• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

    Sot Kosova voton, në garë 17 parti dhe 3 koalicione

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Frytet e zemërimit

8 Tetor, 2022
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Momir Turudiç[i]

Megjithëse në mediat botërore, pothuajse njëzëri, si shkak për demonstratat theksohet zemërimi i grave si rezultat i pozitës dhe i të drejtave të tyre në Iran dhe vetëm shkarazi përmendet pakënaqësia e njerëzve me situatën ekonomike, shkaqet e shpërthimit të protestës në këtë vend janë gjithsesi të ndërlikuara.

Situata në Iran nuk po qetësohet. Televizioni shtetëror iranian informoi se në valën e protestave që kanë përfshirë vendin,  pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, deri tani janë vrarë 41 persona, përfshirë këtu demonstrantë dhe përfafësues të forcave të sigurisë si dhe janë arrestuar 1200 veta. Megjithatë ky nuk është bilanci përfundimtar.

Presidenti irianian Ebrahim Raisi tha se “Irani duhet të merret me vendosmëri me ata që shkatërrojnë sigurinë dhe paqen në vend“. “Duke folur për atë që po ngjet, qoftë nëse është fjala për organizata sindikale, organizatat e punëtorëve, natyrisht që kjo është normale dhe plotësisht e pritshme, por duhet bëjmë dallimin mes demonstruesve dhe vandalëve”, deklaroi Raisi. Ai e deklaroi këtë gjatë bisedës telefonike me përfaqësuesit e familjes të një pjestari të forcave vullnetare “Bashigj”, i cili vdiq gjatë aksionit kundër trazirave në qytetin Mashad.

Ky detaj, në dukje si i parëndësishëm, flet për atë se protestat kanë përfshirë tërë vendin: Mashadi, qyteti i dytë për nga madhësia pas Teheranit, gjendet në Lindjen e largët të vendit, afër kufirit me Afganistanin; demonstratat e para shpërthyen në provincën Kurdistan, në Verilindje të vendit.

FILLIMI I KAOSIT

Gjithçka filloi kur me 16 shtator vdiq Mahsa Amini, të cilën tri ditë më parë e burgosi në Teheran, ku ishte sëbashku me vëllain, “policia e moralit” me akuzën “pëer mbajtje të papërshtatshme të hixhabit”. Ditën e parë në burg ajo humbi ndjenjat, më pas u dërgua në spital ku vdiq pas tri ditësh në koma. Nga ataku në zemër lajmëroi pushteti, duke theksuar se Amini nuk e duroi keqtrajtimin as gjatë arrestimit dhe as kur ishte në paraburgim, ndërsa më parë kishte patur një sërë sëmundjesh që kontribuan në atë që ndodhi.

Anëtarët e familjes së Mahsës përgënjështruan pohimet e organeve të pushtetit, sipas të cilëve ajo kishte parakushte për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, si epilepsi e diabet, si dhe kishte shkelur rregullat për mbajtjen e hixhabit. Vëllai i Mëhsës thotë se kalimtarët e rastit që ishin të pranishëm kanë parë se ajo është keqtrajtuar fizikisht teksa po e arrestonin. Amxhad Amini, i ati i Mahsës, pohon se nuk e kanë lejuar të shohë raportin mbi autopsinë e kufomës së vajzës së tij.

Protestat fillimisht nisën në qytetin e lindjes së Mahsinës, Sakaz, në provincën e Kurdistanit, ku vajza është varrosur dhe pastaj u përhapën në disa qytete të atij rajoni. Edhe ky është një detaj i kuic-it të vështirë të asaj që po ndodh në Iran: Në këtë shtet ka diku mes tetë dhe dhjetë milionë kurdë dhe, njëlloj si në Irakun fqinjë, në Turqi dhe në Siri, ata janë konsideruar përherë si  njëfarë “faktori pengues”. Irani, gjatë këtyre demonstratave ka akuzuar “disidentët e armatosur kurdë” se janë përzierë në trazira dhe se Garda revolucionare iraniane ka sulmuar disa baza të “ekstremistëve kurdë” në Veri të Irakut.

Sidoqoftë, protestat janë përhapur në shumicën e provincave në Iran. Pamjet e konflikteve të tmerrshme të demonstruesve me policinë, automobilëve të djegur, grave të cilat në shenjë proteste presin flokët, viktimave dhe të plagosurve (gjatë fundjavës së kaluar, rezistenca fitoi edhe një simbol tjetër, 20-vjeçaren Hadis Nagjafi, për të cilën thuhet se policia e ka vrarë gjatë protestave në Karagj, afër Teheranit), kanë vërshuar në internet, megjithëse pushteti iranian ka ndërmarrë masa shtërnguese për rrjetet Vatsap dhe Intagram, duke deklaruar se do të kufizojë aksesin në internet derisa nëpër rrugë të mos mbretërojë përsëri qetësia, sajtet e qeverisë iraniane janë sulmuar nga hakerat, ndërsa përgjegjësinë e morën Anonimus-ët.

