Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si fushatë elektorale ndaj tij në prag të zgjedhjeve në PD, deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila tha se SHBA-të nuk do të kishin marrëdhënie me këtë forcë politike nëse ai zgjidhet në krye.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha i bëri thirrje SHBA-ve që të mos lejojë Kim-in që të ndërhyjë në punët e brendshme të PD-së.
Sipas tij, diplomatja amerikane po bën përpjekje për të caktuar kryetarin e opozitës.
“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të Partisë Demokratike. Kaq është komenti im. Unë i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe presidentit Bajden të mos lejojë përfaqësuesen e tij që të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie politike. Veçanërisht, përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.