Zoran Meter-geopolitika.news[i]
- Presidenti i parë kroat dr. Franjo Tugjman, duke përshkruar kushtet e ndërlikuara gjeopolike në botë në fillim të viteve 90-të, në një rast tha bukur e mirë – po e perifrazoj, “jetojmë pikërisht në këtë dhe në një botë të këtillë, ajo nuk është e përkryer dhe ne nuk mund të ndikojmë në të por duhet të adoptohemi, sepse rrugë tjetër dhe më të mirë nuk kemi…”
- Ishte për të ardhur keq të ndiqje mediat e linjës së mesme europiane dhe amerikane si dhe rrjetet shoqërore përkatëse në ditët para shkuarjes së Trumpit në Kinë. Sipas deklaratave të tyre, por edhe të shumë politikanëve – konkludohej në mënyrë logjike se dialogu mund të nisë vetëm atëherë kur palët e kundërvëna njëra tjetrës kanë të njëjtin mendim, domethënë kur ekziston njëmendimshi politik! Kjo është gjithsesi absurd i plotë.
- Që gjërat të jenë akoma më keq, aktivitetet diplomatike tashmë janë reduktuar në zero, dialog real dhe frytdhënës mes vendeve në konflikt ose rivale nuk ka e për këtë e ardhmja duket e zymtë.
- Vështirë të besohet se Berlini, Parisi, Londra dhe Kievi nuk mundnin t’a dinin se sulmet shkatrrimtare ukrainase në urën e Krimesë do të shkaktonin një efekt plotësisht të kundërt me atë të cilin e duan formalisht: që të detyrojnë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve – dhe kjo nën kushtet e tyre. Pyetja që shtrohet në këtë rast është, përse atëherë u miratua ai sulm?
- Ndodh shpesh që e vërtëta të intepretohet në mënyra të ndryshme, por ndodh jo rrallë që vendet e fuqishme e anashkalojnë atë plotësisht kur kjo është në interesin e tyre. Në fund, heret apo vonë, në situata si kjo e cila është krijuar edhe në Europë gjithçka reduktohet në argumentin e forcës. Se kush është në pozitë më të mirë kur vjen puna të fuqia ushtarale mes Europës dhe Rusisë, këtë gjykojeni vetë. Por, sikur NATO-ja të mos frikësohej nga pariteti rus bërthamor me Shtetet e Bashkuara prej kohësh do të ishte angazhuar direkt në Ukrainë, duke patur parasysh fuqinë shumë më të madhe konvencionale në krahasim me atë ruse.
- Nëse e gjitha kjo që po ndodh nuk është mjaftueshëm e qartë, nuk është më sinjal, por paralajmërim se cila është gjendja në kontinentin tonë të shpënë në gjendjen e përndezjes dhe që nisja e dialogut mes Europës dhe Rusisë pa vendosur kurrfarë parakushtesh është domsdoshëmria e vërtetë – atëherë me ata të cilët mendojnë të kundërtën – vërtetë diçka nuk shkon mirë.
- A i’a vlen të nisë një dialog serioz mes Europës dhe Rusisë – padyshim proces afatgjatë, plot e përplot ndoshta edhe me kompromise të dhimbshme për të dyja palët – apo duhet të vazhdohet me rrugën e tanishme e cila nuk të shpie askund, domethënë në asgjë, në të cilën të gjithë ne nuk erdhëm me vullnetin tonë por me vullnetin e Zotit?
Samiti tresh në qytetin kinez Shenzen (Shenzhen) do të thotë aktivizimi i asaj që kam thënë prej kohësh se heret apo vonë një gjë e tillë duhej të ndodhte.
Pra, trekëndëshi kryesor global gjeopolitik ShBA-Rusi-Kinë vendosi t’i marrë gjërat në dorë, sepse gjendja në botë vërtetë që është shpënë buzë kaosit (mes tjerash edhe me veprimtarinë e vetë atyre, por jo vetëm të atyre), e cila mund të ndikojë tejet negativisht madje edhe katastrofikisht edhe në interesat e tyre kombëtare. Nga ana tjetër, të tre këto shtete – fuqitë kryesore bërthamore, kanë edhe përgjegjësinë më të madhe për sigurinë në botë – dhe ky është fakt nga i cili nuk kemi si ikim, megjithëse një gjë të tillë ndoshta edhe e dëshirojmë, duke patur parasysh shumë gjëra të këqija që na ndodhën në shekullin e 20-të e deri tani ndodhën nën shkopinjtë e tyre të dirigjimit.
