• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

GOGOLI, SHKRIMTARI I MADH QË NA BËN PËRHERË TË QESHIM HIDHUR

5 Tetor, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

Mbi pllakën e varrit të Nikollai Vasilieviç Gogolit shkruhet: “Me fjalën time të hidhur mund të qeshni për jetë”. Personalisht, nuk mund të them me siguri se kjo është thënë prej tij si dëshirë e fundit. Ajo, që dihet nga të gjithë është shprehja e tij se “Varri është më i mëshirshëm se sa pleqëria, sepse mbi varr shkruhet: “Këtu prehet një njeri” – kurse në vijat e akullta dhe të pa ndjenja të shoqërisë çnjerëzore nuk do të lexoni asgjë”. Ndofta, pikërisht për këtë mund të ketë ikur i lumtur nga kjo botë aq shpejt, vetëm kur ishte dyzetetre vjeç. Janë disa rusë të shquar si ai, që lanë pas një vepër dhe emër të madh, brenda një jete fare të shkurtër; mjaft të kujtoj miqtë e tij A.S.Pushkinin (37) apo M. Lermontovin (27), e pastaj plot të tjerë si Çehovi (44), Blloku (41), Esenini (30), Majakovski (37), Mandelshtami (48), etj. që të vënë në mendime të thella, por jo të të bëjnë për të qeshur, siç na bën ai. Dhe është një e qeshur jo si ajo e “Shvejkut” të Jarosllav Hashekut, por e një lloji krejt tjetër, gogoliane, e paprovuar më parë dhe çuditërisht, që nuk të ndahet kurrë. Nuk të ndahet se ai, me largpamësinë e tij fenomenale ka ditur jo vetëm të përzgjedhë tema të përbotëshme, por edhe të gjithëkohëshme. Bir i komediografit Vasil Afanasjeviç ai lindi në 20 janar të vitit 1809, në fshatin Bolshoje Soroçin afër Mirgorodit të Ukrainës. Nënën e tij e mbanin për femrën më të bukur të gjithë asaj guberne dhe ashtu sikurse i ati, vinte nga një familje e kamur. Vasili, kishte ditur të zgjidhte kur e mori atë që katërmbëdhjetë vjeçe dhe që lindi pesë fëmijë. Fëmijërinë, Nikollai e kaloi në çifligun e tij dhe gjithmonë tregohej i vëmendshëm në bisedat që bëheshin, kur shkëmbenin vizita me fqinjët rreth e qark. Kishte një kujtesë të jashtëzakonshme, ndaj gjithë sa dëgjonte, sa shihte gjatë udhëtimeve e më pas, sa kishte lexuar në bibliotekën e pasur të xhaxhait të tij, ai i fiksonte për t`i përdorur më vonë në librat e tij.

Nuk shkëlqente në mësime, madje thuhet se ishte disi dhe i mefshët e i drojtur, ama gjithmonë i interesuar për zhvillimet kulturore. Qysh në gjimnaz, të cilin e kreu në Nezhen deri në vitin 1825, zuri të aktivizohej në pjesët teatrore që përgatisnin si amatorë, ku shumica e teksteve kishin autorësinë e tij. Si punoi ca kohë pranë një zyre drejtësie, u nis me një shokun e tij drejt Peterburgut, gjithmonë për t`i hyrë rrugës së letërsisë. Kjo ishte një ndërmarrje jo e lehtë, pasi dihet se ky qytet ishte bërë epiqendra e kulturës ruse dhe aty kishte personalitete të fuqishme të shkencës, artit dhe letërsisë. Kishte marrë me vete një poemë, të cilë e botoi si broshurë, por kur pa nga reagimet aspak inkurajuese, se s`kishte qullosur gjë, e bleu gjithë tirazhin dhe e grisi. Vërtetë u mërzit, por nuk u dekurajua, kështu që nisi të shkruante nga e para një përmbledhje tregimesh që e titulloi “Mbrëmjet në fshatin pranë Dikankës”. Ishte viti 1831, kur  tregimet me frymë romantike, kryesisht rreth jetës së fshatarëve, dokeve e zakoneve të tyre, bujarisë karakteristike, por dhe humorit të hollë popullor, të përfshira në sfondin e një natyre magjepsëse, bënë mjaft përshtypje te lexuesit, të cilët vunë re edhe alternimin e të vërtetave me aftësinë e përfytyrimit të këtij autori të ri e të panjohur. Qe fat se atë e lexoi edhe vetë Pushkini i cili u shpreh me fjalë të zjarrta, duke e quajtur ngazëllim i vërtetë njerëzor. Dhe kjo nuk ishte pak. Shkon për ca kohë Gjermani dhe kur kthehet sheh se fama e tij ishte rritur.

