Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur i zhgënjyer me mungesën e progresit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për mediat serbe, ambasadori Hill ka thënë se do të donte të shihte më shumë bashkëpunim.
“Është e qartë për mua se ende duhet të bëhet shumë përparim. Do të doja të shihja bashkëpunim më të fortë, një kuptim të përbashkët se çfarë do të thotë të jesh fqinj”, ka thënë ai, raporton rtk.
“Sinqerisht, jam i dëshpëruar sa ngadalë po shkojnë gjërat”, ka shtuar Hill. Ambasadori amerikan ka thënë se përkrah iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar se ka pasur përmirësim të rëndësishëm të raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë.
/Argumentum.al