Atë që po përpiqen të bëjnë këtë kohë të tri fuqitë – dhe e cila ishte edhe thelbi i takimit të tre liderve Donald Trump, Vladimir Putin dhe të zotit të shtëpisë Xi Jinping – është të gjejnë disa forma të caktuara bashkëpunimi, mbi të gjitha në sferën e sigurisë strategjike, dhe e gjitha kjo në mënyrë që të parandalojnë, para së gjithash shpërthimin e luftës mes tyre e cila shumë shpejt dhe në mënyrë të pandalshme do të rritej në bërthamore, pasojat katastrofike të së cilës nuk do të mbeteshin vetëm në kuadrin e territoreve të tyre.
Të kuptohemi qysh në fillim. Brenda këtij trekëndëshi nuk ka kurrfarë dashurie reciproke (nëse dëshirohet të parandalohet lufta reciproke për dashurinë këtu nuk kemi përse të flasim), por edhe as nga dëshira për njëfarë drejtimi të përbashkët të planetit tonë. Për diçka të tillë, nga ana tjetër, nuk ekzistojnë më kurrfarë kushtesh në këtë botë të fragmentuar më shumë se kurrë më parë, me praninë e një morie shtetesh të reja dhe mjaftueshëm të fortë të cilët kërkojnë vendin e tyre nën diell. Pra, është fjala për njohjen e domosdoshmërisë (ndoshta kjo njohje erdhi me vonesë, këtë do t’a shohim në fund) për ndërmarrjen e diçkaje më serioze, sepse bota nuk po ecën në drejtimin e duhur të mirë. Dhe ka kohë që një gjë e tillë nuk është më prirje, por proces, i cili çdo ditë e më tepër fiton shpejtësi. Ndërkohë, që gjërat të jenë akoma më keq, aktivitetet diplomatike janë reduktuar në zero, dialog real dhe frytdhënës mes palëve në konflikt dhe vendeve rivale nuk ka, e për këtë e ardhmja duhet e zymtë.
Më fjalë të tjera, treshja kryesore e cila udhëheq trekëndëshin e lartpërmendur gjeopolitik, neve ndoshta nuk na pëlqen. Por ndjesitë tona subjektive nuk kanë rëndësi sepse nuk ndikojnë në asgjë. Sikurse presidenti i parë kroat dr. Franjo Tugjman, duke përshkruar kushtet e ndërlikuara gjeopolike në botë në fillim të viteve 90-të, në një rast tha bukur e mirë – po e perifrazoj, “jetojmë pikërisht në këtë dhe në një botë të këtillë, ajo nuk është e përkryer dhe ne nuk mund të ndikojmë në të, por duhet të adoptoehmi, sepse rrugë tjetër dhe më të mirë nuk kemi…”
“Kuptohet vetvetiu, se duke bërë një politikë të këtillë e cila është e orientuar në përfitim të njeriut kroat, popullit kroat, duhet pa ashtu të mbajë parasysh se jemi pjesë e kësaj bote kështu si është, se ne nuk mund t’a ndryshojmë botën, por po ashtu mund të kontribuojmë që kjo botë të jetë e tillë që të mbajë parasysh edhe interesat kombëtare të popujve të veçantë, dhe jo vetëm për një shoqëri të lirë, gjë që do të thotë gjithmonë në interesin e atyre të cilët kanë disa kërkesa ideore, politike ose imperialiste” – tha dr. Tugjmani i cili e dinte mirë se për çfarë fliste. Dhe, pikërisht, asgjë, qysh atëherë e deri tani, nuk ka ndryshuar. Për më shumë! Vetëm është vërtetuar vërtetësia e plotë e fjalëve të tij.
Mbi analizën e vetë samitit do të flas gjërësisht në analizën e rregullt të javësh së ardhshme, por tani për tani po shkruaj vetëm për atë që që është më e rëndësishme në kuptimin e pasojave të tij.
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe bisedojnë mbi mundësinë e takimit me Rusinë
Media amerikane Bloomberg, bazuar në burimet e saj, informoi dje se tre vendet kyçe europianoperëndimore – Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, po bisedojnë mes tyre mbi mundësinë e mbajtjes së një takimi me Rusinë në Moskë.
Para pak kohësh një këshilltar për sigurinë kombëtare të njërit prej këtyre vendeve bisedoi me ndihmësin e Vladimir Putinit për politikën e jashtme Jurij Ushakovin, me qëllim marrëveshjen për mbajtjen e takimit. Ushakovi propozoi mbajtjen e takimit në kryqytetin rus- Moskë.
