• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Z. Shkurov: “Një ndërhyrje ushtarake e Rusisë në Ukrainë do të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë rendin botëror”. Ne jemi për një zgjidhje diplomatike!

26 Janar, 2022
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë Ekskluzive për ARGUMENTUM.al me Ambasadorin e Ukrainës  në Shqipëri Z. Volodymyr Shkurov

Nga Marjana Doda

Ndërsa tensionet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë  janë në pikun më të nxehtë që nga arritja e paqes në vitin 2015, flet ekskluzivisht në një intervistë për Argumentum.al Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov.

“Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë është aktualisht në një nivel të paprecedentë. Si në Ukrainë ashtu edhe në gjithë botën po diskutohet seriozisht rreziku i një ndërhyrje ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili do të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë rendin botëror. Ukraina është plotësisht e vetëdijshme për rrezikun nga përshkallëzimi i tensioneve, megjithëse dialogu ynë i drejtpërdrejtë me Rusinë po zhvillohet, për ta thënë butë, jo në nivelin e duhur, shprehet Ambasadori Shkurov.

Përkundrejt takimeve dhe bisedimeve Rusi-SHBA-NATO, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri thotë se negociatat nuk duhet të ndalen pavarësisht sa të gjata mund të jenë ato.

“Ukraina është e interesuar të vazhdojë negociatat përkatëse dhe dëshiron që për Ukrainën të mos negociohet pa praninë e saj. Ne qëndrojmë për një zgjidhje diplomatike. Ne qëndrojmë për negociata, pavarësisht sa të gjata mund të duken, sepse e kuptojmë mirë vlerën e jetës njerëzore dhe të gjitha rreziqet e konfliktit ushtarak”, thekson Ambasadori.

Gjithsesi duket se Ukraina i ka sytë nga Europa. “Në shenje të solidaritetit me Ukrainën, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bohdan Aurescu, propozoi, që të mbahet në Kiev, mbledhje e  Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Ju e dini se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së është organi më i lartë i Bashkimit Evropian, i cili miraton vendime të përbashkëta faktike dhe formon një qëndrim të bashkuar të shteteve anëtare për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Ukraina e mbështet një iniciativë të tillë dhe do të mirëpresë ministrat e jashtëm të BE-së në Kiev”, thotë ambasadori ukrainas në Tiranë.

I pyetur për refuzimin e Gjermanisë për të dërguar armatime në Kiev, ndryshe nga SHBA dhe Britania e Madhe, Ambasadori Shkurov thotë se do të ishte e dobishme për të gjithë të dëgjonim një zë vendimtar nga Evropa.

“Gjermania është një nga shtetet më të fuqishme evropiane, pozicioni i së cilës duhet të merret parasysh në një mënyrë ose në një tjetër. Gjermania ka rezervat e veta për transferimin e llojeve të armëve në Ukrainë, bazuar në përvojën e saj historike dhe vizionin politik. Duke folur me sinqeritet, ne do të dëshironim të dëgjonim një zë nga Evropa dhe që ai të ishte vendimtar. Do të ishte e dobishme për të gjithë”, shprehet Ambasadori.

Zoti Shkurov është Ambasadori i parë resident i Ukrainës në Shqipëri, ndaj fokusi i mandatit të tij qëndron pikërisht në përforcimin e marrëdhënieve miqësore mes shteteve dhe popujve tanë. Për këtë qëllim, Ambasada po punon në mënyrë aktive në drejtim të zhvillimit e ekonomisë reale dhe përmirësimit e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona, thotë ai

“Për Ukrainën, hapja e Ambasadës së saj në Shqipëri ka një rëndësi të madhe, në radhë të parë, duke patur parasysh rëndësinë e rajonit të Ballkanit si të tillë, si dhe duke llogaritur progresin e Shqipërisë në jetën e saj të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe intensifikimi i përgjithshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe. Ne po zhvillojmë intensivisht dialogun politik, bashkëpunimin në kuadër të aktiviteteve në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE, bashkëpunimin tregtar, ekonomik, kulturor dhe humanitar. Vëllimi i tregtisë ukraino-shqiptare po i afrohet 40 milionë dollarëve amerikanë”, tregon Ai sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa sa i përket qëndrimit të Shqipërisë për situatën aktuale Rusi-Ukrainë, Ambasadori shprehet mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë ndaj  integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. “Ne shpresojmë tek një Shqipëri mike” , thekson Ambasadori në intervistën e mëposhtme:

Intervista e plotë:

Argumentum.al: Zoti Ambasador së pari ju falënderoj për këtë intervistë ekskluzive për Argumentum.al.  Ju jeni Ambasadori i parë  resident i Ukrainës në Shqipëri, që përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”. Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet aktuale midis Shqipërisë dhe Ukrainës?

