• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

35 Vjet Marrëdhënie diplomatike Shqipëri – Gjermani!

1 Tetor, 2022
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

35 vite më parë, më 2 Tetor 1987, Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me ish Republikën Federale Gjermane. Ky akt madhor erdhi si nevojë dhe rrjedhojë e përpjekjeve të shumta diplomatike, të intensifikuara ndjeshëm në vitet 80. Ato kulmuan me tre vizitat historike të  ish Kryeministrit legjendar të Bavarisë dhe aleatit të Kancelarit Kohl, Franz Joseph Straus më 1984-1987. Ekspertë dhe historianë të mirënjohur i kanë cilësuar ato « shans i humbur » përballë kokëfortësisë absurde të rregjimit tonë. Por, nisur nga ngjarjet e mëvonshme, siç e kam shpjeguar te libri  «  Berlini pa mure »  ato vizita u kthyen në “mision të realizuar”. Kështu, më 27 Prill 1984 filluan bisedimet dypalëshe, të cilat çuan në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 2 Tetor 1987; ndërsa një vit më vonë, më 22 Tetor 1988  u nënshkrua Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar me RFGJ-në, e para e këtij lloji me vendet perendimore. Për arsye ideologjike, gjatë periudhës  1945 – 1987 bashkëpunimi me ish-RDGJ-në ishte tejet i kufizuar si vend revizionist, kurse me RFGJ-në nuk kishim marrëdhënie diplomatike, për shkak të sistemit politik  dhe problemit të  reparacioneve të Luftës së II Botërore. 

Në këtë jubile të shënuar, po ndalemi në frymën dhe realitetet që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe bashkëpunimit gjatë 35 viteve të fundit, mbështetjen e vazhdueshme gjermane dhe rolin e diplomacisë dypalëshe. Njihet tashmë ndihma dhe mbështetja e paçmuar e qeverisë gjermane të kryesuar nga “ babai i ribashkimit gjerman” Helmut Kohl, për rrëzimin e mureve e bunkerëve dhe në Tiranë, për integrimin tonë në OSBE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, për rimëkëmbjen dhe reformat madhore demokratike.

Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik me Gjermaninë vijoi me ritme më të larta  pas vitit 1998 me koalicionin social-demokrat/të Gjelbërit. Pikë kulmore e angazhimit gjerman ishte pranvera 1999, kur bashkë me SHBA-të dhe vendet e  tjera aleate bënë ndërhyrjen ushtarake shpëtimtare në Kosovë.  Kontributi dhe pjesëmarrja me trupa në Kosovë ishte ndërmarja më e vështirë e asaj kohe për politikën gjermane, pavarësisht pacifizmit të saj pas lufte.  Dy  Kryeadministratorë të OKB-së në Kosovë, Steiner dhe Rücker janë diplomatë gjermanë, krahas komandantëve dhe gjeneralëve të shquar -Reinhardt, Kather dhe Markus Bentler.

Po gjatë asaj periudhe e në vijim, politika dhe diplomacia gjermane i dha mbështetje të plotë Shqipërisë në lançimin e procesit historik të Stabilizimit dhe Asociimit. Ai u “ inaugurua” me rastin e dialogut politik BE – Shqipëri në Luksemburg, në Prill 1999, nga ish-Sekretari në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe për 8 vite rresht    Komisioner i BE-së apo “ Njeriu i Zgjerimit” siç njihet ndryshe, Günther Verheugen. Ishte sërish Gjermania, si kryesuese e radhës së BE-së që nën drejtimin e SHBA-ve dhe vendet e tjera miratuan Paktin e Stabilitetit më 10 Qershor 1999, i cili u bë “ Kryefjala” e politikës dhe veprimit ndërkombëtar për disa vite. Këtu u shqua Koordinatori i Parë Special i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, ish ministri gjerman, Bodo Hombach. Duke qenë i angazhuar si diplomat në Ambasadën tonë në Bruksel me atë dosje madhore, e shihja bashkë me stafin e tij përherë të gatshëm për të pritur  delegacionet tona të larta në Bruksel si dhe për të vizituar shpesh Shqipërinë dhe rajonin.

Gjithashtu, Ish Kancelari Schrőder ka pritur në Berlin,  Kryeministrat e asaj periudhe, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Ndërkohë, vizita e Kancelares gjermane Angela Merkel më 8 Korrik 2015 dhe takimi i saj i  lamtumirës në shtator 2021 në Tiranë me Kryeministrin Rama janë dëshmi vijuese të lartësisë së marrëdhënieve dhe miqësisë shqiptaro-gjermane. Së fundi, edhe Kancelari Scholz ka pritur në Berlin Kryeministrin Rama. 

