• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Një epokë e re në marrëdhëniet Kinë-BE

26 Qershor, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Marjana DODA

Kryeministri kinez Li Qiang zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani dhe Francë nga 18 deri më 23 qershor, ku bashkëkryesoi konsultimin e shtatë ndërqeveritar Kinë-Gjermani me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe mori pjesë në Samitin për një Pakt të Ri Financimi Global. Kjo është vizita e parë e Kryeministrit të Kinës Li Qiang në Gjermani dhe Francë, e cila u lexua si një sinjal për të nxitur bashkëpunimin dypalësh midis Kinës dhe Evropës.

Në të vërtetë, marrëdhëniet Kinë-BE kanë qenë deri diku komplekse pasi ndikohen nga një sërë faktorësh të ndërlidhur, si rritja globale e Kinës, konkurrenca në rritje Kinë-SHBA, tërheqja globale e SHBA-së, marrëdhënie partnere të Kinës me Rusinë, etj. Megjithatë Kina dhe Europa kanë qenë në vazhdimësi në përpjekje për të gjetur një ekuilibër midis sfidave dhe partneritetit. Përkundër dallimeve që kanë këto dy kontinente, mund të themi fare mire se Kina dhe BE mbetën partner strategjik te njëra-tjetrës në politikën e jashtme për rolet e tyre jo vetëm në situatën e tanishme por dhe për të ardhmen.

Kjo u pa qartë në vizitën zyrtare të kryeministrit kinez Li Qiang në Gjermani dhe Francë. Gjatë udhëtimit të tij, Li theksoi se Kina do të vazhdojë të hapet dhe përmirësojë mjedisin e saj të biznesit dhe i bëri thirrje Kinës dhe Evropës që të ngrihen mbi dallimet, duke demonstruar rëndësinë që Kina i kushton tregut evropian në një epokë tensionesh gjeopolitike në rritje.

Vizita theksoi gatishmërinë e Kinës për të konsoliduar miqësinë e saj tradicionale me Gjermaninë, Francën si dhe BE-në dhe për të forcuar efektin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar në një moment vendimtar përballë  frikës së recesionit global, dhe situatës gjeopolitike në tërësi.

Ky udhëtim i parë i kryeministrit të ri të Kinës, rikonfirmon ndër të tjera një “epokë të re” në marrëdhëniet mes Europës dhe Kinës.

Tashmë është e njohur se Kina do të ndërtojë një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kjo është diplomacia e Kinës në epokën e re, që  në thelb ka të bëjë me promovimin e paqes dhe zhvillimit për të gjithë.

E sa herë flitet për takime, samite, konferenca ndërmjet BE dhe Kinës, gjithmonë e përkufizojmë si “epoke e re” në marrëdhëniet Kinë-BE.

Në këndvështrimin tim deri tani kanë qenë disa kapituj të rinj që shpaloseshin mes Kines dhe BE-së, qofshin ato ekonomike-tregtare, apo dhe strategjke sa i përket politikës së jashtme. Ndërsa fare mirë, ky përkufizim i një epokë të re, merr kuptimin e plotë që nga vizita e kancelarit Scholz në Nëntor të vitit 2022 në Pekin dhe me pas duke vijuar me vizitat e nivelit të lartë nga zyrtarët kinezë në Evropë dhe anasjelltas në muajt e fundit.

Kryeministri Li zgjodhi Evropën veçanërisht Gjermaninë dhe Francën, për vizitën e tij të parë jashtë shtetit më pak se katër muaj që nga marrja e detyrës për disa arsye.

Së pari për të konsoliduar marrëdhëniet dy palëshe me dy shtyllat kryesore të Bashkimit Europian, si fuqi ekonomike dhe politike.

Politike, jo vetëm në marrëdhëniet bilateriale Kinë–Gjermani, Kinë-Francë, apo Kinë Europë, por mbi të gjitha Kinë-Perëndim.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, Gjermania ka qenë partneri më i madh tregtar i Kinës në Bashkimin Evropian për shumë vite. Sipas Zyrës Federale të Jashtme dhe Agjencisë së Investimeve Gjermane, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar global i Gjermanisë për shtatë vjet radhazi që nga fundi i vitit 2022.

Vetëm në vitin 2022, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Gjermanisë arriti në 227.63 miliardë dollarë, me eksportet kineze që arrijnë në 116.23 miliardë dollarë, një rritje prej një për qind nga viti në vit. Nga janari deri në mars të këtij viti, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Gjermanisë arriti në 51.44 miliardë dollarë.

