• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë/ Borrel: Hap i madh përpara në procesin e dialogut

21 Qershor, 2022
in KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Arrihet marrëveshja për zbatimin e marëvehshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar në vitin 2013, por nuk kishte gjetur zbatim.

Lajmin e ka dhënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, njofton Miroslav Lajçak.

Në këtë takim ishin të pranishëm  zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.

Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar drita nga 1999, detyrohen të paguajnë faturat.

Reagimet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur marrëveshjen për energjinë, të arritur sot mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Me një deklarim të shkurtër në Twitter, Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit edhe i ka uruar për marrëveshjen e arritur.

“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE e që  do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët”,shkruan Borrell.

“Presim të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar Kosova dhe Serbia kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Marrëveshjen e arritur e kanë përshëndetur me tone të ndryshme, edhe zyrtarë të ndryshëm të Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarë.

Haradinaj: Marrëveshja për energjinë nuk e cenon sovranitetin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur haptas për qëndrimin e tij në lidhje me marrëveshjen e Serbisë për energjinë.

Haradinaj shkruan se, kjo marrëveshje nuk prek sovranitetin energjetik të Kosovës meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E.

Ai përshkruan nëntë pikat e “Roadmap” ku sipas tij, nëse pala serbe e zbaton nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme.

“Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore”, shkruan Haradinaj.

BE mirëpret marrëveshjen për energjinë

Shërbimi diplomatik i BE-së, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me pajtimin e palëve për Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.

 BE-ja ka përgëzuar kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq teksa deklaron se me marrëveshjen e sotme, kompania ‘Elektrosever’ me pronësi të Serbisë do të furnizojë katër komunat veriore me rrymë bazuar në ligjet e Kosovës.

“Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi të Serbisë e vendosur në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatë.

Pas marrëveshjes për energjinë, lavdërohet Petkoviq

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Prishtina ka refuzuar të flasë për energjetikën dhe se Beogradi e ka “detyruar” atë jo vetëm të flasë, por edhe të pajtohet për këtë çështje.

Udhërrëfyesi, sipas tij, përfshin një sërë hapash, afatesh dhe përgjegjësish për të dyja palët.

Sipas tij, të gjitha afatet nisin nga momenti kur Elektrosever merr licencën për furnizim.

“Elektrosever do të kryejë edhe shërbime të rëndësishme të shpërndarjes – ajo që kemi kërkuar dhe në të cilën kemi insistuar. Elektrosever do të kryejë shërbime të shpërndarjes, si: faturim, pagesa, mirëmbajtje e rrjetit dhe lidhje fizike e konsumatorëve. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se kemi autonomi në furnizimin e veriut të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me energji elektrike”, tha Petkoviq.

Ai tha se pas kësaj marrëveshjeje është hapur rruga edhe për bisedime për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lista Serbe flet për shmangie “pushtimi”

Lista Serbe e ka mirëpritur Marrëveshjen e arritur të martën në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë në veri. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Lista shkruan se Marrëveshja e arritur është dëshmi se “dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

“Kjo (Marrëveshja v.j.) parandaloi mundësinë e pushtimit brutal të (trafostacionit v.j.) në Valaç, sistemeve tona energjetike dhe rrezikimin e furnizimit me energji. Populli serb asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësitë e tij, por ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, përkatësisht të bëhet nga Elektrosever, që është simotër e EPS-it (Elektro Provreda Srbije)”, thuhet në njoftimin.

Çitaku: Marrëveshjen e sotme për energji atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëveshjen e nënshkruan nga pozita sot, kryeministri Albin Kurti atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare.

“Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015.

 Po të njëjtën marrëveshje, kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistonte tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pas gabim atëherë, apo e ka gabim tash?

Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, ka shkruar Çitaku.

