• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e rinisë?

24 Shkurt, 2021
in NGJARJE, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmërim
Kemi nderin me vu në dijeni të gjithë bashkatdhetarët se ditën e diel, 23 shkurt 1986 fillon emisioni i parë i radios në gjuhën shqipe. Emisioni në fjalëtransmetohet tash për tash për çdo të diel nga ora tre dëri n’ora katër mbasdite në valët FM 101.8 metra.
Redaksia Jehona e Shqipes

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e

Në arkivën e radios «Jehona e Shqipes» në Bruksel, fletushka që lajmëroi gjithë komunitetin shqiptar se një radio do të transmetonte për herë të parë në gjuhën shqipe, ruhet akoma. Para se t’ju duket e çuditshme, zhvendoseni realitetin nga ditët e sotshme kur hapen e mbyllen me dhjetëra media e kanale komunikimi dhe çojeni këtu e 35 vjet të shkuara, në Belgjikë, ku një grup i madh shqiptarësh që i ishin arratisur komunizmit, nuk kishin asnjë mënyrë komunikimi me vendin që kishin lënë, asnjë mjet kontakti, asnjë lajm (i mirë a i keq qoftë) nuk u vinte në kohë, asnjë zë nuk i bashkonte në emigrim. Ndaj edhe ajo «Jehona» e vogël që u krijua nga një grusht i vogël njerëzish ishte si burim uji në gjithë thatësirën informative të atyre kohëve e si një fill lidhës për një komunitet që nuk kishte dot një zë në këtë shtet të Evropës.

Kush ishte ky grusht njerëzish? I pari Sakip Skepi, që mblodhi Idriz Bashën me bashkëshorten e tij Kimete Bashën, Durak Durakun, Ali Islamajn, Avni Islamajn, Naim Likën, Gani Shetën, një grup shqiptarësh intelektualë, që kishin për qëllim ta bënin zërin e shqiptarëve të dëgjuar në një mënyrë të organizuar, të ishin pikë kontakti në botën shqipfolëse, në mungesë të një ambasade shqiptare në Belgjikë. Të ishin një pikë referimi për këdo që do donte informacione për shqiptarët dhe më e rëndësishmja prej të gjithave ishte një mënyrë që refugjatët politikë shqiptarë të jepnin kontributin e tyre të pavarur në çështjen kombëtare për vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e

SAKIP SKEPI, KIMETE BASHA MITROVICA, KOLË GJELOSHAJ, GJATË MODERIMIT TË DIELËN QË SHKOI, NË 35-VJETORIN E RADIOS JEHONA E SHQIPES

Historia e tregoi ca vite më vonë se ky komunitet që krijoi të vetmin program radiofonik në Evropën Perëndimore, i cili u themelua para rënies së Murit të Berlinit prej të rinjsh nga toka e shqiponjave që kundërshtuan regjimin komunist të Tiranës e u rritën në mërgim, u bë vërtet një zë i fortë e një shtysë e madhe për ndryshimet dhe erën e re që do të frynte në Shqipëri.

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e

KOLË GJELOSHAJ, PËRGJEGJËS PËR RUBRIKËN E KULTURËS

Kolë Gjeloshaj, përgjegjës për rubrikën e kulturës në Radion Jehona e Shqipes që prej vitit 2000 dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së këtij mediumi kaq të rëndësishëm për shqiptarët e Belgjikës, e analizon këtë iniciativë si gatishmëri për të demonstruar aftësinë e anëtarëve të diasporës anti-komuniste për t’u organizuar dhe për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në një mënyrë të besueshme për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por edhe si një gatishmëri për të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të komunitetit shqiptar informacione të përgjithshme (jo vetëm për zonën e vendbanimeve shqiptare) në gjuhën shqipe. Në atë kohë shumë njerëz nuk kishin njohuri të mjaftueshme të gjuhës shqipe. Ndaj kjo radio pati aq shumë misione që i kreu të gjithë një e nga një, vit pas viti: informim, protestë, manifestim, ndikim. Sepse një radio mund të arrijë vërtet të bëjë histori. Të paktën “Jehona e Shqipes” e ka bërë dhe ka dëshmitarë një brez të tërë emigrantësh jo vetëm të Belgjikës, por në të katër cepat e botës, që sot e kësaj dite çdo të diel ndjekin traditën e dëgjimit të “Jehonës”.

