Rezultatet e Zgjedhjeve të Zakonshme të Nënsektorëve të Komisionit Zgjedhor 2026 të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) u shpallën të dielën në mbrëmje, dhe të 723 vendet e Komisionit Zgjedhor në 31 nënsektorë u plotësuan pas konkurrimit të 856 kandidatëve.
Sipas rregullave zgjedhore, 341 veta u konfirmuan si anëtarë prej funksionit zyrtar që mbajnë të regjistruar në mënyrë të vlefshme të Komisionit Zgjedhor, ndërsa 156 u konfirmuan si anëtarë të kandiduar në mënyrë të vlefshme. Përveç kësaj, 259 kandidatë u zgjodhën pa kundërshtarë, ndërsa 856 konkurruan për 723 vende të dielën.
Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, John Lee, kryeekzekutiv i HKSAR-it, u shpreh në një deklaratë të dielën në mbrëmje se zgjedhjet dëshmuan plotësisht një konkurrencë të shëndetshme mes patriotëve të përkushtuar, të aftë dhe konstruktivë, duke theksuar zhvillimin demokratik pozitiv sipas parimit “Patriotët qeverisin Hong-Kongun”.
Lee shprehu shpresën që, në përputhje me këtë parim, të gjithë anëtarët e Komisionit Zgjedhor të përmbushin detyrat e tyre me zell e përgjegjësi dhe të kontribuojnë në zbatimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të parimit “Një vend, dy sisteme”.
Komisioni Zgjedhor është një pjesë e rëndësishme përbërëse e sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Sipas Shtojcës I dhe Shtojcës II të Ligjit Themelor të HKSAR-it, Komisioni Zgjedhor, i përbërë nga 1 500 anëtarë, është përgjegjës për zgjedhjen e kryeekzekutivit të caktuar dhe disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ të HKSAR-it (LegCo). Komisioni Zgjedhor është gjithashtu përgjegjës për caktimin e kandidatëve për postet e kryeekzekutivit dhe anëtarëve të Këshillit Legjislativ.
Komisioni Zgjedhor i ri do të shërbejë një mandat pesëvjeçar nga 1 shkurti 2027 deri më 31 janar 2032.
/CGTN




















































