• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Menduan se Rama do të rrëzohej

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

20 Nëntor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomacia për Ukrainën është në aktivitet të plotë. Krahas takimit mes krerëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin, këtë të enjte (19.11.2026) në Berlin u mblodh edhe i ashtuquajturi Koalicion i të Vullnetshmëve për të diskutuar për përfundimin e luftës agresore të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Vetëm javën e kaluar, evropianët ranë dakord për krijimin e një ekipi negociator që do të përfaqësonte kontinentin në negociatat e mundshme të ardhshme të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Ekipi përbëhet nga të ashtuquajturat shtete E5: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Polonia, si dhe nga përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrëveshja u arrit pasi dy negociatorët amerikanë sinjalizuan se Evropa duhej të ishte e pranishme në tryezën e raundit të ardhshëm të negociatave. Në bisedimet e zhvilluara në Abu Dabinë fillim të javës së kaluar, delegacionet e shteteve që janë përzgjedhur tani kishin qenë të pranishme, por nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në bisedime.

Kaja Kallas pa mandat negociues

Përpara takimit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e cila shpesh cilësohet edhe si kryediplomatja e BE-së, kishte shprehur gatishmërinë për të marrë rolin e kryenegociatores: “Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, traktatet janë shumë të qarta. Antonio Costa dhe Përfaqësuesja e Lartë e përfaqësojnë BE-në në çështjet e sigurisë.”

Antonio Costa është presidenti i Këshillit Evropian, organi ku përfaqësohen të 27 shtetet e BE-së. Kallas shtoi, se krerët e shteteve dhe qeverive mund të merrnin tani një vendim tjetër. Por kur në vitin 2024 u vendos se kush do të merrte postet kryesore në Bashkimin Evropian, kishte qenë e qartë se gjatë pesë viteve të ardhshme do të zhvilloheshin negociata me Rusinë.

Sipas traktateve të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë drejton politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Kjo përfshin edhe përfaqësimin e BE-së në këto fusha diplomatike dhe zhvillimin e dialogut me palët e treta.

Sabina Lange, studiuese në Qendrën për Studime Diplomatike, Ekonomike dhe Juridike në Universitetin e Lubjanës, e mbështet argumentimin e Kallasit. Sipas saj, shtetet anëtare nuk do t’i shkelnin traktatet, pasi në politikën e jashtme ekziston një hapësirë e gjerë veprimi. Megjithatë, ky vendim do të kishte pasoja politike.

Lange sheh disa arsye për qëndrimin e evropianëve. Ato lidhen nga njëra anë me vetë Kaja Kallas dhe nga ana tjetër me institucionin që ajo përfaqëson. Kallas mund të perceptohet si një “negociatore veçanërisht e fortë” dhe pak e gatshme për kompromis, e për këtë arsye mund të refuzohet nga pala tjetër. Ish-kryeministrja estoneze njihej si kritike e ashpër e Rusisë që në kohën e emërimit të saj. Veçanërisht nga Gjermania, estonezja është kritikuar edhe për qëndrimin e saj ndaj Izraelit.

Në nivel institucional, pozita e saj mund të dobësohet nga fakti se ajo është e lidhur me mandatin e shteteve anëtare dhe për këtë arsye nuk ka autonomi të plotë në negociata, thotë politologia Lange.

Dobësohet institucioni i Përfaqësueses së Lartë të BE-së?

Paul Taylor, studiues i asociuar në institutin evropian të analizave European Policy Centre (EPC), përmend krahas arsyeve personale edhe faktin se shtetet anëtare nuk dëshirojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar në një çështje kaq të rëndësishme, ku bëhet fjalë për luftë dhe paqe.

Taylor i konsideron këto zhvillime si një “goditje të rëndë” si për Kallasin, ashtu edhe për institucionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së. Në një prononcim për DW, analisti politik thotë se Kallas mund ta rifitonte disi pozicionin e saj, nëse do të hartonte së bashku me ministrat e Jashtëm një mandat të mirëfilltë negociues.

E pyetur për përpjekjen e saj të pasuksesshme, Kallas theksoi se vazhdon të jetë e gatshme ta marrë përsipër këtë detyrë. Në të njëjtën kohë, ajo u shpreh e lehtësuar që kjo çështje, të paktën për momentin, është sqaruar dhe se tani vëmendja mund të përqendrohet te përmbajtja e negociatave. “Ka mjaft punë për të gjithë”, tha politikania estoneze.

A do ta pranojë Rusia ekipin negociator?

Ndërkohë, pala ruse po jep sinjale të përziera nëse do ta pranojë ekipin negociator prej të paktën shtatë anëtarësh.

Pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin amerikan Donald Trump, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se përfaqësuesit evropianë mund të vinin në Moskë për të paraqitur qëndrimin e Evropës. Më pas do të vendosej se në çfarë formati do të vazhdonin bisedimet me Ukrainën.

Por as nga këndvështrimi evropian kjo çështje nuk është mbyllur përfundimisht. Është e vështirë të përfytyrohet që në negociatat e nivelit më të lartë të vendosen plot shtatë karrige për përfaqësuesit e Evropës, krahas presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Pyetjen se kush do ta përfaqësonte Evropën në bisedime të mundshme katërpalëshe, kancelari gjerman Friedrich Merz e hodhi poshtë javën e kaluar në Dublin si të parakohshme./DW

Related- Posts

FOKUS

JO KUSH KA TOPIN, KA EDHE SHOKËT

19 Nëntor, 2026
FOKUS

JALTA 2 NË SHENZHEN?

19 Nëntor, 2026
FOKUS

Melodia shurdhuese serbe që jehoi në zemër të Evropës

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

20 Nëntor, 2026

Rutte viziton Varshavën pas incidentit me raketat dhe dronin rus, Polonia kërkon forcimin e mbrojtjes ajrore

20 Nëntor, 2026

Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

20 Nëntor, 2026

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

20 Nëntor, 2026

SPECIALE | Forumi i Parë Mediatik Kinë–Shqipëri: Dialogu, shkëmbimi profesional dhe perspektiva e një partneriteti të ri mediatik

20 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.