Ish-ministri grek i Shëndetësisë dhe profesori i kardiologjisë, Dimitris Kremastinos, i cili ishte shtruar në spital me Covid-19, vdiq në moshën 78-vjeçare, njoftoi sot agjencia greke e lajmeve, ANA.
Kremastinos ishte shtruar në spitalin ”Evangelismos” të Athinës me ndërlikime nga Covid-19 më 26 mars.
Ai ka shërbyer si ministër në qeveritë e PASOK-ut, si nënkryetar i parlamentit si edhe si deputet për ishujt Dodekanez me PASOK-un.
Ai ishte gjithashtu profesor i Kardiologjisë në Universitetin e Athinës, drejtor i Kolegjit Helenik të Kardiologjisë, anëtar i zgjedhur i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve, president i Shoqërisë Greke të Kardiologjisë dhe Kolegjit Helenik të Kardiologjisë dhe drejtor i spitaleve të Atikës.
Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias shprehu ngushëllimet e tij në një postim në llogarinë e tij personale në Twitter.
”Dimitris Kremastinos, profesor i Mjekësisë dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i shërbeu sektorit të shëndetësisë me dinjitet dhe ndjenjën e përgjegjësisë”, shkruajti Kikilias në Twitter.