• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Katastrofa republikane dhe cunami blu! Progres apo Regres Raport? Shumë zhurmë për asgjë! Gjithçka për Ukrainën!

16 Nëntor, 2026
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REAL POLITIK NR. 134

1 – 15 NENTOR 2026

Komente “ flash” mbi  4 ngjarjet kryesore diplomatike, shqip dhe shkurt, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i mirënjohur,  

DR. Jorgji KOTE

1.Katastrofa republikane dhe cunami demokrat!

Po, të tilla ishin zgjedhjet e mesmandatit të 3 Nëntorit në SHBA.  Faktet dhe rezultatet flasin vetë. Demokratët fituan Dhomën e Përfaqësuesve me 255 vende nga 218 të shumicës absolute;  fituan edhe Senatin me 55 nga 45 senatorë që kishin kundrejt 44 të republikanëve, nga 53 deri tani.  

Këto zgjedhje ishin  testi dhe barometri  më i  madh politik sidomos për Presidentin Trump; edhe pse nuk e kishte emrin në fletën e votimit  atje ishte bilanci i  Presidencës, e ardhmja politike e tij dhe e republikanëve.  Kur pëlqyeshmëria publike ndaj tij ka rënë në 32 për qind, më e ulta pas  Harry Truman më 1946.  

Demokratët shkëlqyen me disa arritje historike dhe spektakolare. Në Kansas City, për herë të parë nga viti 1932 fitoi demokrati Adam Hamilton. Në Teksas, i “ perla dhe kështjella  zgjedhore” e republikanëve, ku ata nuk “lëshonin pe“ nga viti 1988 fituan thellë senatori demokrat James Talarico,  “Kenedi“ i ri amerikan dhe guvernatorja e parë latine Gina Hinojosa. Në Miçigan fitoi dhe u zgjodh muslimani i parë demokrat në Senat egjiptiano-amerikani Abdul El Sayed dhe lista vazhdon gjatë.

Lufta për Senatin ishte një  Thriller i vërtetë. Aty Demokratët konfirmuann fitoren në  4 bastionet e tyre – Xhorxhia, Neë Hampshire, Minesota dhe  Miçigan dhe fituan në të shtatë basionet tradicionale republikane: Karolina e Veriut, Karolina e  Jugut,  Ajova, Ohajo, Teksas, Kansas dhe Maine.

 Megjithëse republikanët ishin në avantazh të madh sa u takon parave, falë edhe kontributit të Elon Musk me 500 milion dollarë,  u vërtetua  parashikimi i një strategu të Presidentit Trump se “të gjitha paratë e botës nuk e zëvendësojnë dot entusiazmin e munguar” te republikanët.

Tre shkaqet kryesore të kësaj humbjeje të rëndë janë lufta në Iran, çka e pranoi  edhe vetë Presidenti Trump, politikat e gabuara  me tarifat tregtare dhe qëndrimet ndaj Ukrainës dhe Rusisë.  Kjo mbasi efektet e tyre janë ndjerë në përditshmërinë e njerëzve në SHBA, në shtrenjtimin e kostos së jetesës,  krejt ndryshe nga premtimet e Presidentit Trump kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu,  inflacioni, nga 2,5 në Janar 2025 ka kapur shifrën rekord 3,7 për qind.  

Sipas ekonomistit të njohur amerikan Mark Zandi, 8 muajt e fundit të luftës në Iran i kanë kushtuar mesatarisht çdo amerikani 2000 dollarë. Ndërsa kostoja totale e kësaj lufte për SHBA-të ishte 47 miliard dollarë; ndërsa për ekonominë amerikane ajo llogaritet në 265 miliard Dollarë. Gjirthashtu, ajo ka shkaktuar 1/3 e rritjes së inflacionit.

Ndërkohë,  ndryshe nga pretendimet e Presidentit Trump se barrën e tarifave tregtare  do ta përballonin të huajt, ka ndodhur krejt e kundërta. Janë amerikanët e thjeshtë që kanë ” paguar” 90 për qind të efekteve të atyre tarifave, si pasojë e  rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit dhe dyfishimit të çmimit të benzinës.    

As marrëveshja që Trump bëri gjatë muajit Tetor me Presidentin Putin për livrimin e 300.000 ton naftë në muaj nuk pati efekte në tregun amerikan dhe atë botëror. Kjo sepse 300.000 ton naftë tregu amerikan i thith brenda 14 orëve, mbasi ai konsumon 500.000 ton në ditë!  

Ca më keq akoma, kjo marrëveshje bashkë me heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë u panë  si lëshim dhe favor tjetër amerikan për Rusinë, në dëm të  Ukrainës dhe Europës.  Mirëpo 66 për qind e amerikanëve mbështetin Ukrainën, çka ndikoi në këto zgjedhje bashkë me tepërimet në mbështetjen ndaj Izraelit.

2.Progres apo Regres Report?