Progresi i qëndrueshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe Gjermanisë është i pandashëm nga mekanizmat e komunikimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të vendosur ndërmjet lidershipit të lartë të dy vendeve.

Konsultimet gjithmonë japin rezultate pozitive. Për shembull, gjatë Raundit të 6-të të Konsultimeve Ndërqeveritare Kinë-Gjermani, të dyja palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve, prodhimit të automobilave, teknologjisë së lartë, energjisë së re, ekonomisë dixhitale dhe shkencave humane, me qëllim arritjen e përfitim reciprok dhe rezultate të favorshme. Siç pritej gjatë vizitës së Kryeministrit Li, të dy vendet janë angazhuar në diskutime për tema të tilla si ekonomia e gjelbër, ndryshimet klimatike, biodiversiteti dhe automjetet elektrike.

Franca është ndalesa e dytë e udhëtimit të Li. Që nga vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Kinë në prill, marrëdhëniet dypalëshe kanë mbetur aktive.

Gjatë takimit të 5-të të Këshillit të Sipërmarrësve Kinë-Francë në prill, 36 kompani nga të dyja palët nënshkruan 18 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të tilla si prodhimi, industria e gjelbër, energjia e re dhe inovacioni. Sipas Ministrisë së Tregtisë, investimet franceze në Kinë u rritën me 429.7 për qind nga viti në vit nga janari në maj të këtij viti.

Gjatë takimit të tij me Macron, Li tha se Kina, Franca dhe Evropa kanë pikat e tyre të forta dhe nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin, duke i nxitur ata të shfrytëzojnë potencialin e bashkëpunimit në fusha të tilla në zhvillim si mbrojtja e mjedisit, ekonomia dixhitale, inteligjenca artificiale dhe prodhimi i avancuar.

Franca ishte partneri i katërt më i madh tregtar i Kinës në BE në vitin 2022, me tregtinë totale prej 72,740 milionë euro (76,653 milionë dollarë me kursin mesatar të këmbimit 2022), që përbën 8.5 për qind të vëllimit tregtar Kinë-BE.

Për sa i përket eksporteve të mallrave në Kinë nga BE-ja, Franca (23,705 milionë euro) ishte eksportuesi i dytë më i madh.

Megjithatë vlen të theksohet se ky partneritet ekonomik ka një ndikim të jashtëzakonshëm përballë politikës së jashtme të SHBA-së ndaj Europës dhe Kinës.

Kohët e fundit, SHBA-ja ka rritur përpjekjet e saj për të mbledhur aleatët për të frenuar plotësisht Kinën, por synimi i saj për të izoluar Kinën dhe për të tërhequr botën në një “Luftë të re të Ftohtë” nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga vendet kryesore të BE-së.

Xinhua

Xinhua

Në maj të këtij viti, SHBA-të u përpoqën të përfshinin “shtrëngimin ekonomik të Kinës” në deklaratën e përbashkët të samitit të G7, por nuk arritën të fitonin mbështetje nga Gjermania, Franca dhe Italia. Në prill, pas vizitës së tij në Kinë, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi në një intervistë nevojën që BE të zhvillojë “autonomi strategjike” dhe vendet anëtare të BE duhet të shmangin të bëhen “vasalë” dhe se blloku mund të funksionojë si “pol i tretë “në gjeopolitikë përkrah SHBA-së dhe Kinës.

Udhëtim i frytshëm i Kryeministrit Li Qiang

Pika kryesore e vizitës së Li-së, mbetet Samiti për një Pakt të Ri Financimi Global që synonte të eksploronte statusin dhe perspektivat e veprimit të klimës dhe reformës së sistemit financiar ndërkombëtar, ku Li mbajti një fjalim në ceremoni, duke premtuar përpjekjet e Kinës për të ndërmarrë hapa praktikë për të mbështetur vendet e saj në zhvillim.

Në ceremoninë përmbyllëse të Samitit i cili u kryesua nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe ku morën pjesë më shumë se 60 krerë shtetesh, Li i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkëpunojë sinqerisht dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e vendeve në zhvillim, veçanërisht të vendeve vulnerabël, për të adresuar hendekun financiar të zhvillimit global.

Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të promovuar liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe të kundërshtojë pa mëdyshje proteksionizmin tregtar dhe shkëputjen dhe shkëputjen e zinxhirëve të furnizimit dhe industrisë në çdo formë, tha Kryeministri.

“Në një botë plot me mosmarrëveshje dhe pasiguri, Kina dhe Evropa duhet të kërkojnë gjuhën e përbashkët duke rezervuar dallimet,” vuri në dukje Li, duke bërë thirrje për zgjerimin e konvergjencës duke ngushtuar divergjencën, duke u përballur me pasigurinë e situatës ndërkombëtare me stabilitetin e marrëdhënieve Kinë-Evropë dhe së bashku promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të njerëzimit.

