Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti dje në takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, me të cilën bisedoi rreth vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të qeverisë gjermane për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipërinë, për ecurinë e procesit të ngritjes së strukturës të KLP-së dhe situatën e aplikimeve për t’u bërë pjesë e SPAK, e cila ka si afat për dorëzimit të dokumentacionit, datën 7 shkurt 2019.
Nga ana e saj, ambasadorja Schütz vlerësoi punën e deritanishme e KLP dhe nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë gjermane për zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.
Schütz u interesua për objektivat e KLP-së dhe për hapat të nevojshme për arritjen e tyre. Interes të veçantë ka ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, si dy teste të rëndësishme për organet e reja të drejtësisë.
Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi siguroi ambasadoren Schütz për përkushtimin maksimal të strukturës që ai drejton në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe administrative brenda afateve kushtetuese. Transparenca dhe profesionalizmi i KLP-së do të jenë themeli i veprimtarisë së këtij këshilli, i cili premton të rikthejë besimin e shoqërisë tek drejtësia.