Padyshim që në hedhjen dhe çimentimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm dy dhe shumëpalësh ka meritat e saj të veçanta  diplomacia gjermane. “ Pionieri “ i saj ishte kryediplomati legjendar anti-mur, i ndjeri Hans Dietrich Genscher, i cili erdhi në Tiranë më 23 Tetor 1987, ku vendosi dhe gurin e themelit në godinën e Ambasadës së RFGJ-së dhe më 22/23 Prill 1992, vetëm pak ditë përpara dorëheqjes. Edhe pasardhësi i tij i ndjerë, Klaus Kinkel, vizitoi disa herë  vendin tonë, duke u shprehur vazhdimisht me tone miqësore; pas tij, për 7 vjet, mbështetësi i fuqishëm i çështjes shqiptare dhe të Kosovës, Joschka Fischer.  Këtë traditë dhe ndjenja miqësore i vijoi i ndjeri Guido Westervelle ( 2005 – 2009) dhe Presidenti aktual i RFGJ-së Dr. Frank Walter Steinmeier, si Ministër i Jashtëm  më 2009 – 2013 dhe 2015 – 2017; më vonë Sigmar Gabriel, Heiko Maas dhe tani së fundi zonja  Annalena Baerbock, bashkë me zëvendësat dhe  kabinetet e tyre.

Gjatë veprimtarisë për mbi 4 dekada në shërbimin e jashtëm në Tiranë, Berlin dhe gjetkë kam patur fatin të njoh dhe bashkëpunojë me disa prej diplomatëve të lartë gjermanë, miq  dhe dashamirës të Shqipërisë. Më i hershmi i tyre është Dr. Werner  Daum, i cili drejtonte ambasadën në Tiranë, kur hapi portat për 3200 refugjatët shqiptarë në Korrik 1990; ngjarje që i ka përshkruar në librin “ Shqipëria midis Kryqit dhe Gjysmë Hënës” ( 1998)

Nderim dhe respekt për ambasadorët gjermano – perendimorë në vendin tonë – nga i pari në vitin 1987, Friedrich Kroneck, dhe sipas radhës, Claus Vollers,  Helmuth Schrőder, miku ynë i mirë, zoti Hans Peter Annen i cili në vitet 2000-2003 ishte Drejtor i Ballkanit Perendimor dhe na ka dhënë një mbështetje të madhe me gjithë bashkëpuntorët e tij në Ambasadë në Berlin në vite jetike për integrimin tonë në BE. Kënaqësi e madhe që atë bashkëpunim miqësor e vijuam dhe në Tiranë në vitet 2005 – 2009. Për të vijuar me ambasadorë të tjerë të nderuar, Bernd Borchardt, Helmut Hoffman, zonjat Carola Mueller Holtenkemper dhe Susanne Schütz; kjo e fundit ka tri vjet si  drejtore në MPJ gjermane për Ballkanin Perendimor dhe në këtë funksion ka rivizituar Tiranën. Deri te Ambasadori i tanishëm, zoti  Peter Zingraf, i cili krijoi ndjesi tejet pozitive te publiku i gjerë shqiptar kur në ditët e para të punës në Tiranë, pikërisht më 22 Gusht 2019, dha një mesazh miqësor, mikpritës dhe bashkëpunues me një SHQIPE të pastër.

Një ndër diplomatët e tjerë që ka ndihmuar çështjen shqiptare është Markus Ederer, 25 vite më parë zv.shef i njësisë për Balkanin në MPJ gjermane, Shefi i Planifikimit të Politikave në MPJ gjermane dhe Ambasador. Po ashtu, pasardhësin e të mirënjohurit Wolfgang Ischinger, ish Drejtor Politik i MPJ-së gjermane, Ambasadorin Michael Scheffer, dashamirës i popullit tonë, duke e shfaqur këtë edhe në vizitat e tij në Tiranë.  Dhe diplomatë të tjerë, deri tek drejtuesit e kursit të diplomacisë në Berlin, ku janë trajnuar dhe mjaft diplomatë të rinj shqiptarë.  

2 Korrik 1990-Tiranë

Dhe vendi ynë ka dërguar në Bon dhe në Berlin disa nga ambasadorët e tij më të mirë dhe me peshë. I pari, më 1987  ishte Shpëtim Çaushi, pastaj Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, Bashkim Zeneli, Gazmend Turdiu, Gazmend Barbullushi, Valter Ibrahimi dhe në tetë vitet e fundit Artur Kuko. Stafet e ambasadës sonë atje kanë patur kryesisht  diplomatë karriere që kanë lënë emër të mirë. Gjatë periudhës 2001- 2006 para rastin dhe privilegjin të shërbej  në Berlin,  në rangun e zv.ambasadorit, me kujtimet më të mira nga bashkëpunimi me palën gjermane.

Në këtë 35 vjetor, nuk mund të lemë pa përmendur me përgëzime për kontributin e tyre Ministrat tanë të Jashtëm – i ndjeri Reis Malile, dhe pas vitit 1992, Alfred Serreqi,  Prof. Dr. Paskal Milo në periudhën 1997 – 2001, me shumë zhvillime jetike dhe vendimtare, Ilir Meta, Lulzim Basha, Ditmir Bushati, dhe tani së fundi Holta Xhaçka. Dhe të tjerë me një mandat më të shkurtër kohor – Tritan Shehu, Arjan Starova, Arta Dade, Kastriot Islami, Besnik Mustafaj, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Aldo Bumçi dhe Edi Rama, me zëvendësat dhe stafet e tyre.

