• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Freedom House: Përkeqësim i gjendjes së mediave dhe shoqërisë civile në Shqipëri

11 Prill, 2024
in FOKUS, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” të publikuar të enjten, thekson se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet.

Në kapitullin për Shqipërinë, Freedom House po ashtu vë në dukje përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës të shoqërisë civile. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes.

‘Freedom House’ vlerëson përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe veçon rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u gradualisht përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023″, thuhet në raport.

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.”

Raporti po ashtu citon edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për korrupsion dhe lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar pasi ai u largua nga Shqipëria.

Sipas raportit, “pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut.”

Këto përpjekje të shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, sipas ‘Freedom House’, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre.

“Reagimi negativ nënvizon realitetin se SPAK-u nuk mundet të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta i vetëm dhese është e rëndësisë jetike për demokracinë në Shqipëri, që partitë politike t’i largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe që kanë një të kaluar që minon sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në raport.

Sipas ‘Freedom House’ “partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre dhe duken të pavullnetshme për t’u distancuar nga udhëheqësit problematikë partiakë që janë sanksionuar jashtë vendit ose që ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u.”

“Kjo dukuri pjesërisht ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme të partive politike dhe paaftësisë së tyre” për t’i dhënë përgjigje kësaj dukurie negative në radhët e tyre.

“Dështimet e brendshme partiake janë bartur në strukturat qeveritare – duke ngjallur armiqësi të shtuar ndaj kritikëve në sektorët e shoqërisë civile dhe mediave – dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të pafavorshëm në gjendjen e përgjithshme të demokracisë në Shqipëri”, thuhet në raport.

“Klima politike në Shqipëri është shumë e vështirë, me përçarje dhe polarizim. Në njërën anë duket se partia në pushtet është shumë dominuese dhe na duhet të ndjekim me kujdes prirjen për përqendrim të pushtetit sidomos nga Zyra e Kryeministrit. Por njëkohësisht, kemi interesa biznesi, apo thënë më mirë interesa të oligarkëve, që janë shumë të fuqishëm. Është më e ndërlikuar sesa thjesht të thuash se kemi të bëjmë me një sistem ku sundon vetëm një parti, siç kemi parë në pjesët tjera të rajonit. Është më e ndërlikuar se kaq dhe mbase një rast i veçantë,” thotë ekspertja e ‘Freedom House’ për Ballkanin Perëndimor, Alexandra Karppi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Sipas saj “faji i takon njërës palë; të dyja palët kanë vendosur interesat personale, partiake dhe ekonomike të tyre mbi politikat dhe reforma për të mirën e votuesve të tyre.”

Në kapitullin për Shqipërinë, organizata ‘Freedom House’ sjell një pasqyrë të zymtë edhe për skenën mediatike. Sipas raportit, një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm.

Raporti identifikon grupin Top Media, pronë e familjes Hoxha, grupin Klan, pronë e familjes Frangaj, Media Vizion, pronë e familjes Dulaku, G2 Media, pronë të vëllezërve Ulaj, familja Hysenbelliu dhe gazetari italian Carlo Bollino.

Sipas gjetjeve të raportit, kanalet televizive “në pronësi të familjeve Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe Bollino patën 86.94 për qind të audiencës televizive në pesë muajt e parë të vitit 2023.”

Disa nga këto kompani mediatike, sipas raportit që u referohet organizatave që identifikojnë pronarët e mediave, marrin subvencione nga qeveria qendrore dhe lokale në këmbim të një mbulimi të favorshëm.

Raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e News 24 të familjes Hysenbelliu, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta.”

Raporti dokumenton disa raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve në Shqipëri për raportimet e tyre rreth politikanëve të lartë dhe anëtarëve të dyja partive politike.

Raporti në veçanti vë në pah sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares së ‘Balkan Insight’ Ola Xama nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili iu referua asaj si “vrasëse me pagesë” pas publikimit të një shkrimi për hetimin e korrupsionit për tenderin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas organizatës biznesmenë “paguajnë opinionistë dhe gazetarë dhe sponsorizojnë emisione kryesore televizive të debatit politik, të cilat ndikojnë në opinionin publik”. Kjo sipas raportit bëhet “për të promovuar agjendat e partive politike në këmbim të përfitimit të kontratave për tendera publikë apo favoreve tjera.”

Në këtë formë, sipas raportit, këto media shpërfillin çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria. Raporti vjetor i ‘Freedom House’ që trajton parametrat kryesorë demokratik të shteteve në tranzicion, bën përgjegjëse të dy anët e spektrit politik në Shqipëri që kanë çuar në dobësimin e pozitës së parlamentit për të mbikëqyrur punën e qeverisë.