SH.T.Z. Volodymir Shkurov: Po. Në cilësinë e Ambasadorit të parë të Ukrainës, i dorëzova letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij Ilir Meta, më 1 shtator 2020. Në fakt, nga kjo datë u nis aktiviteti i Ambasadës sonë, e cila në atë kohë duhej të rregullohej dhe të sigurohet zbatimi i të gjithë elementëve përgatitore të funksionimit në formatin e plotë. Pra së bashku me shërbimin e plotë ndaj qytetarëve nga departamenti konsullor i Ambasadës, kemi filluar punën më 1 shkurt 2021. Për Ukrainën, hapja e Ambasadës së saj në Shqipëri ka një rëndësi të madhe, në radhë të parë, duke patur parasysh rëndësinë e rajonit të Ballkanit si të tillë, si dhe duke llogaritur progresin e Shqipërisë në jetën e saj të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe intensifikimi i përgjithshëm i marrëdhënieve tona dypalëshe. Ne po zhvillojmë intensivisht dialogun politik, bashkëpunimin në kuadër të aktiviteteve në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE, bashkëpunimin tregtar, ekonomik, kulturor dhe humanitar. Vëllimi i tregtisë ukraino-shqiptare po i afrohet 40 milionë dollarëve amerikanë. Bazën e eksporteve nga Ukraina drejt Shqipërisë e përbejnë metalet e zeza, drithërat, yndyrnat dhe vajrat, duhani. Mallrat kryesore të importuara janë perimet, metalet e zeza, arrat dhe këpucët. Pavarësisht problemeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, treguesit e bashkëpunimit tonë në fushën e turizmit po rriten për vit. Marrëdhëniet e Ukrainës me Shqipërinë mund t’i vlerësoja si marrëdhëniet me potencial të konsiderueshëm dhe, natyrisht, do të zhvillohen në mënyrë aktive në të gjitha drejtimet.

-Cili është fokusi i mandatit tuaj si Ambasador i Ukrainës në Shqipëri, dhe si mund të shërbejë për forcimin e miqësisë midis dy popujve dhe zhvillimin e ekonomik dhe politik të marrëdhënieve midis vendeve tona?

Pikërisht në përforcimin e marrëdhënieve miqësore mes shteteve dhe popujve tanë, është fokusuar mandati im si Ambasador i Ukrainës në Shqipëri. Për këtë qëllim, Ambasada po punon në mënyrë aktive në drejtim të zhvillimit e ekonomisë reale dhe përmirësimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan disa forume biznesi me pjesëmarrjen e sipërmarrësve ukrainas dhe shqiptarë, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Kievit dhe Tiranës, si dhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Ukrainës dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Më 21 janar të këtij viti, u mbajt një video-konferencë mes bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ukraino-Shqiptar, Ministres së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë Znj. Delina Ibrahimaj dhe Ministrit të Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës Z. Roman Leshchenko. Në kuadër të përgatitjes së mbledhjes konstituive të Komisionit, u shqyrtuan gjendja dhe perspektivat e bashkëpunimit në këto fusha: tregtia dhe investimet; rregullimi teknik, standardizimi, metrologjia dhe vlerësimi i përgjegjësisë; sfera financiare; sektori i bujqësisë; transporti; energjetika dhe industria; turizëm; ndërveprimi midis dhomave të tregtisë dhe institucioneve të tjera publike dhe private që punojnë në fushën e biznesit. Një sërë masash në drejtimin ekonomik ishin parashikuar në programin e vizitës së kryeministrit të Ukrainës Denis Shmygal në Shqipëri, e cila do të zhvillohej më 27 tetor 2021, por për arsye objektive u shty për në vitin 2022. Shtetet tona mbajnë një dialog konstruktiv si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh. Shqipëria është një partner i besueshëm i Ukrainës në organizatat ndërkombëtare me ndikim, mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, të gjitha iniciativat ndërkombëtare e Ukrainës për Krimenë e aneksuar, përfshirë edhe ato në OKB-në.

-Zoti Ambasador kjo intervistë zhvillohet në një kohë ku tensionet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë  janë në pikun më të nxehtë pas arritjes së paqes në vitin 2015, çka përbën dhe  shqetësimin kryesor në arenën  ndërkombëtare. Çfarë po ndodh aktualisht ndërmjet këtyre vendeve?

