D
Kryeministri Edi Rama në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s paralajmëron Iranin se Shqipëria nuk është vetëm. Pas dëbimit të ambasadorit iranian një vit më parë dhe dy diplomatëve të tjerë pak ditë më parë, Rama nënvizoi se Shqipëria do të vijojë operacionin ndaj çdo personi që rrezikon sigurinë e vendit.
Edi Rama: E kemi bërë këtë gjë si një operacion humanitar. Sa për aktivitetet e tyre keqbërëseve në Shqipëri kemi dëbuar ambasadorin e tyre së pari, dhe së fundi të tjerë të përfshirë në aktivitete që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike. Do të vijojmë të qëndrojmë fort nuk jemi të vetëm jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky operacion është zhvilluar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Pas takimit të zhvilluar në Bruksel Edi Rama falenderoi Stoltenberg për mbeshtetjen e dhënë nga NATO për vendosjen e linjës së fluturimit Prishtinë-Beograd.
Edi Rama: “Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe jam plotësisht dakord me ju që është një hap që duhet të ndiqet nga të tjerë në procesin e bashkëpunimit paqësor dhe zhvillimit rajonal.”
Stoltenberg: “Mbështesim rifillimin e këtij dialogu që është pezulluar për disa kohë. Besojmë se ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshme të konfliktit. E mbështesim jo vetëm përmes mbështetjes politike por duke ndihmuar për të zgjidhur çështjen e hapësirës ajrore”
Stoltenberg nënvizoi se po nxitet që investimi në bazën e Kuçovës të nisë sa më shpejt, ndërkohë që u shpreh se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është pranë finalizimit.
“Investimi në bazën ajrore të Kuçovës është domethënës, kemi vendosur ta bëjmë dhe po shtyjmë që të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bazë mund të shërbejë si qendër për mjaft operacione, siç është ruajtja e sigurisë së hapësirës ajrore dhe trajnime.”
oranews