Kjo është pyetja  që shtrohet mbasi njihesh me Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë. Se në1216 faqet e tij, krahas fjalëve të mira të përgjithshme standarde, ashtu siç edhe pritej, ka më shumë kritika dhe qortime të ashpra, pavarësisht nga gjuha “kadife“ diplomatike e Brukselit.  Aty flitet për krimin e organizuar, paratë e pista, korrupsionin, klimën e prishur dhe të helmuar politike, pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, dosjen famëkeqe Balluku, dhunën ndaj medias dhe protestave paqësore, mungesën e tansparencës publike, tendera të shitur, ligje të diskutueshme, keqqeverisje vendore, etj. Aq sa kur mbaron raportin të vjen ndërmend shprehja e njohur “hiç, hiç, por Abili vdiq“.  Ja pse kanë të drejtë shumë ekspertë kur propozojnë që ky Raport i Komisiont Europian të quhet “Performance Report“.

3.Shumë zhurmë për asgjë!

Kjo mund të thuhet pa asnjë tepërim pas përfundimit të bisedimeve për paqe në Abu Dabi më 10 – 112 Nëntor midis SHBA-ve, Rusisë dhe Ukrainës, takimet Kushner-Witkoff me Presidentin Putin në Moskë dhe Presidentin Zelenski në Dublin më 13-14 Nëntor. Rezultatet e tyre të njohura ishin larg pohimit të bujshëm të Presidentit Trump. Se nuk pati asnjë marrëveshje, ca më pak të madhe. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe mbasi midis Moskës dhe Kievit nuk ka besim por armiqësi të shtuara;  Rusia vazhdon me intensitet  bombardimet ndaj objekteve civile dhe energjitike të Ukrainës; edhe në ditët e bisedimeve në Abu Dabi, 12 rajone të saj ishin pa energji elektrike. Pastaj, Putini jo vetëm nuk është tërhequr asnjë centim nga pozicionet e tij të njohura,  por ai po kërkon më shumë  tokë, territore dhe lëshime strategjike edhe në Europë. Veç Ukrainës pa ushtri, pa NATO, pa Donbas dhe pa trupa perendimore ai  tani po kërkon edhe një arkitekturë të re të sigurisë europiane; ose tërheqjen e  NATO-s në pozicionet përpara vitit 1997 me pretendime ndaj vendeve Balltike, Polonisë, Moldavisë, etj!!  Sa larg kërkesave legjitime për një Ukrainë sovrane në territoret e saj, të lirë në krijimin e aleancave të saj politike dhe uhtarake dhe me garanci sigurie perendimore. Ndryshe, çdo paqe do të ishte  pushtim dhe kapitullim i Ukrainës. Se Putini synon rikrijimin e Perandorisë Cariste dhe ndryshimin e kufijve të Europës në tavolinën diplomatike  ose edhe me forcë. Mirëpo, siç e tha Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadepful “Ne nuk na duhet një arkitekturë e re sigurie, por rivendosja e asaj ekzistuese“ Ndryshe, gjithçka tjetër do të ishte si te komedia shekspiriane  “shumë zhurmë për asgjë“!

4.Gjithçka për Ukrainën!

Taoiseach Micheál Martin stands alongside Ukraine’s president Volodymyr Zelenskyy and France’s president Emmanuel Macron pose with other attendees during a group photo during the ninth meeting of the European Political Community (EPC), in Dublin on November 12, 2026. Picture: Faith / AFP via Getty Images

Ishte mesazhi kryesor i Samitit të BE-së në Dublin më 13 – 14 Nëntor. Caktimi i shtatëshes negociatore me Rusinë me Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Italinë, Këshillin dhe Komisionin Europian; mbështetje ekonomike/ financiare, ndihma për të kapërcyer dimrin, që Rusia të mos e gjunjëzojë Kievin me  sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe stërvitje ushtarake si ajo që filloi në Lituani më 9 Nëntor, etj. Sepse, duke mbrojtur dhe shpëtuar Ukrainën,  Europa mbron vehten e saj, sovranitetin, integritetin territoril, vlerat dhe demokracinë liberale.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

14 Nëntor, 2026
Albania's Prime Minister Edi Rama looks on during a meeting between NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Allied leaders from the Western Balkan countries, in Skopje, North Macedonia, on Wednesday, Nov. 22, 2023. (AP Photo/Boris Grdanoski)
JO VETEM LAJM

Samiti i NATO-s në pikëpyetje: A do të zhvillohet takimi i ardhshëm në vitin 2027 apo 2028?

13 Nëntor, 2026
Bota

Putin pret Witkoff dhe Kushner në Kremlin: Ukraina, territoret dhe siguria evropiane në fokus

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Katastrofa republikane dhe cunami blu! Progres apo Regres Raport? Shumë zhurmë për asgjë! Gjithçka për Ukrainën!

16 Nëntor, 2026

Çeki: Qindra mijëra qytetarë protestojnë në Pragë kundër planit të qeverisë për financimin e mediave publike

15 Nëntor, 2026

Do të publikohet artikulli i Xi Jinping -ut mbi krijimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit

15 Nëntor, 2026

Kina do të rrisë llojet e reja të ruajtjes së energjisë gjatë viteve 2026-2030

15 Nëntor, 2026

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.