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e

SAKIP SKEPI PREJ 35 VITESH NË MIKROFONIN E RADIOS JEHONA E SHQIPES, ME KIMETE BASHA MITROVICA, E CILA ISHTE MODERATORJA E PARË NË 1986 DHE GAZETARJA LEDJA CANAJ QË VAZHDON MISIONIN QË NGA 2016

Por Shqipëria nuk është më ajo e ‘60-ës, as ajo e ’90-ës, Europa ca më pak. Emigrantët nuk janë më të njëjtët, interesat po ashtu. Është një brez i ri të lindurish në Evropë e janë të tjera valë emigracioni që vijnë nga Shqipëria. Mendoni se radioja në këtë realitet të ri që vrapon me 100 në orë, ka mbetur e njëjta? Aspak. Ka marrë edhe ajo forma të reja, është përshtatur dhe ka ndryshuar me një ritëm të pabesueshëm. Po jetojmë në epokën e mediave sociale, të Instagram-it, të Facebook-ut? Asnjë problem. Kërkojeni “Jehona e Shqipes” edhe aty. Ka profesionistë të rinj, moderim bashkëkohor? Asnjë problem. Prej gati 5 vitesh Sakip Skepit, i cili e mbajti i vetëm radion, duke e vetëfinancuar që në ditën e parë, pa munguar në mikrofon asnjë të diel, i është bashkuar gazetarja Ledia Canaj, që ka sjellë frymën e re, energjinë, ritmin dhe ka lidhur fijet e së shkuarës me të sotmen. Tani radio ka tjetër mision: informim, promovim, aktualitet, kulturë, lidhje të drejtpërdrejta, të ftuar, aktivitete, mbështjetje dhe sigurisht muzikë rigorozisht shqiptare.

Sikur veç ta dinit se sa shumë personalitete kanë folur në atë mikrofon e që në Shqipëri mbase nuk ua kanë dëgjuar as emrin si pjesë e diasporës: piktorë shkrimtarë, artistë, aktorë, juristë, inxhinierë, mjekë, talente të reja, emigrantë të rinj, fëmijë të emigrantëve të vjetër. Për shembull Gala Aliajn ju e njihni të gjithë. Ama para se ta njihnit sepse fitoi “The Voice of Belgium”, shumë shqiptarë të diasporës e kanë njohur vite më parë nga valët e radios “Jehona e Shqipes”. Ismail dhe Elena Kadare vazhdojnë të ruajnë korrespondencën e rregullt me radion. Gazetarë si Mentor Kikia, Mentor Nazarko, Aleksandër Çipa e shumë të tjerë, informojnë çdo javë nga Shqipëria aktualitetin e javës. Kolë Gjeloshaj mbledh botime autorësh shqiptarë anë e mbanë botës dhe i promovon tek “Jehona”. Grupi i shqiptarëve të suksesshëm në Belgjikë që krijuan “Përralla dhe legjenda shqiptare” ua prezantuan projektin e tyre shqiptarëve mes radios. Festivali Balkan Trafic ka rënë në kontakt me muzikën e tabanit shqiptar përmes “Jehonës”, duke e integruar në programin e tij të përvitshëm grupe të muzikës popullore shqiptare. Çdo të diel mund të dëgjoni lëndë autentike shqiptare, që nuk e gjen dot vërdallë. Muzikë polifonike e çifteli, lajme e biseda e mbi të gjitha një dashuri aq të madhe për Shqipërinë. Është një komunitet aq i gjallë që ju nuk mund ta njihni tjetërkund.

Kur një radio mbush 35 vjeç, a nuk është në kulmin e

Ledja Canaj dhe Sakip Skepi nuk kanë aspak frikë nga e ardhmja, nga konkurrenca që u bëhet mediave klasike ditë për ditë. Janë të qetë në të dielat e tyre, sepse as që kanë ndër mend t’i shpallin luftë bashkëkohores. Ata kanë mësuar të përshtaten, por pa bërë pakte me ndryshimin e identitetit. Sepse e kanë të provuar se identiteti shqiptar është thelbi që nuk ndryshon, është palca dhe është prova se Europa të pranon me identitetin tënd, sidomos me identitetin tënd. Fëmijët shqiptarë që kanë lindur e po rriten larg Shqipërisë do ndjekin shkolla e universitete, do integrohen e do bëhen pjesë e një shteti tjetër, por do kenë përherë një zë të ëmbël që u vjen çdo të diel dhe quhet “Jehona e Shqipes”.

*Shkruar nga Klaudeta Skënderasi

Tags: Brukseljehona e shqipesradiosakip

Related- Posts

Kryesore

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026
NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026

Trump pezullon tarifat dhe sanksionet ndaj Rusisë

17 Tetor, 2026

Wang Yi takohet në Baku me Presidentin e Izraelit

17 Tetor, 2026

Kryeministri i Kinës mbërrin në Uzbekistan për vizitë zyrtare

17 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.