në një masë të madhe ato dëmtojnë edhe pozitën ndërkombëtare të Rusisë në radhët e vendeve që janë aleatë të saj por që nuk janë të përfshirë në koalicionin antirus amerikano-europian.

Ndërsa forcat ukrainase, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, rikthyen territoret e humbura dhe u treguan të afta ushtarakisht që të përballen me Rusinë e fuqishme. Kësaj ia arritën sa për shkak të cilësive luftarake, po aq edhe për manovrat taktike me të cilat i mashtruan forcat ruse. Në vend që të niseshin drejt Hersonit, sikurse bëhej me dije, forcat ukrainase u përqëndruan në lindje të vendit dhe me një aksion të shpejtë morën qytetet e rëndësishme si Balakleja, Izjum dhe Kupjansk.

Sqarojmë se: nga Balakleja, i cili tani është nën kontrollin ukrainas, deri në Shebelinka, ku kompania ukrainase e naftës Naftogas prodhon më shumë se 40 përqind të gazit, ka rreth 19 kilometër. Sipas të dhënave të Shërbimit shtetëror për statistikë të Ukrainës, në vitin 2020, kompania e Shebelinkës i furnizoi konsumtorët me 7,552 miljardë metër kub gaz dh më shumë se 128,04 tonë kondensat gazor të naftës.

Kjo rafineri tani mund të gjendet nën goditjen e artilerisë ruse, raketave dhe aviacionit. Izjum konsiderohet qyteti më i rëndësishëm që Ukraina ka arritur ta rimarrë deri tani. Qyteti në të cilin jetojnë rreth 50.000 banorë, gjendet në Juglindje të zonës së Harkovit, në rrugën kryesore M-03 (E-40). Kjo rrugë lidh ndër të  tjera Harkovin me qytetin Sllavjansk fqinjë me zonën e Donjecit. Rruga prej 50 kilometër nga Izjumi deri në Sllavjansk përbën të ashtuquajturën “dera e Donbasit”. Kjo rrugë që nga fillimi i konfliktit në vitin 2014 është bërë një prej arterijeve qendrore të Ukrainës, sepse nëpërmjet saj nga Harkovi furnizohen trupat që operojnë në pjesën e Donbasit që është ende nën kontrollin e Ukrainës.

Prej muajsh Rusia po përpiqet ta zotërojë Sllavjanskin, i cili është nyje e vërtetë transporti për Lindjen e Ukrainës, gjë që pa dyshim, nëse do t’ia arrinte, do të krijohej kushti më i rëndësishëm për ta zotëruar Donbasin, Por një gjë të tillë nuk pa arrin ta bëjë. Rimarrja e Izjumit nga forcat ukrainase e bën këtë detyrë akoma më të vështirë.

Në Izjum ekzistojnë edhe fabrika të rëndësishme prodhimi armësh që i përkasin kompanisë shtetërore Ukroborenprom dhe ndër ta është edhe prodhuesi i vetëm i qelqeve optikë i cili prodhon qelqe për shumicën e aparateve për shikim në kushtet e natës për të gjitha teknologjitë ushtarake urkainase, përfshirë edhe tanket luftarake dhe transportuesit ushtarakë. Përveç kësaj, në fabrikën e armatimeve në Izjum përpunohen edhe pjesë të sistemeve lazer për drejtimin e projektilëve antitank ukrainas të tipit Suhna dhe Korsar.

Jo më pak i vlefshëm është edhe Kupjansku, nyje e dytë për nga rëndësia në zonën e Harkovit. Ai gjendet 40 kilometra larg kufirit me Rusinë. Forcat ruse e kanë përdorur Kupjanskun për transport të furnizime ushtarake në frontin e Izjumit. Qyteti gjendet në lumin Oskol, ndërsa trupat ruse, për shkak të ofensivës ukrainase, janë tërhequr në bregun e tij lindor. Para invazionit rus në këtë qytet jetonin rreth 60.000 banorë. Gjatë kohës së pushtimit aty është vendosur “administrata civilo-ushtarake”, e cila faktikisht kontrollohej nga Moska.

NDRYSHIM I SYNIMEVE TË LUFTËS: Sukseset e mësipërme nuk kanë shkaktuar optimizëm për mundësinë e ndonjë përfundimi të afërt të konfliktit. Përkundrazi. Presidenti amerikan Bajden ishte shumë i përmbajtur në vlerësimin e rezultateve të këtyre operacioneve, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres tha qartë se lufta nuk po i afrohet fundit.

Pasiqë Ministria ruse e mbrojtjes pranoi humbjen e këtyre territoreve, ndodhi edhe ndryshimi i taktikës luftarake ruse. Praktikisht që të nesërmen, për herë të parë, direkt dhe fort, u sulmuan termocentralet dhe diçka më vonë u përdorën bombarduesit për shkatërrimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë. Në këtë mënyrë ndryshuan edhe synimet e luftës – nga “denazifikimi” i pushtetit ukrtainas që ishte fillimisht- tani synimet e luftës kanë të bëjnë me të gjithë banorët e këtij vendi, ndikojnë në jetën e tyre dhe pamundësojnë funksionimin normal të vendit dhe njerëzve.

Në Rusi, në çdo hap dhe në çdo medie gjenden kërkesat që ajo ta mposhtë plotësisht Ukrainën, në të njejtën mënyrë sikurse NATO-ja Serbinë në vitin 1999, nëpërmjet bombadimit te qyteteve dhe shkatërrimit te infrastrukturës jetësore, atë të transportit, energjetikës dhe furnizimit me ujë.