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë është aktualisht në një nivel të paprecedentë. Si në Ukrainë ashtu edhe në gjithë botën po diskutohet seriozisht rreziku i një ndërhyrje ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili do të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë rendin botëror. Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Kievi është kthyer në qendër të diplomacisë botërore. Ukraina është plotësisht e vetëdijshme për rrezikun nga përshkallëzimi i tensioneve, megjithëse dialogu ynë i drejtpërdrejtë me Rusinë po zhvillohet, për ta thënë butë, jo në nivelin e duhur. Në të njëjtën kohë, ekziston një gatishmëri e paprecedentë e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të na ndihmuar. Ushtria ukrainase po bën punën e saj, shërbimi diplomatik po bën punën e tij. Të gjithë janë të fokusuar në një gjë: parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm. Për Ukrainën është një çështje parimore që të sigurojë zgjidhjen e këtij konflikti.

-Rusia akuzohet nga Perëndimi për grumbullimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake në atë që shihet si përgatitje për një pushtim të plotë të Ukrainës. SHBA thotë se një sulm rus mund të ndodhë “në çdo moment”. Moska vazhdon të insistojë se nuk ka ndërmend të përdorë forcën kundër Kievit. Kush  po i fryn zjarrit Rusi-Ukrainë?

Rreziku i ndërhyrjes, ekziston. Sepse pranë kufijve të Ukrainës është grumbulluar një numër i konsiderueshëm i trupave dhe pajisjeve ushtarake të Federatës Ruse. Dhe situata mund të përkeqësohet në çdo moment, qoftë edhe nëpërmjet provokimit, i cili mund të pasohet nga veprime ushtarake me të gjitha pasojat e kuptueshme negative. Ndërkohë, po zhvillohet një fushatë shumë e fuqishme informative, që synon përkeqësimin e situatës së përgjithshme ekonomike në Ukrainë. Presidenti dhe qeveria e Ukrainës, në kontakt me partnerët tanë ndërkombëtarë, aktualisht po punojnë shumë për të siguruar që situata financiare dhe ekonomike në Ukrainë të mbetet e qëndrueshme.

-Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë kërkesa Perëndimit, të cilat ai thotë se kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, duke përfshirë ndalimin e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, duke e parë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.  Në këto kushte, a ka të drejtë Rusia të shqetësohet për sigurinë e saj në rast të aderimit të Ukrainës në NATO?

Ukraina po përpiqet të zhvillojë marrëdhëniet e saj ndërkombëtare si një shtet i pavarur i vetë-mjaftueshëm dhe do të donte shumë, të perceptohet nga partnerët tanë po në këtë mënyrë, domethënë të ndërtonin marrëdhënie me Ukrainën pa kthyer kokën nga Moska. Ukraina po bashkëpunon në mënyrë aktive me NATO-n, duke u përpjekur të arrijë standardet e duhura dhe, natyrisht, synon t’i bashkohet Aleancës kur për këtë të plotësohen kushtet e nevojshme objektive. Rusia është e shqetësuar për perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Natyrisht, ekziston një e drejtë e tillë. Asaj, i janë shtuar, kontaktet e fundit, qoftë drejtpërdrejt ose edhe tërthorazi, të udhëheqjes ruse me përfaqësues të udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Ukraina është e interesuar të vazhdojë negociatat përkatëse dhe dëshiron që për Ukrainën të mos negociohet pa praninë e saj.

-Disa raunde bisedimesh diplomatike midis Rusisë dhe SHBA-së dhe NATO-s janë mbajtur po pa sukses. Ka filluar tashmë një luftë virtuale me deklarata e kundërdeklarata, kërcënime, sanksione, në emër të një sulmi të mundshëm ndaj Ukrainës nga Rusia. Duket në fakt se e gjithë kjo retorike  po e shmang zgjidhjen diplomatike duke shkuar vërtet drejt një përplasje ushtarake. A janë ezauruar të gjitha  format diplomatike për të gjetur një zgjidhje  paqësore?

Ne qëndrojmë për një zgjidhje diplomatike. Ne qëndrojmë për negociata, pavarësisht sa të gjata mund të duken, sepse e kuptojmë mirë vlerën e jetës njerëzore dhe të gjitha rreziqet e konfliktit ushtarak. Nderkohë, më 24 janar, në shenje të solidaritetit me Ukrainën, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bohdan Aurescu, propozoi, që të mbahet në Kiev, mbledhje e  Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Ju e dini se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së është organi më i lartë i Bashkimit Evropian, i cili miraton vendime të përbashkëta faktike dhe formon një qëndrim të bashkuar të shteteve anëtare për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Ukraina e mbështet një iniciativë të tillë dhe do të mirëpresë ministrat e jashtëm të BE-së në Kiev.

-Krahas bisedimeve diplomatike, njëkohësisht kemi dhe rritje të armatimeve. Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkurt, për të cilat perëndimi thotë se janë pjesë e përgatitjeve për një pushtim të Ukrainës. Ndërkohë, Kievi ka marrë armatime nga Britania e Madhe, SHBA, etj. Duket se po punohet paralelisht mes diplomacisë dhe matjes së forcës nëpërmjet  fuqisë ushtarake. Përse ky nxitim?

