• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

INTELEKTUALË, ËSHTË KOHA TË FLISNI

26 Shtator, 2021
in FOKUS, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

Pasi Presidenti i nderuar e lëshoi Urdhërin Ekzekutiv, Sekretari për punët e jashtme e dha verdiktin dhe ambasadorja u lodh duke kërcënuar gjysmën e shqiptarëve se për hir të një njeriu mund të hanë bar, ja ku doli në skenë zëvendësambasadori Smith i cili pa asnjë kortezi diplomatike dha ultimatumin. Askush të mos çuditet kur fjala t`i jepet në ndonjë konferecë shtypi portierit të ambasadës dhe të dëgjojmë nga ai se do të na shihni se ç`do t`u punojmë! Ca më shumë, askush të mos çuditet, kur politikanët tanë të struken si burracakë dhe gjithë “trimërinë” e tyre ta tregojnë duke iu kërpushur njeri – tjetrit: “Me ty e kanë!” Hajde shtet, hajde! Jo në Evropë, por as në Afrikë nuk do të na pranojnë kështu si jemi katandisur në sy të botës.

Pikërisht ky nënshtrim i turpshëm ndaj të huajve është dhe krimi më i madh i atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë këtë vend. Ata për këtë, mbi gjithë gjynahet e tjera, duhen ndëshkuar rëndë, gjë që kujtesa historike do ta bëjë pa tjetër. Ndonjëri mund të pyes: po ky ç`po na thotë? A e di ai se si e pësoi ushtari i thjeshtë Tersiti kur qortoi Odisenë dhe prijësit e tjerë grekë që të largoheshin nga Troja dhe të mos e kishin mendjen te plaçka e luftës? Po, do t`u përgjigjesha, e di se hëngri sikurse tregon Homeri një skeptër kurrizit. E di edhe se disa e tallën, por ushtarët që ishin shumica e përgëzuan. Gjithashtu, do t`u kujtoja se sa herë vjen ajo festa e SHBA – së, jam unë i pari që shkruaj gjatë e gjerë në gazeta dhe në librat e mi dhe organizoj veprimtari në Pallatin e Kulturës “A. Moisiu” Durrës, me simpati, admirim e mirënjohje për vlerat demokratike të atij vendi të madh, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë qysh para një shekulli për lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë tonë.

Por kjo nuk do të thotë të mbyll sytë dhe gojën si qytetar i këtij vendi, kur shoh se dinjiteti ynë po merret nëpër këmbë nga të huajt dhe se veprimet e tyre, qofshin ato dhe pragmatiste, po e shpien Shqipërinë drejt një kaosi në emër të luftës kundër korrupsionit. Më ka mbetur në mendje një shprehje e Gamal Abdel Naserit se “Talenti i diplomatëve amerikanë qëndron në atë se nuk bëjnë lëvizje idiote, por lëvizje të ndërlikuara idiote, që na bëjnë të pyesim veten, mos vallë ata dinë diçka që ne nuk e dimë?” A nuk po ngjet kjo edhe me ne? Po si mundet që një diplomate, qoftë dhe e yllit të largët Sirius, të urdhërojë largimin nga Parlamenti të deputetëve të zgjedhur nga populli. Dhe keni dëgjuar ndonjë nga ata të pozitës apo opozitës të kujtohet për atë që kritiku dhe poeti francez Pol Valeri, politikën e përkufizonte si arti që të pengosh botën të fusë hundët në çështjet që s`i përkasin. Po përse i u kemi krijuar aq favore dhe i paguajmë ne ata? Për të mbajtur sehir. Apo për të fërkuar barkun kur shohin se kundërshtarin e tyre po e largojnë me duart e të tjerëve.

Po pse, të tjerët do e ndreqin drejtësinë tonë. Apo kështu e kanë më të lehtë të na heqin për hunde duke na quajtur lolo. Vërtetë u dimbset atyre atdheu ynë më shumë se neve? Pastaj, administratat që ndërrohen çdo katër vjet atje, nuk do të thotë se janë vetë SHBA – ja. Lloj – lloj lobesh e influencash mund të ketë dhe ato nuk janë se dalin sheshit. Prandaj njeriu përdor deduksione dhe induksione në analizat e tij. Jo të gjithë rreth e qark na e duan të mirën. Të diskutosh, t`i kundërshtosh, t`u bësh vrejtje për çështje ku e kanë gabim është krejt normale. Dhe ne andej e kemi mësuar nevojën e debatit e polemikës të mençur e dashamirëse. Dhe nuk e kam thënë unë, por Henry John Temple Palmerston se “Nuk kemi armiq shekullorë, nuk kemi miq shekullorë.

Vetëm interest tona janë shekullore dhe detyra jonë është t`u shërbejmë”. E po ne do t`u shërbejmë të tjerëve jo deri në nënshtrim i cili në mos sot, nesër merr përmasat e pushtimit. Mundet që ka zënë vend mes nesh këto tre dekada ajo thënia latine “Ab assuetis non fit passio”, pra “Gjërat me të cilat jemi mësuar nuk na bëjnë përshtypje”. Mirë politikanëve zemërpula që u është mpirë shikimi, ose ua do puna të mbajnë atë qëndrimin që përdorin ndonjëherë kavajasit “pse me lazëm”, por opinionistët dhe gazetarët, me përjashtime të rralla, si deklarojnë se edhe gabim kur ta kenë aleatët tanë strategjikë (Pika strategjisë tonë pa ushtri!), ne nuk do bzajmë. Shekspiri një herë ka thënë se “Një dënim që zgjidhet me vullnet të lirë është gjithmonë i drejtë”. Bukur! Ata si duket kanë zgjedhur të mbeten skllevër, se nuk u mjaftoi skllavëria komuniste. Po ne të tjerët që jemi të shumtit, ç`taksirat kemi.

Ne që kemi shpresuar dhe shpresojmë te miqësia e sinqertë e SHBA – së, ne që të ardhmen tonë e shohim tek ai vend i cili duhet ta dijë se te populli shqiptar do të ketë ata njerëz mirënjohës të cilët kanë bindjen se atje do gjejnë përkrahje edhe ndaj lojës jo gjithmonë të ndershme të evropianëve. Mos është koha që tani e tutje ta thonë fjalën e tyre intelektualët e shquar të vendit. Mendoj se edhe heshtja e gjeniut tonë Ismail Kadare, i cili e ka treguar atdhetarizmin e tij të pashoq, sidomos te vepra e tij “Mëngjeset në kafe Ronstand”, flet shumë. Por, ai që gjeti mënyra të japë mendimet e tij gjatë diktaturës më të egër, edhe një herë duhet ta thotë trimërisht mendimin e tij të urtë. Nuk zemërohem nëse do të dalë dikush të më godasë me skeptër, pas këtyre fjalëve. Shpina ime është mësuar, pasi gjithmonë jam udhëhequr nga parimi: “Vitam impendere vero”.

/Argumentum.al

Tags: SHBAshpendi topollajShqiperia

Related- Posts

FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.