• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

  • POLITIKË

    Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

    Dita e Alfabetit, Rama takohet me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva

    Kryeministri Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese,

    PS intensifikon përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, Rama riorganizon strukturat në Tiranë

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

  • SOCIALE / KULTURË

    Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Menduan se Rama do të rrëzohej

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

    Shqipëri–Maqedoni e Veriut, nis nesër sistemi “One Stop Shop”/ Rama dhe Mickoski prezantojnë kontrollin me një ndalesë

    RMV/ Presidentja Siljanovska-Davkova uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA

1 Prill, 2023
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësuar si një arritje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por fakti që ajo nuk është nënshkruar dhe retorika e udhëheqësve të dy vendeve që nuk kanë shfaqur në thelb ndonjë ndryshim qëndrimesh për çështjet më të mprehta, kanë krijuar paqartësi lidhur me ecurinë e mëtejshme. Ndërsa afrohet një takim i kryenegociatorëve javën e ardhshme, analistët bien dakord se që kjo marrëveshje të jetë e suksesshme, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol qendror. Por siç njofton kolegia Keida Kostreci, ata theksojnë se sfidat vazhdojnë të mbeten.

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se marrëveshja për rrugën e normalizimit është si kritike ashtu edhe e brishtë dhe për këtë arsye ajo kërkon gjithë mbështetjen e mundshme.

“SHBA dhe BE ndajnë përgjegjësi dhe nuk mund të distancohen nga kjo marrëveshje dhe nuk mund të drejtojnë gishtin vetëm nga Serbia dhe Kosova, të cilat natyrisht kanë përgjegjësi kritike, por Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë përgjegjësi shumë të rëndësishme pas kësaj marrëveshjeje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Joseph thotë se dështimi do të kishte pasoja të rënda.

“Nëse kjo marrëveshje dështon, do të ishte një dështim i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe do të ishte një fitore për Rusinë dhe Kinën, nuk di si ta bëj më të qartë se kaq”, thotë ai.

Dr. Majda Ruge, eksperte e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë bie dakord se roli i Perëndimit është kritik.

“Prandaj unë mendoj se nëse nuk shohim një ndryshim drastik në nivelin e monitorimit të presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara veçanërisht ndaj Serbisë, nuk mendoj se do të shohim shumë lëvizje përpara”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Si SHBA edhe BE-ja theksojnë se marrëveshja është shumë rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të të dyja vendeve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Senatori Chris Murphy tha se Uashingtoni dhe Brukseli do të vazhdojnë ta bëjnë të qartë se do të jetë shumë e vështirë për cilindo vend që t’u bashkohet atyre organizatave, nëse nuk tejkalohen dallimet ndërmjet palëve.

Por ai tha se në fund të fundit vendimi u takon udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Beogradit që të zbatohet kjo marrëveshje. Nuk mendoj se është një politikë e mirë për fuqitë ose entitetet e jashtme që t’i detyrojnë vendet të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë ose mendojnë se nuk është në interesin e tyre më të mirë. Kështu që unë nuk e shoh këtë si një çështje që Shtetet e Bashkuara ofrojnë stimuj dhe pasoja. Kjo thjesht nuk është e dobishme sipas mendimit tim”, tha ai.

Zoti Joseph nuk është dakord.

“Ky është gabim i madh. Dhe unë jam vërtet i zhgënjyer kur dëgjoj zyrtarë shumë të mprehtë dhe të aftë si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të përdorin këtë retorikë standarde, që takon palëve, është në dorën e palëve. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Thjesht nuk është e vërtetë. Kjo marrëveshje quhet propozim i BE-së dhe aty ka detyrime për BE-në dhe SHBA e ka nxitur atë. Nuk duhet të ketë një retorikë të tillë”.

Sipas zonjës Ruge, varet nga interpretimi nëse marrëveshja mund të konsiderohet sukses.

“Pyetja është se cili skenar duket më realist: a bëhet fjalë për dështim, duke pasur parasysh retorikën e udhëheqësve veçanërisht të Aleksandar Vuçiçit, i cili në thelb ka thënë se kjo marrëveshje nuk është arritur, apo duhet marrë për bazë interpretimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, sipas së cilit tani që është bërë pjesë e kornizës së negociatave (të BE-së), kjo do ta shtyjë në mënyrë të pashmangshme Serbinë të angazhohet në përmbushjen e këtyre dispozitave?”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Prof. Joseph thotë se Perëndimi duhet gjithashtu që të veprojë me vendosmëri për t’u dhënë fund mëdyshjeve nëse marrëveshja është e detyrueshme ose jo.

“BE-ja duhet ta elimimojë këtë paqartësi dhe mund ta bëjë këtë shumë thjesht, duke e regjistruar këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara”, thotë ai.

Zoti Joseph thotë se në këtë mënyrë eliminohen hijet e dyshimit për respektimin e detyrimeve nga të gjitha palët dhe përveç kësaj, do të ishte një sinjal inkurajimi për Kosovën.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse Kosova ka hapin e parë, hapin e madh, një hap vendimtar për të marrë dhe që siç e kam thënë është në fakt i parakohshëm, por është një detyrim dhe ky është formimi i këtij vetëmenaxhimi apo Asociacioni, siç është quajtur me të dyja emërimet. Pra, është shumë e rëndësishme t’i jepet besim dhe një shtysë Kosovës e cila ka obligimet e para”.