Janë organizuar edhe kontramitingje nga ana e atyre që mbështesin pushtetin, presidenti i shtetit Raisi tha se demonstratat proqeveritare tregojnë forcën e madhe të Republikës Islamike, ndërsa policia nënvizon se te protestuesit e arrestuar janë gjetur armë, municione dhe eksplozivë.

REAKSIONE NËPËR BOTË

Në Irakun fqinjë, kurdët irakenë dhe iranianë demonstruan para Selisë së Kombeve të Bashkuara në qytetin Erbil (në pjesën irakene të Kurdistanit), duke thirrur “vdekje diktatorit”, duke patur parasysh me këtë liderin e Iranit Ali Hamnei. Demonstrata të kurdëve dhe të kundërshtarëve të regjimit iranian janë mbajtur në shumë qytete europianoperëndimore. Sikurse ndodh shpesh në këto raste, temperatura e ngritur morale merr shpesh edhe forma groteske: në Paris demonstruesit dënuan presidentin francez Emanuel Makron sepse para pak kohësh, në Nju Jork, në koridoret e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me kolegun iranian Ebrahim Raisi, megjithëse biseda mes tyre më shumë kishte të bënte me programin bërthamor iranian, çështje gjithsesi e rëndësishme për paqen botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, armiku i kahershëm i Iranit, e dënuan, si edhe shumë shtete të tjera, vdekjen e Mahsa Aminit dhe dhunën e forcave të sigurisë në protesta, duke deklaruar se kanë ndërmarrë hapat e duhura për të mbajtur në punë lidhjen me internet në Iran. Teherani nënvizoi se kjo lëvizje është në përputhje më politikën armiqësore të Uashingtonit, se ShBA-të shfrytëzojnë protestat për të destabilizuar vendin dhe paralajmëroi se “kjo nuk do të kalojë pa përgjigjen përkatëse”.

SHKAQET DHE ARËSYEJA

Megjithëse nëpër mediat botërore, pothuajse njëzëri, si shkak për demonstratat theksohet zemërimi i grave si rezultat i pozitës dhe të drejtave të tyre në Iran dhe vetëm shkarazi përmendet pakënaqësia e njerëzve me situatën ekonomike, shkaqet e shpërthimit të protestës në këtë vend janë gjithsesi të ndërlikuara.

Një prej shkaqeve tashmë e përmendëm, gjithçka filloi në Kurdistanin iranian, ku prej dhjetëvjeçarësh janë ngritur zëra që kërkojnë më shumë autonomi dhe barazi, ndërsa vdekja e Mahsa Aminit, kurdes etnike, ndezi zjarrin.

Protestat e tanishme në Iran janë më të mëdhatë që nga viti 2019, kur gjatë demonstratave u vranë 1.500 veta. Atëbotë iranianët protestuan për shkak të rritjes së çmimit të karburantit dhe, ky shtrenjtim është një prej shembujve të qartë të krizës ekonomike në të cilën është zhytur Irani. Nëse ndonjë artikull në Iran ka qënë i lirë, kjo ishte benzina, dhe ky fakt ishte një prej ventilëve socialë në një popull ku të gjithë udhëtojnë me automjete. Por, megjithëse Irani është shtet që ka rezerva të mëdha, ai eksporton naftë dhe naftë të papërpunuar, ndërsa importon benzinë meqënëse kapacitetet e rafinerive të tij nuk janë të mjaftueshme për nevojat e vendit. Një prej shkaqeve kryesore janë sanksionet prej shumë dekadash amerikane, gjë për të cilën shteti nuk është në gjendje, përshembull, të importojë pajisje të teknologjisë moderne për të rinovuar rafineritë ekzistuese dhe për të ndërtuar të reja. Sanksionet nga jashtë dhe ngurrtësimi i ekonomisë, e bazuar më së shumti te eksporti i naftës dhe gazit, ndikojnë në mënyrë drastike në shkatërrimin e standartit jetësor të 80 milionë banorëve të Iranit, ndërsa vitet e fundit inflacioni po rritet me shpejtësi. Epidemia e kovidit, gjatë së cilës vendi vuajti shumë, dhe përgjigja joadekuate e pushtetit në fillim të epidemisë, gjë për të cilën pasojat ishin akoma më tragjike, vetëm sa shtuan benzinën mbi zjarrin e pakënaqësisë që po vlonte. Në këtë përzierje eksplozive, ngjarje si puna e vdekjes së Mahsa Aminit janë shkëndijë që shkakton shpërthim.