Gjatë konferencës për media pas samitit tresh në periferinë e samitit të Bashkëpunimit eckonomik Azi-Pacifik (APEC), presidenti rus tha se Moska, nëpërmjet kanaleve diplomatike, u ka bërë thirrje europianëve që të vinë në Rusi dhe të paraqesin qëndrimet e tyre mbi sigurinë në rajon.
“Duhet të kuptojmë se çfarë do të sjellin europianët në këto bisedime. Për këtë i kemi ftuar europianët, nëpërmjet kanaleve diplmatike, të vinë në Moskë në mënyrë që të vërtetojnë qëndrimet e tyre”, tha udhëheqësi rus.
Në këtë rast do të thoja këtë: njëfarë dialogu ndoshta do të nisë, sepse duket qartë se “të gjithëve u ka ardhur uji deri në fyt”. Është punë tjetër se me çfarë do të rezultojë ky dialog.
Megjithatë, ishte për të ardhur keq të ndiqje mediat e linjës së mesme europiane dhe ato amerikane si dhe rrjetet shoqërore përkatëse në ditët para shkuarjes së Trumpit në Kinë. Sipas deklaratave të tyre, por edhe të shumë politikanëve qëndrimet dhe interesat e të cilëve në realitet lihen mënjanë (harrojeni famën mbi mediat e pavarura nëse janë të mëdha dhe me ndikim), si dhe të një sërë rrjetesh shoqërore – është e logjikshme të konkludohet se dialogu mund të nisë vetëm atëherë kur palët e kundërvëna njëra tjetrës kanë të njëjtin mendim, domethënë kur ekziston njëmendimshi politik(për politikën e jashtme)! Ky është gjithsesi absurd i plotë, i cili nuk është parë as në kohët kur në botë ende sundonin perandoritë dhe mbretëritë antike sado antagoniste që të ishin mes tyre.
Për këtë edhe është krijuar situata në të cilën prej kohësh kam pas folur në analizet e mija: se, nëse Europa nuk pranon dialog me Rusinë – liderët e shteteve të tyre në fund të fundit do të flasin me veten, ndërsa “çunat e fortë” – tejet larg domenit të ndikimit të tyre, do t’a bëjnë vetë lojën dhe do të përcaktojnë kuadrin e marrëveshjeve të ardhshme.
Shkatërrimi i urës së Krimesë dhe pasojat
Shkatërrimi i urës së Krimesë (jo i plotë por me dëmtim të madh të konstruksionit të saj rrugor ndërsa ajo hekurudhore ka kohë që është vënë jashtë funksionit) ishte akt të cilin ushtria ukrainase e kreu me synim të minonte samitin tresh në Kinë dhe poshtërimin e Putinit para syve të dy udhëheqësve të tjerë të shteteve më të fuqishme të botës. Këto nuk janë fjalët e mia por në këtë kontekst janë thënë nga kreu i shtetit të Ukrainës. Njëkohësisht Volodimir Zelenski tha se goditjet ndaj urës së Krimesë janë realizuar si përgjigje ndaj goditjeve ruse në urat ukrianase, para së gjithash atyre në Kiev.
Sjell në kujtesë, se paraprakisht Ukraina dhe Europa shpesh kanë paraqitur kërkesa për ndërprerje zjarri, para së gjithash ato që kanë të bëjmë me sektorin energjetik dhe me transpotin detar në detin e Zi.
Të gjithë sulmet në thellësi të Rusisë bëhen me qëllimin që Putini të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve – sikurse pa ndërperje përsëritet dhe intepretohet nga metropolet krysore europiane dhe jo vetëm në Kiev.
Megjithatë, vështirë të besohet se Berlini, Parisi, Londra dhe Kievi nuk mundnin t’a dinin se sulmet shkatrrimtare ukrainase në urën e Krimesë (e cila është njëkohësisht edhe simbol dhe objekt kryesor strategjik i rusëve, si edhe krenari e vetë Putinit sepse përbën kulmin e triumfit të tij pasi Gadishulli i Krimesë, sikurse duan të vënë në dukje në Moskë- përfundimisht u kthye në port rus) do të shkaktonin një efekt plotësisht të kundërt. Se do ta zemëronin Putinin dhe rusët e zakonshëm të cilët ka kohë që kërkojnë goditje akoma më të fuqishme dhe më të vendosura kundër Ukrainës dhe jo vetëm kundër saj, por edhe kundër atyre të cilët e mbështesin – edhe ushtarakisht edhe financiarisht.
