Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti ish-prokuroren Speciale të Kroacisë Tamara Laptos, e cila njihet dhe si gruaja e fortë që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.
Bisedimet u zhvilluan për rëndësinë që ka përzgjedhja e prokuroreve që do jenë pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë.
Gjatë takimit u bisedua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhe kalimtare deri në krjimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund të presim.Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.