Në strategjinë ruse tani kërkohet që nëpërmjet mjeteve ushtarake qeveria e Ukrainës të vihet para problemeve krejtësisht të reja – sigurimi i kushteve për jetë dhe mbijetesa e popullsisë civile, ku lufta dhe luftimet do të merrnin një domethënie të dorës së dytë. Kësisoj energjia dhe ushqimi shndërrohen në leva të fuqishme të luftës. Presidenti rus Putin tashmë ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime të marrëveshjes mbi transportin e grurit ukrainas.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Zelenski, ka hedhur poshtë me elokuencë mundësinë që Ukraina të bëjë lëshime, nëse Rusia vendos për qëndrim tjetër në luftë.

“Lexojeni nga buzët e mia: Pa gaz apo pa ju? Pa ju! Pa dritë apo pa ju? Pa ju! Pa ujë apo pa ju? Pa ju! Pa ushqim apo pa ju? Pa ju!” u shpreh kategorik presidenti ukrainas.

Megjithatë Ukraina nuk mund të shpresojë vetëm te fjalët e renditura bukur të shprehjes së rezistencës. Menjëherë pas suksesit, zyra e presidentit Zelenski, me 13 shtator 2022, bëri publike konceptin e saj të garancive të sigurisë për Ukrainën. Në këtë dokument të titulluar marrëveshja e Kievit mbi sigurinë e ka hartuar një grup ekspertësh në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë edhe shefi i presidentit ukrainas Andrej Jarmak dhe ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen

Kievi pret që pas miratimit të konceptit “grupi bazë i aleatëve do të pranojë detyrime të qarta për mbështetjen e forcave të armatosura të Ukrainës, ndërsa grupi i gjërë do të ofrojë garancitë e nevojshme të ndërtuara rreth” mekanizmit të sanksioneve.

Si garantë janë shënuar ShBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Polonia, Italia, Gjermania, Franca, Turqia dhe Australia, si edhe vende të Europës Veriore, Qendrore dhe shtetet Balltike.

Është planifikuar që marrëveshja të përfshijë edhe “masa preventive” ushtarake, financiare, infrastrukturore, teknike dhe të natyrës informative.

SUKSESE TË VOGLA, RREZIQE TË MËDHA: Pjesa e dytë e dokumentit i kushtohet investimeve të huaja në ekonomi dhe në kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës. Parashikohet ndihma e nevojshme financiare dhe transferim i madh i armatimeve, mbështetja informative, furnizimi me sisteme moderne antiajrore dhe të mbrojtjes antiraketore krahas angazhimit të instruktorëve nga vende të BE-së dhe të NATO-s.

Në projekt marrëveshje saktësohet edhe se duhet ruajtur paketa e plotë e sanksioneve kundër Rusisë, e cila nuk mund të hiqet, derisa Moska “të mos paguajë dëmmshpërblimin e plotë”. Garancitë nuk parashikojnë shkëmbim për ndonjë status të caktuar siç është neutraliteti. Hidhet poshtë edhe  mundësia e vendosjes së detyrimeve të tjera ndaj Kievit, si përshembull, kufizimi i madhësisë dhe i fuqisë së forcave të armatosura. Marrëveshja eventuale nuk parashikon heqje dorë nga antarsimi i Ukrainës në NATO. Garancitë kanë të bëjnë me tërë territorin e Ukrainës në kufinjtë e njohur ndërkombëtarisht, ose më mirë të themi, duke patur parasysh jo vetëm lindjen e Ukrainës por edhe Krimenë.

Politikanët rusë e kanë vlerësuar negativisht këtë dokument. Zëvendësshefi i Kësshillit për sigurimin e Rusisë, Dimitrij Medevdev e quajti këtë projekt dokument “prolog të luftës së tretë botërore”, por ndërkohë shprehu bindjen e Pertëndimi nuk ka për ta pranuar në këtë formë, sepse ai është njëlloj sikurse edhe zbatimi i nenit 5 të Kartës së NATO-s mbi sigurinë kolektive të Ukrainës, gjë që do të thoshte përfshirjen e Perëndimit dhe NATO-s në konflikt direkt me Rusinë.

Sekretari për shtypin i presidentit rus, Dimitrij Peshkov tha me 14 shtator se reaksioni i Rusisë, në rast të nënëshkrimit të projekt marrëveshjes për garancitë e sigurisë që ka bërë publike Kievi, do të ishte tejet negativ.  

“Askush nuk e fsheh se ky është një dokument para se Ukraina të hyjë në NATO, ose më mirë të themi, se mbetet pikë referuese për antarsim në NATO. Kësisoj, kërcënimi kryesor për vendin tonë do të jetë i njejtë edhe në të ardhmen. Kjo ishte një prej arësyeve për të cilat ishte i domosdoshëm realizimi i operacionit special ushtarak, gjë që e bën atë relevant”, tha zëdhënësi i Kremlin it.

Shefi i komitetit të Dumës për çështje ndërkombëtare Leonid Slucki tha se të gjitha pikat e projektit janë të orientuara drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Opinioni publik rus e sheh se shfaqja e këtij dokumenti në këtë moment është e lidhur me humbjet ruse në Harkov, por nuk di se cilat janë synimet e tij.

Eksperti rus Aleksandër Shatillov mendon se Perëndimi do ta miratojë këtë dokument, sepse bën pjesë në kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër Rusisë, por askush nuk ka për ta realizuar zyrtarisht.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të bëhet e qartë se nuk është i mundur kurrfarë procesi dialogu para eleminimit të shtetit të Ukrainës, mendojnë ekspertët rusë.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.danas.rs/svet/garancije-za-ukrajinu-i-treci-svetski-rat/

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026
FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
Bota

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.