• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

  • POLITIKË

    Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

    Dita e Alfabetit, Rama takohet me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva

    Kryeministri Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese,

    PS intensifikon përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, Rama riorganizon strukturat në Tiranë

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

  • SOCIALE / KULTURË

    Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Menduan se Rama do të rrëzohej

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

    Shqipëri–Maqedoni e Veriut, nis nesër sistemi “One Stop Shop”/ Rama dhe Mickoski prezantojnë kontrollin me një ndalesë

    RMV/ Presidentja Siljanovska-Davkova uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

“Kinezërimi” i Macron! Escobar në Tiranë! Do ta paguajmë « si Çeço »! « Kokoshi një thelë »! Mali i Zi i nxorri « ujin e zi »!

15 Prill, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 REALPOLITIK FLASH NR. 66

 25 MARS – 15 PRILL  2023

 Shkurt dhe shqip mbi 5 ngjarjet kryesore diplomatike me vetëm 1000 fjalë nga  

 Dr. JORGJI KOTE

  Mjeshtër i Madh

1.“Kinezërimi i Macron“ Kjo mund të thuhet mbas vizitës së Presidentit francez Macron në Kinë bashkë me Presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen më 6 – 8 Prill. Ngjarje pozitive në kushtet e tanishme të luftës në Ukrainë, rolin e madh të Kinës lidhur me Rusinë, sidomos për parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore, interesat e mëdha të biznesit europian dhe francez në Kinë, për shkak të vartësisë jashtëzakonisht të madhe në shumë fusha ekonomike dhe tregtare.

Problemet filluan mbas kthimit të Macron, kur ai bëri thirje për krijimin e një   « poli të tretë“ gjeopolitik europian, i pavarur nga SHBA-të dhe i barazlarguar nga Kina. Mirëpo, ky propozim  » çon ujë në mullirin kinez“ Dihet se Kina akuzon SHBA-të se gjoja po u diktojnë politikat e tyre anti-kineze vendeve antare dhe BE-së; me propozimin me 12 pika për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, Kina pretendon dhe propagandon se ka në bord dhe Rusinë, mirëpo pengesë janë bërë SHBA-të; për faj të tyre dhe BE-ja me vendet antare, se demek nuk i lenë të marrin frymë SHBA-të! Gjithashtu, lëvizja më e fundit makroniste cënon unitetin dhe kohezionin politik, ekonomik dhe ushtarak Euro-Atlantik, sidomos tani kur SHBA-të janë angazhuar në krye të Aleancës perendimore në ndihmë të Ukrainës dhe në përplasje me Kinën për çështjen e Tajvanit. Në këtë situatë, të kërkosh të ndash Europën nga Amerika është shërbim goxha i madh për gjeopolitikën kineze.

Mesa duket Macron po evokon sërish objektivin e tij madhor për lidership europian. Mirëpo, nuk i ka “këllqet“ politike, ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për një mision të tillë tejet të vështirë. Madje, tani nuk ka më as  shumicën e nevojshme parlamentare në vend. Ja pse, propozimet për një “Pol të Tretë“ më tepër e “kinezërojnë“ atë, duke e bërë objekt të “bombardimeve“ me qortime ngado. Të kundërtën bëri kryediplomatja gjermane Baerbock, e cila më 14 Prill  në Pekin kërkoi politika të përbashkëta europiano- amerikane ndaj Kinës.

  1. Escobar në Tiranë: Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar ishte në Tiranë 10 – 13 Prill në takime me liderët e shtetit, qeverisë dhe opozitës, me përjashtim të Berishës. Kryefjala e tyre ishin zgjedhjet e 14 Majit, që të jenë të lira dhe të ndershme. Jo si të 25 Prillit 2021, të cilat SHBA-të çuditërisht i njohën qysh të nesërmen, pa pritur as raportin paraprak të ODIHR. Ky i fundit, nga halli u detyrua t’i shpallë ato thjesht “ të mirëorganizuara” ! Mirëpo të tilla kanë qenë dhe në monizëm, por jo të lira dhe të ndershme. Në fakt, Escobar erdhi me tre piksynime madhore në Tiranë lidhur me krijimin e një peisazhi të ri politik mbas 14 Majit. Së pari, të dobësojë mazhorancën dhe Kryeministrin Rama, të tronditur nga skandale dhe afera të shumta; të forcohet krahu i Basha – Alibeaj, ndoshta për ta futur më vonë në koalicion me PS-në, sidomos pas zgjedhjeve 2025. Kështu, ky grupim i dobët do të bëhej më joshës për opozitarët e lëkundur dhe së treti të defaktorizohet krahu i “ non – grata” duke e çuar atë mundësisht në humbje më 14 Maj dhe abandonimin e tij masiv. Po ashtu, mbajtjen në “ rezervë” për çdo rast të Ilir Metës, të njohur dhe me përvojë si “ king – maker” politik. Në çdo rast, pritet të përshkallëzohen hapat kundër Berishës, mbasi SHBA-të nuk mund të lejojnë më protagonizmin e tij, ndonëse deri tani nuk kanë qenë bindës.