Faktori i grumbullimit të armëve ka një karakter shumë serioz. Por kjo nuk ka të bëjë as me Ukrainën, por me sigurinë botërore, pasi bëhet fjalë për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e Bjellorusisë. Ukraina merr armë nga partnerët e saj të huaj sepse bëhet fjalë për një kërcënim real nga një shtet jashtëzakonisht i fuqishëm, siç është Rusia, dhe Ukraina është e vetëdijshme për diferencën për sa i përket gatishmërisë së saj për sigurinë ushtarake, në rastin e skenarit më të keq. Megjithatë, po e përsëris, si diplomat shpresoj në një zgjidhje diplomatike të këtij problemi të vështirë.

-Gjithsesi duket se Europa nuk është ende e bindur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, duke marrë parasysh refuzimin e Gjermanisë për të dërguar armatime në Kiev. Si mund ta kuptojmë këtë lëvizje nga ana e Gjermanisë. A do të kemi unifikim të Evropës përballë tensioneve Moskë-Kiev?

Evropa gjithashtu përbehet nga një grup vendesh me përvoja të ndryshme historike dhe në një farë mënyre, ka qasje të ndryshme ndaj interpretimit dhe mënyrave të zgjidhjes së një problemi të caktuar ndërkombëtar. Gjermania është një nga shtetet më të fuqishme evropiane, pozicioni i së cilës duhet të merret parasysh në një mënyrë ose në një tjetër. Gjermania ka rezervat e veta për transferimin e llojeve të armëve në Ukrainë, bazuar në përvojën e saj historike dhe vizionin politik. Duke folur me sinqeritet, ne do të dëshironim të dëgjonim një zë nga Evropa dhe që ai të ishte vendimtar. Do të ishte e dobishme për të gjithë. Në të njëjtën kohë, Gjermania po bashkëpunon në mënyrë shumë konstruktive me Ukrainën në formatin e një iniciativë të re ndërkombëtare, “Platforma e Krimesë”.

-Shqipëria është shprehur për pozicionin e qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, gjithashtu Kosova është shprehur se qëndron krah Ukrainës, megjithëse ende nuk është njohur si shtet nga Ukraina. Kur do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur Ukraina?

I jemi mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen e saj të integritetit territorial dhe sovranitetit e Ukrainës. I jemi mirënjohës Shqipërisë për pozicionin e saj të qartë në mbështetje të Ukrainës në të gjitha organizatat ndërkombëtare me ndikim. Pas bashkëpunimit tonë konstruktiv me Shqipërinë gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE-në në vitin 2020, ne presim shumë të njëjtin bashkëpunim konstruktiv gjatë anëtarësimit jo të përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili filloi në vitin 2022.

Çështja e Kosovës është me vete, një çështje e vështirë, sidomos për shtetet që kanë të ashtuquajturat probleme territoriale. Ne nuk e barazojmë çështjen e njohjes së Kosovës me problemin tonë të Krimesë së aneksuar, por në dimensionin politik këto dy tema janë të lidhura. Mendoj se çështja e njohjes së Kosovës nuk është e momentit. Po i monitorojmë nga afër përpjekjet e partnerëve evropianë dhe amerikanë për të ndërtuar një dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, ne e kuptojmë edhe rëndësinë strategjike të Kosovës për shtetin shqiptar.

-Dhe së fundi cila është pritshmëria e Ukrainës ndaj Shqipërisë në këtë konflikt?

Shqipëria mbështet Ukrainën si në këtë konflikt, por edhe në tërësi. Të mos harrojmë se çdo votë është e rëndësishme për ne, le të themi, kur votohet njëra ose tjetra rezolutë ukrainase në organizatat ndërkombëtare. Dhe në këtë drejtim, ne shpresojmë tek një Shqipëri mike. Marrëdhënia jonë po zhvillohet në sensin e partneritetit. Më parë, Ukraina i dha të gjithë ndihmën e mundshme Shqipërisë për të kapërcyer efektet pas tërmetit shkatërrues. Ne e kuptojmë se edhe Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Ukrainën. Shpresoj se bashkëpunimi ynë i suksesshëm dhe zhvillimi konstruktiv do të jetë përgjigja ndaj të gjitha pyetjeve.

Faleminderit!

Argumentum.al

©  2022 Argumentum

Tags: ALbaniaArgumentumGjermaniMarjana DodaRusiaSHBAukrianavolodymir shkurov

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
INTERVISTË

100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

21 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa takohet me Presidentin Zelensky: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

9 Korrik, 2025

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë u rrit me 0.1% në qershor, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 3.6%  

9 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme: Kina do të punojë me të gjitha palët për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut 

9 Korrik, 2025

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik, 2025

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

9 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.