Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë të premtën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Shoigu, e para që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, tha Pentagoni.
Sekretari Austin ka bërë disa përpjekje për të folur me Ministrin rus të Mbrojtjes Shoigu që nga fillimi i agresionit gati tre muaj më parë, por zyrtarët thanë se Moska nuk kishte shfaqur interes.
Zoti Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të komunikimit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Situata në Ukrainë ishte ndër temat e diskutuara nga ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin në telefon, tha të premten ministria ruse e mbrojtjes thote agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu pati bisedime telefonike me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin me iniciativën e palës amerikane. Palët diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë,” tha ministria.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha më herët se ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu dhe shefi rus i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov po refuzonin të flisnin me shefin e Pentagonit Lloyd Austin dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të SHBA Mark Milley.