  1. 3. Do ta paguajmë « si Çeçoja » Becchettin! Kjo është e padiskutueshme, 108 milionë Euro ! Mbas humbjes përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj ish pronarit të Agon Channel TV, qeveria është e detyruar ta paguajë atë “një më një“. Çdo vonesë vetëm se shton interesat. Kujdes, bëhet fjalë për Qendrën e plotfuqishme Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrërveshjeve të Investimeve  (ICSID) pranë Bankës Botërore. Kemi ratifikuar Konventën e saj në Nëntor 1991 si 164 vende të tjera. Nëse nuk e  bëjmë “me hir”, do të na i bllokojnë pasuritë kudo në botë, pra ”me pahir”! Veç kësaj, mosbindja jonë do të ulë më tej besueshmërinë e investitorëve të huaj te qeveria jonë. Sa për luftën dhe largimin prej ICSID-së,  kjo është “përrallë me mbret” sepse ke të bësh më Bankën Botërore, FMN-në, SHBA-të dhe BE-në që janë aksionerët e saj më të mëdhenj. Kur shoqërova si përkthyes misionin e parë të Bankës Botërore në Tiranë në Mars 1991 gjëja e parë që na thanë ishte, “kujdes, mos bëni shaka me ICSIC-në”! Pastaj ka dhe gjykata të tjera arbitrazhi, kështu që nuk  “ kemi se nga t’ia mbajmë”! Pik!

4.”Kokoshi një thelë”! Kjo mund të thuhet gati një muaj pas dakordësimit në Ohër dhe ecurinë e dialogut Prishtinë – Beograd. Duket sheshit se  BE-ja dhe SHBA-të janë dakordësuar që ta shtyjnë në kalendat greke njohjen e Kosovës nga Serbia, 5 vendet e antare të BE-së, antarësimin në OKB dhe gjetkë. Tani në rend të ditës për ta janë  krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe autoriteti i Kishës serbe në Kosovë. Të gjitha këto në kuadrin e rishikimit të politikave perendimore ndaj Serbisë, nga ndërhyrja e armatosur më 1999 deri në ditët e sotme. Me elozhe ndaj Beogradit, ndjesë dhe pendesë ndaj saj; shoqëruar me shtim të trysnisë ndaj Prishtinës, duke e hequr njohjen e saj nga axhenda diplomatike, në emër të një marrëveshje pa firmë dhe të ardhmes, duke e mbuluar ” me lezet” të kaluarën!  Këtë gjendje të re për Kosovën mund ta perifrazosh shkurt me aforizmën tonë ” u katandis kokoshi një thelë”! E megjithatë, Kryeministri Rama deklaron se të gjitha këto kompromise për Kosovën janë thjesht “ një copë kek!” Sa muzikë e bukur për Beogradin!!

5.Mali i Zi i nxorri ujin e zi! Mbas 31 vitesh, Presidenti Gjukanovic humbi në betejën kundrejt 37 vjeçarit Millatovic. Mirëpo, sërish me pikpyetje të shumta dhe pa përgjigje, dyshime dhe hamendësime. A do të vazhdojë Mali i Zi në trasenë Euro – Atlantike, apo, siç ”po duken bathët” do të anojë nga Serbia dhe Rusia? “ A do të marrë fund kriza institucionale me zgjedhjet në Qershor, nëse ato nuk anullohen ose shtyhen? Ja pse zgjedhja e Presidentit të ri shihet si “thikë me dy presa!” Ndonëse Mali i Zi “i nxorri ujin e zi” politikës këto vite, ende nuk po shohim të dalë “tymi i bardhë”!.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

23 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një moment historik i bashkimit kombëtar

22 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

21 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurrë më errësirë mediatike: Ka ardhur koha për një Kartë të re Evropiane për të Drejtat Ekonomike dhe Profesionale të Gazetarëve

23 Nëntor, 2026
Johann Wadephul, German Minister of Foreign Affairs, speaks at the 72nd Annual Session of the NATO Parliamentary Assembly. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjermania zotohet të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s, deklaron ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

23 Nëntor, 2026

BE thellon përplasjen me Moskën, propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga bankat dhe energjia te sporti dhe kultura

23 Nëntor, 2026

Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

23 Nëntor, 2026

Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

23 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.