Që nga ajo kohë, për Gogolin zuri të flitej ngado. Të gjithë ishin të një mëndje se tregime si ato, ku gërshetohej me aq finesë tragjikja me komiken, nuk ishin parë deri atëherë. Dhe opinioni shkonte më tej, duke shprehur kënaqësinë se në Rusi po lindte një talent i ri dhe shumë premtues, gjë që u vu re edhe më shumë kur ai shkroi “Pronarë të mëdhenj të botës së vjetër”. Qenë këto dhe arsyet pse ai merr rrugën për në Moskë, ku i bëjnë nderimet më të mëdha, paçka se ai ishte vetëm njëzetenjë vjeç. Dy vjet më vonë e emërojnë profesor të historisë në Kolegjin e Vajzave të Universitetit Patriotik. Ishte goxha vlerësim por ai nuk shquhej për ndonjë dhunti oratorie, nda nuk ndihej mirë. Qe kjo dhe arsyeja që u tërhoq nga kjo detyrë jo e lehtë, duke pohuar sinqerisht se “Pa lavdi hipa në katedër, pa lavdi po zbres”. Viti 1835 qe mjaft i begatë për të, pasi ai shkruan papushim, dhe dalin në dritë “Mirgorod” dhe “Arabeska” . Tek i pari janë përfshirë “Taras Bulba”, “Vij”, “Tregimet për atë sesi u grind Ivan Ivanoviçi me Ivan Nikoforoviçin”, dhe ajo që përmenda më lart “Pronarë të mëdhenj të botës së vjetër”. Për ne në Shqipëri, novela, siç e ka quajtur ai (se ajo plotëson kërkesat e një romani), “Taras Bulba” ka qenë mjaft i dëshiruar. Me thjeshtësinë e përshkrimeve, me dhënien e gjithanëshme të psikologjisë kozake, me nxjerrjen para syve të asaj natyre, me intrigën brenda familjes, dhe sidomos me skalitjen e karaktereve, ku ndeshen qëndrimet e kundërta të dy vëllezërve, njëri atdhetar e tjetri që për hir të dashurisë, bëhet tradhtar dhe që i gjykon i ati, ka mbetur njëri nga librat më të dashur të çdo moshe. Kurse te “Arabeska”, ai përfshiu novelat e përkthyera aq bukur në gjuhën tonë: “Novela e Peterburgut”, “Nevskij Prospekt”, “Portreti”, “Kujtimet e një të çmenduri”, “Hunda” dhe ajo perla “Palltua” e njohur si manteli që aq shumë e kishte vlerësuar edhe Visarion Bjelinski që pranonte se të gjithë ne kemi dalë nga mënga e këtij manteli. Kurse Pushkini, kur e kishte lexuar në dorëshkrim, kishte thënë: “Sa e trishtë është Rusia jonë!”. Dhe ky trishtim nuk kishte sesi jepej më bukur e qartë sesa tek ai nëpunësi i varfër që e tallnin si kolegët ashtu dhe eprori i tij, çka e detyron të shtrëngohet dhe të blejë atë pallton e famshme, të cilën për fatkeqsinë e tij, ia vjedhin.

Po ashtu, në këtë kohë, nis puna edhe për kryeveprat e tjera,  “Revizori” që u botua në vitin 1836 dhe “Shpirtat e vdekur”. Nuk besoj se ka skenë serioze teatri që të mos e ketë përfshirë në repertorin e vet këtë shfaqje e cila si kudo edhe në vendin tonë është vënë në skenë disa herë dhe tani së fundi nga regjisorja e re dhe me mjaft të ardhme Driada Dervishi, në fillim të këtij viti, me trupën profesioniste të teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Kush nga ne nuk i kujton fjalët e paharruara: “Vjen një revizor, inkonjito dhe me porosira rezervate”? Dhe pastaj, hutimin dhe trembjen e të gjithë të pranishmëve: “Një revizor?!” Të mirëpritura janë dhe komeditë e tij “Martesa” dhe “Bixhozçinjtë’. Në vitet 1837, dhe pikërisht kur vdiq poeti më i madh i Rusisë, A.S.Pushkini, Gogoli u ndodh në Paris. Kur e mësoi lajmin e kobshëm të përfundimit të atij dueli absurd, ai u pikëllua pa masë. Kur shkoi në Itali, ku qëndroi rreth dy vjet, pa folur edhe për vizitat e tij në vende të tjera si Francë, Vendet e Ulta, Zvicër, Gjermani, Austri e Çeki, u mor me shkrimin dhe përfundimin e “Shpirtra të vdekur”. Botimi i këti libri qe ngjarje e vërtetë. Gjetjet, kompozimi, stili, alegoria, sarkazma, situatat e krijuara dhe personazhet janë vetëm pjellë e një mendjeje gjeniale. Kush nuk e kujton Çiçikovin, Manillovin e plakën Koroboçka dhe nuk e merr malli t`i takojë edhe një herë ata në faqet e këtij romani. Autori, më pas, shpejtoi të shkruante edhe volumin e dytë, por si duket i pakënaqur, në një moment hezitimi a depresioni vepron padrejtësisht, ashtu sikurse kishte bërë edhe me tregimin e parë në Peterburg dhe e hedh në zjarr. Më parë, mesa duket, si reminishencë e edukimi të nënës me nderimin për shenjtorët, ai merr rrugën për Palestinë dhe viziton varrin e Krishtit. Jo shumë kohë më pas, në 21 shkurt 1852, vdes edhe vetë. E gjithë Rusia u zhyt në zi; kishte humbur njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj, atë që me penën e tij të mprehtë, duke luftuar veset e kohës, jo vetëm ngjalli besimin se më mirë do të bëhet, por dhe pushtoi emrat e lexuesve kudo që shkeli e më tej. Dhe bota, patjetër që do të vazhdojë gjatë të qeshë me fjalët e tij të hidhura.

Argumentum.al

Tags: nikolai gogolshpendi topollaj

Related- Posts

FOKUS

Nuk mjafton vetëm protesta dhe revolta, duhet edhe alternativa e ndryshimit!

12 Nëntor, 2026
FOKUS

Kufiri i diplomacisë personale të z. Rama

11 Nëntor, 2026
FOKUS

Bisedimet në Abu Dhabi: Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve, por jo për paqen. Emisarët amerikanë drejt Moskës

11 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nuk mjafton vetëm protesta dhe revolta, duhet edhe alternativa e ndryshimit!

12 Nëntor, 2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin mbi luftën në Ukrainë

12 Nëntor, 2026

Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është mision historik që do të realizohet patjetër

12 Nëntor, 2026

Kinë-ShBA, kryediplomatët zhvillojnë bisedime telefonike pozitive e konstruktive

12 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.