Në fushën e bashkëpunimit shumëpalësh me Gjermaninë veçohet Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATOS në fillim të viteve 90, Manfred Wőrner. Ai do të mbahet mend për vizitën në Shqipëri, e para e këtij lloji, fjalimin që mbajti përpara Kuvendit  më 19 Mars 1993, dashamirësinë që rrezatoi dhe më vonë deri në ndarjen e parakohshme nga jeta.  Në NATO, krahas të tjerëve, ka lënë mbresa të veçanta ish – Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm në vitet 2005 – 2010, Zoti Martin Erdmann. Siç më tregoi gjatë një darke pune në Tiranë më 2009, ai kishte  qenë Zëdhënës i MPJ-së gjermane kur Shqipëria u pranua më 1991 në OSBE në Berlin.

Në Parlamentin Europian mbahet mend Doris Pack, Kryetarja historike e Delegacionit të Europës Juglindore nga viti 1994 deri në vitin 2014, ndër njohëset më të mira të problematikës në rajon e sidomos për Kosovën, pikë e rëndësishme referimi dhe mbështetëse për Shqipërinë. Ndër zërat më të fuqishëm e më të kahhershëm për pavarësinë e Kosovës. Ashtu si Hans Pöttering, europianist i shquar, Ish – Kryetari i Parlamentit Europian; Elmar Brok, për gati 20 vjet rresht deri në vitin 2014, Kryetari i Komisionit të Jashtëm, që tani e kryeson  bashkëatdhetari i tij,  David McAllister; lista vijon me Presidentin e Grupimit më të madh të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Weber dhe  ish-Presidenti i tij gjatë periudhës 2014 – 2017, Martin Schulz, aktualisht President i Fondacionit «  Friedrich Ebert »; që me Fondacionin e djathtë «  Konrad Adenauer dhe « Hans Seidel ka dhënë ndihmesë të vyer  për reformat demokratike shqiptare.

Dhe në Komisionin Europian, ka qenë shumë dobiprurëse fakti që shumica e  shefave të Njësisë përkatëse të tij për Ballkanin, madje dhe referentët përkatës  dhe Shqipërinë, kanë qenë gjermanë. Duke filluar nga viti 1998, me Ambasador, Prof. Dr. Gerhard Sabathil dhe ish – Kryenogociatori i bisedimeve për MSA-në me Shqipërinë, Reinhard Priebe, i dekoruar dhe nga shteti shqiptar. Për të ardhur tek dy shefat me emër të Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Luis Salzman,  i ndjeri Helmuth Lohan dhe tani së fundi sërish gjermanja Christiane Hohmann.

Në këtë listë miqsh diplomatë bëjnë pjesë dhe ish shefat e OSBE-së në Tiranë, Ambasadorët gjermanë të karrierës, Geert Ahrens dhe Bernd Borchard dhe shumë diplomatë të tjerë në institucionet më të mëdha ndërkombëtare.

Në përfundim, do theksuar ndihmesa  e madhe gjermane nëpërmjet nismës «  Procesi i Berlinit «  e lançuar nga ish Kancelarja Merkel në verën e vitit  2014. Megjithë sfidat, krizat dhe konfliktet e shumta që e pasuan, Procesi i Berlinit mbetet alternativa më e mirë, bindëse, e besueshme dhe gjithëpërfshirëse, që bashkë me Tregun e Përbashkët Rajonal të BE-së, ofrojnë perspektiva të qarta për antarësimin e vendeve të rajonit në BE. Ndaj, më 3 Nëntor, ajo do të rijetësohet në Berlin në takimin e liderëve të Rajonit, me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz. Shpresojmë që deri atëhere kushdo të kuptojë më në fund se çdo alternativë dhe nismë tjetër, më e pakta që mund të thuhet është se do të mbetet  mbivendosje dhe karshillëk i panevojshëm dhe i dëmshëm ndaj Berlinit, Brukselit dhe BE-së.

Ky 35 vjetor i bashkëngjitet 32 vjetorit të ribashkimit gjerman më 3 Tetor, dy ngjarje që do të zenë vend të rëndësishëm në “ Tetorin Gjerman; ky program unikal eventesh të gjithanshme që Ambasada gjermane e zhvillon me sukses nga viti 2007. Dy data të shënuara shqiptaro-gjermane që i festojmë së bashku, me krenari dhe vështrimin përpara!  

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Paqja e Vestfalisë – 1648: Marrëveshja që hodhi themelet e diplomacisë moderne europiane

24 Tetor, 2026
Retrospektive Diplomatike

3 Shtator 1783 – Traktati i Parisit: Marrëveshja që njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe ndryshoi ekuilibrat ndërkombëtarë

3 Shtator, 2026
Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.