“Përçarja e Partisë Demokratike pati efekt zinxhir tek roli që opozita luan për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë dhe për të kontribuar në funksionimin bazë të parlamentit, duke çuar drejt përplasjeve të dhunshme në parlament në dy muajt e fundit të vitit 2023 që minuan rolin e rëndësishëm që legjislatura luan në demokracinë parlamentare,” thuhet në raport.

Qeveria, sipas raportit, i shfrytëzoi “përplasjet e dhunshme për të penguar edhe më tej autoritetin e parlamentit që të kërkojë llogaridhënie nga qeveria, duke miratuar një numër ligjesh të reja në dhjetor të vitit 2023 për dënime të ashpra ndaj anëtarëve të parlamentit që veprojnë në kundërshtim me rregullat, duke ia vështirësuar opozitës që të kërkojë hetime parlamentare për vendimet e qeverisë”.

Raporti gjithashtu thotë se “kryeministri Rama dhe Partia Socialiste shfrytëzuan përçarjet gjithnjë e më të dhunshme të opozitës për të konsoliduar pushtetin dhe dominuar zgjedhjet e mbajtura më 23 maj”.

“Vëzhguesit e zgjedhjeve dokumentuan shpërdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste për të rritur avantazhin politik në një mori komunash para zgjedhjeve, një strategji veçanërisht e dobishme në nivelin komunal ku shumë prej qeverive lokale nuk kanë financim të mjaftueshëm dhe varen nga qeveria qendrore,” thuhet në raport.

Kapitulli për Shqipërinë po ashtu vë në dukje se shoqërisë civile i është ngushtuar hapësira e veprimit, duke theksuar se gjatë vitin 2023 qeveria ka propozuar dhe parlamenti ka miratuar ligje “pa angazhimin e duhur të organizatave joqeveritare dhe grupeve të interesit”, që është detyrim ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Qeveria dhe parlamenti kanë dështuar të angazhohen në një dialog konstruktiv me sektorin e shoqërisë civile, duke dëshmuar që kushtet për angazhimin e OJQ-ve dhe fuqizimi i tyre përmes konsultimit për hartimin e politikave mbetet një premtim bosh”, thekson organizata ‘Freedom House”.

Edhe Kosova vlerësohet njësoj këtë vit si vitin e kaluar. Ndonëse organizata ‘Freedom House’ ende nuk ka publikuar kapitullin për Kosovën, ekspertja Karppi thotë se përkeqësimi i gjendjes së sigurisë ka patur ndikim negativ në proceset demokratike të vendit.

“Ky nuk ka qenë një vit i qetë në Kosovë. Përshkallëzimi i dhunshëm në pjesën veriore të vendit vazhdon të mbesë shumë shqetësues dhe ka ndikim në demokracinë në secilin nivel në Kosovë,” thotë ajo.

Megjithatë, sipas ekspertes Karppi, Kosova po shënon përmirësim, pasi ka treguar vullnet politik për t’u reformuar dhe po lëviz drejt një kahje më demokratike në krahasim me disa nga shtetet e rajonit.

Në Kosovë, sipas saj, mbetet shqetësuese siguria e gazetarëve dhe qasja e qeverisë aktuale ndaj lirisë së medias.

Sipas saj, Serbia këtë vit ka shënuar rënien më të thellë në rajon.

Ekspertja Karppi thekson se situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, ku shtetet luhaten mes bllokut të demokracive liberale dhe atyre autokrate, mbetet shqetësuese.

“Shtetet si Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të ashtuquajturat regjime hibride, janë në mes të këtyre dy grupeve dhe tërhiqen vazhdimisht në dy kahje të ndryshme. Atyre ju duhet të zgjedhin njërën nga këto dy blloqe. Kjo situatë ka pasoja gjeopolitike dhe të sigurisë, por është edhe me rëndësi për zhvillimin e demokracisë,” shton ajo.

Related- Posts

FOKUS

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
NGJARJE

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026
FOKUS

ZYRA KU DUHET TË SHTRIHESH PËR T’U BËRË AMBASADOR

14 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelenskiy i propozon takim Putinit në G7 ose në SHBA

15 Qershor, 2026

Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

15 Qershor, 2026

Samiti i G7: SHBA do ta rikthejë fokusin te Ukraina pas marrëveshjes me Iranin, thotë Trump

15 Qershor, 2026

Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

15 Qershor, 2026

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.