Qysh në konferencën e lartpërmendur për mediat në Shenzen, Putini premtoi sulme “të mëdha dhe të dhimbshme” në Ukrainë në përgjigje të sulmit mbi urën e Krimesë. Për më shumë! Tha se me Këshillin e Sigurisë së Rusisë ka biseduar për ndërprerjen e mundshme të luftës “në një sërë fushash” (mes tjerash edhe ato që kërkoi Europa dhe Ukraina në sferën e energjetikës dhe të lundrimit në Detin e Zi), duke kërkuar nga antarët e tij që t’a shqyrtojnë një mundësi të tillë. Megjithatë, pas sulmeve kundër urës së Krimesë, Rusia nuk do të bisedojë më për ndërprerjen e luftës – u shpreh Putini, por këto sulme do të jenë akoma më të mëdha.
Një gjë e tillë edhe ndodhi. Rusia filloi sulme ajrore të papara me raketa balistike dhe dronë në kryeqytetin Kiev, përfshirë edhe tri ura në të dy brigjet e qytetit, por edhe në shënjestra të shumta të rëndësishme në mbarë territorin e Ukrainës.
Pra, Putini i shfrytëzoi sulmet kundër urës së Krimesë si argument përse Rusia tani përfundimisht nuk do të pranojë ndërprerjen e zjarrit.
Për këtë mund të shtrohet pyetja, cili ishte qëllimi i vërtetë i sulmit mbi urën e Krimesë i cili me siguri nuk është realizuar pa, jo vetëm dijeninë, por edhe miratimin e fuqive kryesore europiane të cilat mbështesin Ukrainën? Për më shumë që në hapësirën mediatike ruse ka dy ditë që ka shpërthyer lajmi se në këtë sulm ka marrë pjesë edhe raketa e re hollandeze RUTA e cila, me ndihmën e sistemit të navigimit britanik, ka arritur në shënjestër. Disa analistë afër Kremlinit shprehen se në këtë rast kemi të bëjmë me sulm direkt të aleancës së NATO-s kundër Rusisë pavarësisht faktit se sulmin e realizioi ushtria ukrainase.
Politikanët perëndimorë kanë mendim ndryshe mbi sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë, po kështu edhe për këtë. Ata e pranojnë se e furnizojnë Kievin me raketa dhe dronë, me konstatimin se deri tani raketat dhe dronët të cilët përdoren gjithnjë e më shumë vinë nga fabrikat prodhuese në Ukrainë, ndërsa vendet europiane ndihmojnë në nisjen e prodhimit. Me fjalë të tjera në këtë rast mendojnë se me këtë nuk shkelin asnjë të drejtë, gjë të cilën Moska mund t’a shfrytëzojë si akuzë për pjesëmarrje direkte në luftën kundër Rusisë në mënyrë që kjo e fundit të ndërmarrë kundërmasa luftarake kundër këtyre vendeve. Vetëm ndihmojmë një shtet sovran i cili përballet me një invazoion brutal nga pala tjetër, e cila është një shtet shumë më i madh dhe më i fuqishëm – dhe këtë do të vazhdojmë t’a bëjmë derisa të jetë nevoja – është parulla më e dashur e zyrtarëve europianë këto vitet e fundit.
Megjithatë, e drejta është e drejtë. Ndodh shpesh që e vërtëta të intepretohet në mënyra të ndryshme, por ndodh jo rrallë që vendet e fuqishme e anashkalojnë atë plotësisht kur kjo është në interesin e tyre. Në fund, heret apo vonë, në situata si kjo e cila është krijuar edhe në Europë, gjithçka reduktohet në argumentin e forcës. Se kush është në pozitë më të mirë kur vjen puna të fuqia ushtarale mes Europës dhe Rusisë, këtë gjykojeni vetë. Por, sikur NATO-ja të mos frikësohej nga pariteti rus bërthamor me Shtetet e Bashkuara prej kohësh do të ishte angazhuar direkt në Ukrainë, duke patur parasysh fuqinë e saj shumë më të madhe konvencionale në krahasim me atë ruse.
Deklarata tjera të Putinit
Putini deklaroi pardje se Rusia nuk do të bëjë lëshime në lidhje me kërkesat e saj territoriale. Rusia, tha ai më tej, i ka pas pranuar propozimet e Trumpit në Ankorixh, e një gjë të tillë tani duhet t’a bëjë edhe Ukraina. Këto propozime bëjnë thirrje për tërheqjen e trupave ukrainase nga Donbasi dhe, vetëm pas kësaj, armëpushim i plotë.