Kina po promovon në mënyrë aktive një tranzicion të energjisë së gjelbër dhe me karbon të ulët, ndërsa merr pjesë në një mënyrë të përgjegjshme në promovimin e tranzicionit global të energjisë dhe adresimin e ndryshimeve klimatike, tha Li kur mbajti vërejtje për tranzicionin energjetik.

Përveç kësaj, Li i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të avancojë reformën e qeverisjes financiare globale dhe të krijojë një mjedis të qëndrueshëm financimi për vendet në zhvillim, si dhe të avancojë globalizimin ekonomik dhe tregtinë e lirë për të injektuar një shtysë të re rritjeje në vendet në zhvillim.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Li bashkë-kryesoi konsultimin e shtatë ndërqeveritar Kinë-Gjermani së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, mori pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik Kinë-Gjermani dhe një tryezë të rrumbullakët për sipërmarrësit kinezë dhe gjermanë, u takua me përfaqësues nga industria gjermane dhe komunitetet e biznesit dhe vizitoi kompanitë gjermane në Bavari.

Rezultatet e shumta u arritën nga udhëtimi i Kryeministrit Li, përfshirë marrëveshjet mbi mekanizmat e ndryshëm të dialogut, ai do të përmirësojë dhe thellojë më tej lidhjet tregtare dhe ekonomike Kinë-Gjermani dhe Kinë-Francë. Më shumë kompani të huaja tërhiqen nga Kina mes shtysës së saj për të përmirësuar më mirë mjedisin e saj të biznesit. Në pesë muajt e parë, sipërmarrjet e huaja të sapokrijuara u rritën me 38,3 për qind në 18,532, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë më 15 qershor.

Gjatë të njëjtës periudhë, investimet e huaja direkte nga Franca në Kinë u rritën me 429.7 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat.

Çrrezikimi…kush rrezikon kë?

Gjatë udhëtimit pesëditor të Kryeministrit Li, kryefjala e këtyre bisedimeve ishte “çrrezikimi”.

Si të përkufizohet “zhdukja e rrezikut?” Kryeministri Li tha se “ndërvarësia është një rezultat i pashmangshëm i globalizimit ekonomik”. Koncepti i “zhdukjes së rrezikut”, në pamje të parë, duket i mirë. Por “çrrezikimi” nuk duhet të zbatohet në mënyrë të përgjithësuar. Ky koncept duhet të përmbajë përcaktime dhe kufij të qartë. Të dyja palët duhet të shmangin zgjerimin e këtij koncepti.

Ndërvarësia nuk mund të barazohet me pasigurinë. Kryeministri Li mori si shembull makinat gjermane: Ndërsa makinat e prodhuara në Gjermani pushtuan tregun kinez, Kina nuk e konsideron atë si një rrezik dhe kurrë nuk ka bërë asgjë për të ashtuquajturin “çrrezikim”. Kina i sheh një investim dhe bashkëpunim të tillë si një mundësi zhvillimi.

Bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe BE-së do të minimizojë rrezikun e rënies së botës në një “luftë të re të ftohtë”. Gjatë raundit të shtatë të konsultimeve ndërqeveritare Kinë-Gjermani, kancelari gjerman Olaf Scholz i tha Kryeministrit Li se pala gjermane mirëpret zhvillimin dhe prosperitetin e Kinës, duke deklaruar se Gjermania refuzon të gjitha format e shkëputjes. Dhe gjatë takimit me kryeministrin Li, Macron tha gjithashtu se ai mirëpriti kompanitë kineze që të investojnë në Francë dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha në zhvillim si zhvillimi i gjelbër, mbrojtja e mjedisit dhe energjia e re.

Samiti për një Pakt të Ri Financimi Global pasqyron gjithashtu përpjekjet praktike të Francës dhe Evropës për të ndjekur autonominë strategjike. Samiti është gjithashtu një përpjekje pozitive nga pala evropiane, në bashkëpunim me Kinën, për të promovuar reformën e sistemit të qeverisjes globale.

Xinhua

Xinhua

Si dy fuqi, tregje dhe qytetërime të mëdha, Kina dhe Evropa mund të zbusin rreziqet dhe të injektojnë më shumë siguri në botën e trazuar duke mbajtur dialog të ngushtë dhe bashkëpunim pragmatik. Një bashkëpunim i tillë jo vetëm që do të shmangë rreziqet në rritje për njëri-tjetrin, por gjithashtu do të promovojë “çrrezikun” globalisht.