Asociacioni është një nga pikat më të nxehta të debatit mes dy vendeve dhe përpjekjeve të perëndimorëve. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e konsideron atë një përparësi, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se nuk do të lejojë kurrë krijimin e një entiteti me bazë etnike, apo një autonomi territoriale.

Dr. Ruge thotë se ka një arsye se pse kryeministri Kurti nuk ka ndonjë nxitim që t’i ofrojë Serbisë konstruktin institucional të Asociacionit të Komunave që mund të dëmtojë aftësinë e Kosovës për të funksionuar.

“Sepse ai ndoshta nuk po sheh ndonjë sinjal se kjo do të sjellë ndonjë gjë në këmbim, ndoshta nuk sheh që Kosova do të marrë ndonjë gjë para se të angazhohet për një hap të tillë”.

Një nga synimet kryesore të Kosovës është heqja e pengesave nga Serbia për një njohje më të gjerë, një sinjalizim për njohje de facto edhe pse jo de jure (që Beogradi të paktën publikisht nuk ka dhënë shenja se po e bën) dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se zbatimi i marrëveshjes do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Supozimi është se nëse Serbia bie dakord, që edhe pa e njohur Kosovën, të mos përpiqet që të tjerët ose ta bllokojnë atë të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, ose nëse në një farë mënyre nuk pengon njohjen ose lobimin kundër njohjes së të tjerëve, kjo mund të realizohet. Por më duhet të them se nuk jam ende optimiste në këtë drejtim”, thotë ajo.

Zoti Joseph thotë se është i zhgënjyer me qëndrimet e vendeve mosnjohësve pas kësaj marrëveshjeje.

“Sugjerimi im për t’u dhënë atyre një shtysë është që Ukraina duhet ta njohë Kosovën dhe kjo do ta transformojë të gjithë çështjen”, thotë ai.

Ndërsa presidenti Vuçiç që i jep përparësi Asociacionit, kryeministri Kurti ka thënë se urgjencë e zbatimit sipas marrëveshjes është vetëm çështja e personave të zhdukur me forcë.

Mbi një mijë e 600 vetë rezultojnë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse diplomacia perëndimore po e përqendron vëmendjen tek e ardhmja e marrëdhënieve, vetëm disa ditë më parë përvjetori i fushatës së NATO-s, ringjalli kujtime të ndryshme për dy vendet.

Profesor Joseph thotë se shumë diplomatëve që shkojnë në rajon u pëlqen të thonë shprehjen “mos mendoni për të kaluarën, thjesht shikoni të ardhmen”, por shton se kjo është diçka shumë jorealiste.

“Mund ta imagjinosh ta thuash këtë në Ukrainë pas luftës? Imagjino edhe pesë, 10 vjet, 20 vjet pas luftës, a mund ta imagjinosh të shkosh në Ukrainë dhe të thuash ‘thjesht harro të kaluarën dhe shiko nga e ardhmja me Rusinë’?

Ai merr shkak për komentet e tij nga një shprehje e ngushëllimeve e ambasadorit amerikan në Beograd Chris Hill, për viktimat serbe të bombardimeve të NATO-s, çka nga ana njerëzore siç thotë ai, është e kuptueshme.

“Ambasadori Hill përdori saktësisht të njëjtat fjalë që përdori Joe Biden kur ishte nënpresident kur shkoi në Beograd në vitin 2016. Pse është ky një problem? Sepse shtatë vjet më vonë shohim që fjalët e nënpresidentit Biden nuk patën asnjë ndikim në Serbi. Thjesht Vuçiç dhe të tjerët thanë “faleminderit shumë, ne jemi viktimat””, tha ai.

Ndërsa zoti Joseph mendon se secila nga palët duhet mbajtur përgjegjëse, ai kujton se ish-presidenti Hashim Thaçi tani është në Hagë, bashkë me ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që nga qytetarët e vendit shihet si vënie e shenjës së barazimit me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës./VOA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Kurrë më errësirë mediatike: Ka ardhur koha për një Kartë të re Evropiane për të Drejtat Ekonomike dhe Profesionale të Gazetarëve

23 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një moment historik i bashkimit kombëtar

22 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Studentët krijojnë “Lëvizjen Studentore Kombëtare”, synojnë organizimin në universitetet e Shqipërisë

21 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurrë më errësirë mediatike: Ka ardhur koha për një Kartë të re Evropiane për të Drejtat Ekonomike dhe Profesionale të Gazetarëve

23 Nëntor, 2026
Johann Wadephul, German Minister of Foreign Affairs, speaks at the 72nd Annual Session of the NATO Parliamentary Assembly. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjermania zotohet të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s, deklaron ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

23 Nëntor, 2026

BE thellon përplasjen me Moskën, propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga bankat dhe energjia te sporti dhe kultura

23 Nëntor, 2026

Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

23 Nëntor, 2026

Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

23 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.