Wang Huning, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u takua të mërkurën në Pekin me të dërguarin e posaçëm të Partisë dhe qeverisë së Kubës, anëtarin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës dhe ministrin e Jashtëm, Bruno Rodriguez Parrilla.
Wang Huning u shpreh se, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe presidentit Miguel Diaz-Canel, marrëdhëniet mes dy partive dhe dy vendeve kanë arritur një nivel të ri, ndërsa ndërtimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kinë-Kubë ka shënuar përparime të vazhdueshme. Ai theksoi se Kina mbetet e palëkundur në politikën e saj të miqësisë afatgjatë me Kubën dhe mbështet me vendosmëri përpjekjet e saj kundër sanksioneve, bllokadës dhe ndërhyrjeve të jashtme. Wang shprehu besimin se Partia Komuniste e Kubës do ta udhëheqë popullin kuban drejt arritjeve të reja në ndërtimin e socializmit.
Nga ana e tij, Rodriguez deklaroi se Kuba u kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kinën në politikën e saj të jashtme dhe falënderoi palën kineze për mbështetjen në përballimin e situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe të masave të njëanshme shtrënguese nga jashtë. Ai theksoi se konsensusi i rëndësishëm i arritur nga udhëheqësit e dy vendeve, shërben si udhërrëfyes për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe se Kuba është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën për ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kubë-Kinë./cgtn





















































