• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Dita Botërore e Gjuhës Arabe në UMSH: Prof. Arben Cici thekson rëndësinë e Gjuhës Arabe si një nga gjuhët më të vjetra të gjalla

23 Dhjetor, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 dhjetor, Dita Botërore e Gjuhës Arabe u shënua me një aktivitet të rëndësishëm në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kuadër të Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe. Aktiviteti, që kishte për qëllim nderimin e gjuhës arabe, u zhvillua në prani të profesorëve, studentëve dhe personaliteteve të tjera të fushës.

Në këtë ngjarje, Prof. Ass. Dr. Arben P. Cici, Drejtor i Qendrës dhe Prorektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, mbajti një fjalim përshëndetës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite, e cila përkujton ngjarjen historike të vitit 1973, kur gjuha arabe u bë një nga gjuhët zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky akt, sipas tij, konfirmoi statusin e gjuhës arabe si një nga gjuhët më të vjetra të gjalla dhe me një rol të rëndësishëm në komunikimin kulturor dhe qytetërues mes popujve të ndryshëm.

Prof. Cici gjithashtu ndau eksperiencën e tij personale me gjuhën arabe, e cila, sipas tij, është një gjuhë e pasur dhe e thellë, që e ka tërhequr që në rininë e tij. Ai theksoi ndikimin e madh të akademikut, mendimtarit dhe poeti të shquar nga Kuvajti, Abdulaziz Saud Albabtain, i cili kontribuoi shumë në promovimin e gjuhës dhe kulturës arabe dhe që ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në këtë fushë.

Ky aktivitet nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës arabe, si dhe rolin e saj në zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe intelektuale ndërkombëtare.

***

Fjala e Prof. Ass. Dr. Arben P. CICI, Drejtor i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe dhe Prorektor, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në Konferëncën e organizuar me këtë rast.

Aktiviteti që i përkushtohet ditës së gjuhës dhe kulturës arabe është shumë i rëndësishëm. Kjo ditë është shumë e rëndësishme sepse rikthen në kujtesë 18 dhjetorin e vitit 1973 kur gjuha arabe u bë gjuha e gjashtë zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky akt dëshmoi botërisht se kjo gjuhë është një nga gjuhët më të vjetra të gjalla të njohura për njerëzimin dhe se ka një rol të patjetërsueshëm në komunikimin kulturor dhe qytetërues me kombet dhe popujt e tjerë.

E kam mësuar gjuhën arabe, në rininë time, disa dekada më parë dhe isha i mahnitur nga pasuria, gjerësia dhe thellësia e saj shprehëse. Ju riktheva kësaj gjuhë të bukur, melodioze dhe të pasur, falë një personaliteti që sot nuk jeton më, akademiku, mendimtari dhe poeti i spikatur nga Shteti i Kuvajtit, filantropi i madh, njëkohësisht dhe një prej personaliteteve të veçanta dhe lartësisht të vlerësuar nga OKB, UNESCO, dhe organizata të tjera si dhe universitete me emër, zoti Abdulaziz Saud Albabtain.

Falë përkushtimit të tij dhe dëshirës për ta ruajtur dhe përhapur gjuhën dhe kulurën arabe, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, prej 2 vitesh, është ngritur Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për “Gjuhën dhe Kulturën Arabe”.

Madje, si askund tjetër në Shqipëri, kemi hapur kursin e mësimit të gjuhës dhe kulturës arabe, kurs i cili ndiqet me shumë interes, si nga studentë ashtu edhe nga pedagogë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të cilët kanë ardhur sot këtu në këtë ngjarje të madhe.

Qendra jonë shërben si një urë lidhëse për të ndihmuar në përhapjen e kulturës, historisë dhe traditës arabe mes komunitetit universitar dhe përtej tij. Duke nxitur dialogun ndërkulturor, kjo qendër synon të krijojë një platformë të hapur dhe të respektueshme për shkëmbimin e ideve, praktikave dhe njohurive që kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh midis kulturave të ndryshme.

Gjuha arabe, si një nga gjuhët më të vjetra, më të pasura dhe më të folura në botë, mbetet mjeti kryesor për të eksploruar këtë trashëgimi kulturore të pasur. Me theks të veçantë në rëndësinë e ruajtjes dhe përhapjes së saj, ne ndihmojmë studentët dhe studiuesit të kuptojnë lidhjet e saj historike, sociale dhe artistike në një kontekst global. Qendra jonë synon të ofrojë aktivitete dhe mundësi që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe në nxjerrjen në pah të kontributeve të kulturës arabe në histori, art, filozofi, shkencë dhe tradita, duke e bërë këtë njohuri të aksesueshme për të gjithë.

Falë trashëgimisë së saj të pasur historike, kulturore dhe shpirtërore që lidh komunitete të ndryshme në të gjithë globin ajo është një mjet i fuqishëm në ndërtimin e paqes. Përmes shkëmbimit të ideve, vlerave dhe narrativave që përhapen nëpërmjet gjuhës arabe, njerëzit mund të krijojnë mirëkuptim të ndërsjellë, respekt dhe vlerësim për kulturat e tjera.

Të mësosh dhe të komunikosh në gjuhën arabe hap dyer për dialog dhe bashkëpunim, duke kontribuar në ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të lidhur.