Historia ka vërtetuar se rreziku më i madh është mosbashkëpunimi, dhe kërcënimi më i madh i sigurisë është mungesa e zhvillimit. Siç tha Kryeministri Li, ekonomia botërore është si një oqean i madh dhe nuk mund të kthehet në një pellg të vogël. Bashkëpunimi midis Kinës dhe BE-së do të injektojë më shumë siguri në ekonominë botërore, që është kuptimi i vërtetë i “çrrezikut”.

“Bashkëpunimi praktik Kinë-BE”

Marrëdhëniet e Kinës me Gjermaninë dhe Francën kanë qenë gjithmonë shembuj tipikë të bashkëpunimit praktik Kinë-Evropë.

Kryeministri kinez, Li Qiang, deklaroi se Kina dhe Franca ndajnë një “perspektivë të përbashkët strategjike”, si dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të “rrisë besimin e ndërsjellë dhe të adresojë shqetësimet përmes bashkëpunimit të suksesshëm”.

Ai shtoi se Pekini ishte i “gatshëm të vazhdojë të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Francën për çështjet ndërkombëtare, të mbështesë iniciativat e mira të njëri-tjetrit, të përballojnë së bashku sfidat globale dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin botëror”.

Ndërsa në takimin e tij me Michel, Li tha se “Kina shpreson që BE-ja do ta shohë bashkëpunimin e saj me Kinën në një mënyrë objektive dhe racionale, si dhe do të punojë me Kinën për të mbrojtur një mjedis të shëndoshë për bashkëpunimin praktike Kinë-BE”.

“Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me BE-në për të rritur besueshmërinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE dhe për të arritur më mirë përfitime të ndërsjella dhe rezultate të favorshme”, tha Li.

Duke theksuar rritjen e besimit të ndërsjellë, ai tha se, “Kjo është e favorshme për zhvillimin e përbashkët të Kinës dhe BE-së, për përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave globale dhe për ndërtimin e një bote shumë-polare”.

“Zhvillimi i Kinës sjell mundësi më shumë sesa rreziqe për botën, duke dërguar stabilitet dhe jo goditje në zinxhirin global industrial dhe zinxhirin e furnizimit”, tha Li në takimin me Michel.

Marrëdhëniet Kinë-BE dhe rendi ndërkombëtar

Kina është një partner i rëndësishëm strategjik për BE-në. Partneriteti ofron bashkëpunim dhe dialog me përfitim reciprok në fusha që variojnë nga investimet dhe transporti deri te të drejtat e njeriut dhe siguria kibernetike.

Kina luan një rol kryesor në qeverisjen globale dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe kjo vjen me përgjegjësi.

Vitet e fundit janë disa iniciativa nga Pekini ku në fokus ka një politike të jashtme të rritjes së bashkëpunimit financiar, ekonomik dhe të sigurisë me një shtrirje globale.

Iniciativa globale e Sigurisë e propozuar nga Presidenti kinez Xi Jinping që kontribuon në adresimin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Iniciativa e zhvillimit global, ku Kina po shpejton bashkëpunimin me vende dhe organizata ndërkombëtare në fusha të ndryshme si: zhvillimi i gjelbër, ndarja e të dhënave satelitore, ofrimi i produkteve digjitale që përfshijnë të dhënat globale në fushën ekologjike në ndihmë të vendeve të ndryshme për garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtja e mjedisit etj.

Iniciativa e Qytetërimit Global. Kjo iniciative ka në thelb respektimin e diversitetit të qytetërimeve, duke mbrojtur vlerat e përbashkëta të njerëzimit, duke vlerësuar shumë trashëgiminë dhe inovacionin e qytetërimeve dhe duke përkrahur bashkërisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin e fuqishëm ndërkombëtar njerëz-me-njerëz.

Këto dhe të tjera iniciativa ekonomike të shpalosura nga Kina janë shtyllat kryesore në politikën e saj të jashtme që manifestojnë vizionin e Kinës për një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

E në fakt shoqëria njerëzore nuk ka pasur kurrë kaq shumë sfida sa sot, ndaj ky udhetim i parë i kryeministrit Li Qiang në Europë tregon jo vetëm gatishmërinë dhe seriozitetin e Kinës ndaj qasjes globale por mbi të gjitha në këtë kohë mundësish dhe sfidash tregon domosdoshmërinë për të punuar sebashku, për ta bërë botën tonë një vend më të mirë për të jetuar./CRI

Related- Posts

FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.