Përsa i përket të drejtave të grave, shumë iraniane janë, me të drejtë, të pakënaqura, kjo për shkak të rregullave të përcaktuara të veshjes dhe për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftushme në shoqëri dhe normat ligjore të cilat shpesh i diskriminojnë ato, por nga ana tjetër një numur tejet i madh iranianesh janë të arsimuara, të emancipuara dhe e dinë mirë sesi këto të drejta janë në Perëndim. Por, megjithëse për iranianet kjo nuk është ndonjëfarë nfgushëllimi, të drejtat e grave në një numur të madh shtetesh islamike janë tejet më të pakta nga ato që ekzistojnë në Iran. Numuri i vajzave që studiojnë në fakultete në Iran është më i madh se ai i djemve (mdegjithëse ka shumë më pak gra të punësuara në krahasim me burrat), gratë mund të ngasin automjetet, të marrin pjesë në jetën politike… Natyrisht që në praktikë, shumë gjëra të cilat janë të garantuara me ligj, nuk janë ashtu si në letër, por gjithsesi fakti se gratë janë të pranishme në një numur kaq të madh në demonstrata tregon shkallën e vetëdijes dhe emancipimit të tyre.

Përsa u përket rregullave të veshjes, për të cilat flitet më shumë si shkak i protestave në Iran, po, e saktë është se, sipas ligjit, këto rregulla janë shumë të ashpra, grave nuk duhet tu shihet asnjë tufë flokësh nën shaminë e kokës, veshja duhet të jetë e tillë që të mos u duket asnjë pjesë e trupit. Është e saktë se “ruajtësit e moralit publik” kanë të drejtë që të kontrollojnë publikisht rastet e veshjeve “të papërshtatshme” dhe ti arrestojnë gratë. Dhe kjo natyrisht që i pengon gratë moderne dhe përparimtare.

Por, çdo i huaj që ka shëtitur rrugëve të qyteteve iraniane këto njëzet e kusur vite, me siguri që ka mbetur i habitur nga numuri i vajzave dhe grave që i shkelnin këto rregulla, shamitë e hedhura në qafë, si një formë mode, palltot e ngjitura për trup, kozmetikën dhe buzëkuqin (gjithashtu të ndaluara me ligj) në fytyrat e grave iraniane… Dhe me mbylljen e syve të pushtetit ndaj sjelljeve të tilla, pushtet i cili dërgon “ruajtësit e moralit”, vetëm në aksione të përkohëshme për të ndaluar dhe qortuar gratë (por edhe burrat, në mënyrë të veçantë të rinjtë) për shkak të veshjeve dhe sjelljeve të papërshtatshme. Se çfarë dhe sa në lidhje me këtë kanë ndryshuar gjërat ndryshuar në Iran, vështirë të thuhet, se ky është një vend në të cilin shumë gjëra ndalohen zyrtarisht, por tolerohen heshturazi, dhe, kur ndodh ajo që ndodhi me Mahsi Aminin, pasojat janë të paparashikueshme…

Sidoqoftë, zemërimi i iraniaeve dhe iranianëve i këtyre ditëve nëpër rrugë, meriton me të drejtë mbështetjen e mediave dhe politikanëve botërorë si edhe gjykimin e të drejtave të grave në Iran. Dhe kësaj nuk ke se çfarë ti kritikosh, vetëm se në këto dënime dhe gjykime është e pranishme njëfarë hipokrizie. Nëse është fjala për të drejtat e grave, duhet të angazhohemi për to në çdo shtet. Kështu si paraqitet, na del  Irani është si mos më keq, ndërsa, përshembull Muhamed bin Salmani, trashëgimtari për çdo çështje i Arabisë Saudite, është “reformator i madh” sepse paska deklaruar se në vendin e tij gratë do të mund të ngasin automobilat dhe, në të ardhmen, do të mund të kandidojnë në zgjedhje. Të mos flasim pastaj se Arabia Saudite e lartpërmendur, dhe një sërë shtetesh të tjera të ngjashme me atë, janë partneri shumëvjeçar në biznes, ushtri dhe çfarëdo lloji tjetër, i shumicës së shteteve që dënojnë Iranin. Por, kjo është tashmë pjesë e politikës botërore e lidhur ngushtë me hipokrizinë që përmendëm më lart.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.vreme.com/svet/plodovi-gneva-3/

Related- Posts

FOKUS

Negociata të përjetshme apo luftë e përjetshme

8 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Europa pa liderë

8 Qershor, 2026
FOKUS

Pamja nga Tirana: Navigimi në Ndarjen Intra-Evropiane për Sovranitetin Dixhital

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Mjaft më mashtrues!

8 Qershor, 2026

Negociata të përjetshme apo luftë e përjetshme

8 Qershor, 2026

Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

8 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

8 Qershor, 2026

Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

8 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.