Të mësosh të komunikosh dhe të flasësh në arabish është një dritare e veçantë për të njohur historinë dhe të kaluarën e mozaikut të dijeve dhe zhvillimit që dijetarët arabë shpërndanë përgjatë Mesdheut dhe më tej drejt Evropës.

Ashtu si gjithë shoqëria edhe gjuha dhe trashëgimia arabe përballet sot me praninë e Inteligjencës artificiale, rolin dhe peshën e saj në këtë rrugëtim të përbashkët global.

Inteligjenca artificiale dhe gjuha arabe mund të krijojnë një partneritet të fuqishëm për të ruajtur dhe përhapur këtë gjuhë me rëndësi historike dhe kulturore. Teknologjia e bazuar në inteligjencën artificiale mund të përdoret për të zhvilluar mjetet dhe aplikacionet që ndihmojnë në mësimin e saj, përkthimet automatike, krijimin e burimeve arsimore dhe komunikimin midis komuniteteve të ndryshme. Për shembull, aplikacionet për mësimin e gjuhës, chatbotët edukativë dhe platformat online mund të bëjnë këtë gjuhë më të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, duke e ndihmuar gjuhën arabe të mbetet e gjallë dhe relevante në epokën digjitale.

Megjithatë, bashkëjetesa e inteligjencës artificiale me gjuhën arabe paraqet edhe sfida të ndryshme. Një nga këto sfida është saktësia e përkthimeve automatike, pasi gjuha arabe ka një gramatikë dhe strukturë unike që mund të krijojnë vështirësi për teknologjinë. Sfidat përfshijnë edhe ruajtjen e dialekteve të ndryshme dhe të trashëgimisë kulturore që janë pjesë e gjuhës arabe në rajone të ndryshme të botës.

Gjithashtu, ndonjëherë, përdorimi i algoritmeve mund të ketë përjashtime dhe humbje në nuancat kulturore dhe historike që ndodhen në gjuhën arabe. Por sfida më e madhe është përdorimi qëllimisht i gabuar i IA.  i cili mund të sjellë shtrembërime të gjuhës, kulturës, historisë me ndikim shumë negativ në të ardhmen e saj dhe edukimin e brezave të rinj me të vërtetën mbi faktet dhe historinë. 

Megjithatë, duke përdorur inteligjencën artificiale në mënyrë të kujdesshme dhe inovative, mund të rritet aksesibiliteti, mësimi dhe mbështetja për gjuhën arabe. Teknologjia mund të ndihmojë në krijimin e platformave që të japin mundësinë për të mësuar gjuhën arabe përmes videove, aplikacioneve dhe mësimeve të personalizuara. Gjithashtu, mund të përdoret për të dokumentuar dhe ruajtur vepra kulturore dhe literaturë tradicionale përmes analizave të avancuara dhe transformimeve digjitale. Me përkushtim dhe bashkëpunim midis ekspertëve të gjuhësisë, teknologjisë dhe qeverive, inteligjenca artificiale mund të bëhet një mjet i fuqishëm në mbështetje të ruajtjes dhe përhapjes së kësaj gjuhe në një botë që po bëhet gjithnjë e më digjitale.

Qendra Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për “Gjuhën dhe Kulturën Arabe”, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në misionin  e saj edukues, dhe përhapës të gjuhës dhe kulturë arabe, veçanërisht në kontekstin e ndërveprimit dhe marrëdhënieve në hapësirën arabe e mesdhetare, mes civilizimit dhe kulturës arabe dhe civilizimit dhe kulturës evropiane, përdor mjetet bashkëkohore teknologjike të mesimdhenies dhe të komunikimit mediatik, jo vetëm faqen zyrtare të universiteti por edhe platformat e rrjeteve sociale profesionale.

Në përfundim, është thelbësore të nënvizojmë rëndësinë e bashkimit të forcave dhe të angazhimit në përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur gjuhën arabe në një kontekst global.

Kjo nuk kufizohet vetëm në ruajtjen e gjuhës në nivel lokal, por zgjerohet në një bashkëpunim ndërkombëtar që synon të përhapë njohuritë mbi gjuhën arabe, trashëgiminë dhe kulturën që ajo mbart në të gjitha rajonet e botës. Përmes partneriteteve, programeve arsimore, teknologjisë dhe dialogut ndërkulturor, mund të krijojmë një rrjet të gjerë mbështetjeje që e bën gjuhën arabe një mjet komunikimi, arsimimi dhe shkëmbimi kulturor për brezat e ardhshëm. Kjo përpjekje kërkon jo vetëm mbështetje institucionale dhe akademike, por edhe angazhimin e komuniteteve dhe individëve, qeverive dhe shteteve e organizatave ndërkombëtare që besojnë në rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor në këtë epokë të globalizimit.

Duke u bashkuar në këtë mision të përbashkët, mund të forcojmë rrugën për të siguruar që gjuha arabe të mbetet një urë lidhëse, një simbol i trashëgimisë së përbashkët dhe një burim frymëzimi për dialog, paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe në Universitetin Medhetar të Shqipërisë është e vendosur të ndjekë këtë mision të rëndësishëm.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe dënon dhunën

18 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Gjendje lufte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

17 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

18 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe dënon dhunën

18 Tetor, 2026

Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

18 Tetor, 2026

Arqipeshkëvi i Shkodrës, mesazh Ramës: “Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës”

17 Tetor, 2026

Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

17 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.