Gjithashtu deklaroi se, nëse Ukraina pranon “kushtet e Ankorixhit”, luftimet do të ndërpriten.
Putini deklaroi se amerikanët këmbëngulin në pjesëmarrjen e Europës në negociata, por kanë propozuar edhe përfshirjen e garancive të sigurisë për Ukrainën në kontekstin më të gjërë të sigurisë europiane pas luftës.
Tha se është dakord me këtë qëndrim, meqënëse për sigurinë në Europë duhet biseduar para të gjithëve me europianët. Megjithatë, sipas fjalëve të Putnit, nga Europa nuk po vinë kurrfarë propozimesh përveç atyre që dukshëm janë të papranueshëm për Rusinë (si puna e vendosjes së forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit dhe/ose pranimin e Ukrainës në NATO.
Tha se nëpërmjet kanaleve diplomatike u ka dërguar ftesë europianëve që të dërgojnë emisarët e tyre në Moskë në mënyrë që të bisedojnë për rrugët e mundshme të zgjidhjes paqesore dhe, mbi bazën e këtij rezultati, vendimin për pjesëmarrjen e mëtejshme të Europës në negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Putini hodhi poshtë me ashpërsi raportet e para pak kohëve të mediave perëndimore se Moska ka kërkuar nga NATO-ja të tërheqë trupat e saj nga vendet europiano-lindore, sikurse ka pas kërkuar në prag të nisjes së luftës në Ukrainë. Tha se situata globale ka ndryshuar dhe se duhet nisur nga realiteti dhe se disa nga kërkesat e atëhershme tashmë nuk janë të rëndëishme.
Moska, një ditë më parë, deklaroi se dëshiron të ketë garanci me shkrim nga NATO se Moldavia dhe Ukraina nuk do të pranohen në aleancën veriatlantike.
Konkluzion
Nëse e gjitha kjo që po ndodh nuk është mjaftueshëm e qartë dhe, jo më sinjal, por paralajmërimi se cila është gjendja në kontinentin tonë të shpënë në gjendjen e përndezjes dhe që nisja e dialogut mes Europës dhe Rusisë pa vendosur kurrfarë parakushtesh është domsdoshmëri e vërtetë – atëherë me atë atë që mendojnë të kundërtën – vërtetë diçka nuk shkon mirë.
Por për këtë paralajmëroj edhe për diçka. Në ShBA ekzistojnë që ç’ke me të rryma të cilat nuk do të kishin asgjë kundër që në Europë të lindë kaosi i luftës, natyrisht me kushtin që të mos zgjerohet në Shtetet e Bashkuara. Për këtë rryma kam folur që më parë duke përdorur fjalët e themeluesit të Qendrës analitike Statfor, George Frideman. Ai që në vitin 2015, paralajmëronte nevojën e derdhjes së gjakut europian dhe nisjes nga ana e amerikanëve e “luftërave me intensitet të ulët” në truallin europian, në mënyrë që ShBA-të të mbeten i vetmi garant i sigurisë europiane(i) dhe të ruajnë dominimin e tyre global! Do të shtoja se këto luftëra nuk do të kenë 100 milionë viktima por nuk ka dyshim se do të jenë të shpërndara në tërë Europën. Kujtoj se këto fjalë i ka thënë në kohën kur në Europë befas u forcua përshkallëzimi politik me Rusinë pas revolucionit ukrainas të vitit 2014 dhe pasojave të lëvizjeve ruse si aneksimi i Krimesë dhe ndihma për separatistët në Donbas.
A mos po realizohet pikërisht ky skenar?
Nëse përgjigja juaj është pohuese, vjen më kjo e dyta:
A i’a vlen të nisë një dialog serioz mes Europës dhe Rusisë – padyshim proces afatgjatë, plot e përplot ndoshta edhe me kompromise të dhimbshme për të dyja palët – apo duhet të vazhdohet me rrugën e tanishme e cila nuk të shpie askund, domethënë në asgjë, në të cilën të gjithë ne nuk erdhëm këtu me vullnetin tonë por me vullnetin e Zotit?
[i] https://www.geopolitika.news/analize/geopoliticka-analiza-zorana-metera/blic-analiza-zorana-metera-sto-znaci-trojni-summit-u-kini-za-svijet-europu-ukrajinu-spas-ili-propast/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
© 2026 Argumentum



















































