• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

DASH-i konstaton dobësi në trajtimin e të dënuarve në Shqipëri dhe Kosovë për vepra që lidhen me terrorizmin

1 Dhjetor, 2023
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se gjatë vitit 2022 Shqipëria dhe Kosova shfaqën dobësi në sistemin e drejtësisë dhe trajtimin e të kthyerve nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Në kapitullin për Shqipërinë thuhet se ajo vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2022, duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi al-Hol në Siri dhe duke u angazhuar në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre. Vendi, thuhet në raport, ka miratuar strategjinë kombëtare kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025.

“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri lidhet me përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë për veprime të dhunshme”, theksohet në raport, në të cilin theksohet se nuk pati incidente terroriste të raportuara gjatë vitit 2022 në Shqipëri.

NëShqipëri është i paligjshëm anëtarësimi në një organizatë terroriste, ofrimi dhe pjesëmarrja në trajnime lidhur me terrorizmin, ofrimi i mbështetjes materiale, përfshirë financimin për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrja në një ushtri të huaj. Raporti thekson se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit ka punuar ngushtë me agjencitë amerikane.

Raporti përmend se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka akuzuar dy persona për nxitje dhe propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS, mbështetur në hetimet e kryera nga Njësia Kundër Terrorizmit. Në dhjetor, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi një shtetas iranian me 15 vjet heqje lirie për përgatitjen e akteve terroriste.

Më 28 maj, thuhet në raport, Shqipëria riatdhesoi me sukses 13 shtetas nga kampet në Siri, që ishte riatdhesimi i dytë në një periudhë 12 muajshe gjatë së cilës janë kthyer në vend 38 gra dhe fëmijë.

“Korrupsioni dhe pengesat për shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, bashkërendimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjit në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit”, thuhet në raport në të cilin vihet re se ka vazhduar zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë dhe se 75 për qind e procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë ishte përmbyllur në fund të vitit.

Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe kontrollet për të ndaluar udhëtimin e terroristëve, me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të Shteteve të Bashkuara, thekson raporti.

Ambasada amerikane në Tiranë, thuhet mes tjerash, mbështet përpjekjet e Qendrës Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me një gamë të gjerë programesh ndihme dhe angazhimesh diplomatike, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbutin faktorët që nxisin ekstremizmin e dhunshëm.

Departamenti i Shtetit mbikëqyri zbatimin e një granti të gjashtë për Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili përfshinte angazhimin e klerit me të rinjtë, prindërit e tyre dhe udhëheqësit qytetarë, për t’i larguar të rinjtë nga radikalizimi drejt dhunës, si dhe informimin e tyre për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar dhe tolerancën.

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi përpjekjet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar dhe është duke hartuar një Strategji Kombëtare dhe Plan Veprimi për periudhën 2023-2028.

Kosova ka vazhduar riatdhesimin e shtetasve nga Siria dhe në muajin maj dy shtetas u riatdhesuan në një operacion të përbashkët me qeverinë shqiptare që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. Të dy u akuzuan për vepra terrorizmi.

“Deri më tani Kosova ka riatdhesuar më shumë se 120 shtetas të saj. Rreth 80 shtetas mbetën në kampet apo qendrat e paraburgimit, ose llogariten të zhdukur në fushat e betejës në Siri. Dënimet e shkurtra për vepra të lidhura me terrorizmin në Kosovë vazhduan”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit tërheq vëmendjen se qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, janë objektiva të mundshëm për rekrutim nga organizatat ekstremiste të dhunshme me orientim politik etno-nacionalist apo fetar.

Kuadri ligjor i Kosovës lejon gjerësisht ndjekjen penale dhe burgosjen e individëve të dyshuar për mbështetje të veprimtarive terroriste ose pjesëmarrjen në luftëra të huaja. “Megjithatë, dënimet e shkurtra, lirimi me kusht dhe i parakohshëm si dhe mbikëqyrja e çorganizuar pas lirimit, paraqesin kërcënime për sigurinë”, theksohet në raport.

Gjatë gjithë vitit 2022, thuhet në raport, Kosova ndoqi penalisht shtatë burra dhe një grua të riatdhesuar. “Ndërsa gruaja u dënua me dy vjet heqje lirie me kusht për bashkim me organizatën ISIS, gjykatat e Kosovës i dënuan lulëtarët e riatdhesuar me nga tre deri në katër vjet e gjysmë heqje lirie për organizim dhe pjesëmarrje në veprimtaritë terroriste të ISIS-it”.

Raporti përmend më tej lirimin në muajin qershor në mungesë provash të katër personave, dy nga të cilët të akuzuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në klubet e natës dhe kishat, dhe kundër KFOR-it, dhe dy të tjerët për mos raportim të veprës penale. Aty përmendet edhe ngritja e akuzës ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Ylber Bela, i cili ishte riatdhesuar në muajin maj.

Në raport përmendet edhe ngritja e aktakuzës ndaj katër personave të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin provuar të krijonin struktura organizative për të kryer sulme terroriste në Kosovë duke kontaktuar me një zyrtar të lartë të ISIS-it.

Përgjatë vitit 2022, 11 persona të dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin u liruan nga burgu. Katër përfunduan dënimet, dy u liruan me kusht dhe pesë të tjerë përfituan nga lirimi i parakohshëm, theksohet në raport.

Departamenti i Shtetit tha se ka mbështetur Policinë e Kosovës dhe ka ofruar ofruan trajnime dhe këshilla për prokurorët e gjyqtarët e Kosovës si dhe përgatitjen e institucioneve të sigurisë për të kuptuar më mirë përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm në burgje.

Kuadri ligjor i Kosovës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ndjek standardet ndërkombëtare, thuhet në raport në të cilin theksohet se në dhjetor, vendi miratoi një ligj për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare që i siguron Njësisë së Zbulimit Financiar mjetet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Por raporti thekson se Kosovës aktualisht i mungon një strategji e plotë e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm për të trajtuar kërcënimet e reja të lidhura me terrorizmin. Ndërsa përballet me shumë të kthyer, ajo vepron me një strategji dhe plan veprimi të vjetruar. Një grup ndërministror së bashku me organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile po zhvillojnë një strategji që pritet të miratohet nga qeveria e Kosovës në vitin 2023. Sfidat përfshijnë mungesën e bashkërendimit ndërmjet institucioneve.

DASH-i thekson ndërkaq se çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhduan të kufizojnë aftësinë e qeverisë për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon. Forcat e udhëhequra nga NATO-ja dhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për një mjedis të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Që nga agresioni rus në Ukrainë, ambasada amerikane në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se ai është një nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik, që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës.

Në muajin prill, qeveria e Kosovës i denoncoi sulmet e armatosura kundër policëve në veri të Kosovës si akte terrorizmi. Prokurorët i cilësuan incidente i klasifikuan si vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues.

Në dhjetor, policia arrestoi ish oficerin e saj Dejan Pantiç, për vepra të lidhura me terrorizmin pas një sulmi në ndërtesën e Komisionit të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut./VOA

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
Kryesore

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.