Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi takimin e parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. Gjatë takimit, Gonzato përgëzoi Brahon për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i cilësuar këto si element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ambasadori theksoi gjithashtu se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Ai siguroi se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në vend.

Postimi i plotë nga Ambasadori Gonzato:
“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,” Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
/Argumentum.al





























































