Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka ftuar të mërkurën liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë informale.
Para takimit, Borrell mbajti një fjalim ku shprehur rëndësinë e rajonit në politikat e jashtme të BE-së.
Pjesëmarrës në darkën në Bruksel janë: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Përfaqësuesi i Lartë i BE theksoi se “Ballkanin Perëndimor mbetet prioriteti ynë strategjik”.
“Lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan, tani është në Ukrainë dhe sot do të jetë një rast i mirë për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit, një luftë ilegale kundër popullit ukrainas dhe kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Borrell.
Ai tha se dëshiron të diskutojë me “partnerët tanë më të afërt, gjashtë liderët ballkanikë se si mund t’i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte”.
“Si gjithmonë unë jam i etur të dëgjoj për shqetësimet e këtyre liderëve, duke pasur parasysh këtë situatë dhe mënyrën se si ta trajtojmë ndikimin negativ në luftën e Putinit për ushqimin, energjinë dhe stabilitetin në kontinentin tonë të përbashkët”, u shpreh ai.
/Argumentum.al