Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër.
Gazetarët nga qyteti verior bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tyre janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme.
Ndërkohë që paraditen e sotme sipas Ministrisë së Shëndetësisë qarku i Shkodrës kishte të konfirmuar 10 raste me Covid-19.
Kështu numri total i të infektuarve në këtë qark shkon në 22 të infektuar./h.e