Kusari-Lila: Po kthehet normaliteti në çdo cep të vendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri, sot mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lajme optimiste nga Brukseli për zbatimin e marrëveshjes për energjinë! Përfundimisht normalitet në sistemin e faturimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa përjashtim për katër komunat në veri. Një prej sfidave më të rënda për sistemin elektro-energjetik të Kosovës që nga përfundimi i luftës, po i vjen fundi. Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit pa përjashtim!”, shkruan ajo. Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Franca mirëpret marrëveshjen për energjinë

Ambasada e Francës në Kosovë e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Franca mirëpret miratimin e udhërrëfyesit në Bruksel, dokument që paraqet progresin konkret dhe domethënës në dialog”, thuhet në qëndrimin e kësaj ambasade. Po ashtu u theksua se tash e tutje bëhet fjalë për sigurimin e zbatimit të plotë të tij.

Mustafa: Tash LVV të gjuajë vetën me gurë, pas arritjes së marrëveshjes

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar marrëveshjet  e Qeverisë Kurti si atë për targat si dhe marrëveshjen që sot u arritë për energjinë.

“Përveç se VV po i negocion marrëveshjet që i kemi arritur më parë, si atë për tabelat dhe këtë për energjinë, s’mund ta komentoj këtë të fundit, sepse ata nuk po e tregojnë përmbajtjen e saj. Tani u mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…!”, deklaroi ish-kreu i Qeverisë Mustafa.

Kosova dhe Serbia kanë arritur ta nënshkruajë Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti: I erdhi fundi padrejtësisë për pagesën e energjisë

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se ky dakordim i jap rrugë zbatimit të këtij udhërrëfyesi i cili mundëson inkasimin e energjisë elektrike të shpenzuar në komunat veriore.

“Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje. Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, theksoi ai.

Këto komente Kurti i ka bërë pas tryezës së organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me temën “E drejta për gjykim në kohë të arsyeshme”.

Kurti tha se detajet e kësaj marrëveshje do t’i shpalosë kryenegociatori për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi.

“Ka disa elemente brenda kësaj marrëveshje të cilat mendoj që më së miri është t’i shpalos vetë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i cili do ta bëjë këtë me tu kthyer në Kosovë mbase edhe pa u kthyer”, u shpreh Kurti.

I pyetur se udhërrëfyesi i sotëm është për një marrëveshje që si Lëvizje Vetëvendosje e kanë kundërshtuar, shefi i qeverisë, Albin Kurti tha se kanë trashëguar gjëra që nuk kanë dashur, por po mundohen ta bëjnë më të mirën.

“Ne po e mundësojmë inkasimin, kemi trashëguar shumë gjëra që nuk i kemi dashur, por e kemi bërë më të mirën që mundemi e dimë në rrethanat që kemi”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është njoftuat edhe për takimet që ka zhvilluar ky i fundit me të paraburgosurit në Hagë.

“Ai më tregoi që ka diskutuar me të gjithë ata që po mbahen në Hagë për shkak se si kryetar i Kuvendit të Republikës ai e udhëheq institucionin që në fakt është bërë amendamentimi i Kushtetutës në vitin 2015 që i ka hapur rrugë asaj që e quajmë Gjykatë Speciale dhe e ka konsideruar si përgjegjësi të tij që t’i dëgjoj ata të cilët po mbahen në paraburgim e mbase do të dëgjojë dhe të tjerë për shkak se si drejtues i organet më të lartë përfaqësues e ligjvënës në Republikën tonë e ka konsideruar përgjegjësi dhe me siguri që i takon kryetarit, Konjufca se çfarë idesh mund të kemi për rrugën përpara në mënyrë që të rritet transparenca”, theksoi ai.

Miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri sot është bërë në mes të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi dhe shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq. Marrëveshja për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në vitin 2013 dhe konfirmuar më 2015.

Kurti reagon pas ujdisë për zbatimin e marrëveshjes së energjisë me Serbinë

Pasi Kosova dhe Serbia sot kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë dakordim e ka quajtur lajm të mirë.

“Ky është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatim të udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në veri të lumit Iber”, tha Kurti. 

Lidhur me atë se kur pritet të nis inksasimi i energjisë së shpenzuar, Kurti tha se këto detaje do ti jap zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pasi të kthehet./RTK-Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)
KOSOVA

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.