Ashtu siç pritej, kreu veteran i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është rikthyer në krye të forcës më të madhe politike të djathtë, pasi fitoi me shumicë votash në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.
Rezultatet paraprake nga shumica e degëve të PD-së tregojnë se Berisha ka marrë shumicën dërrmuese të votave në garë me kandidatin tjetër, Ibsen Elezi.
Raportohet se nuk ka pasur parregullsi dhe është respektuar drejtori një anëtar, një votë. Pak fletë votimi u konsideruan të parregullta.
“Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,” – deklaroi Albana Vokshi, ndërsa lexoi shifrat e votuesve në të gjitha degët.
Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë, qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve, ku kulmoi me kryetarët e degëve me parimin një parim, një votë. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë, një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve”, tha Albana Vokshi, kryetare e grupit të punës në zgjedhjet për kreun e PD.
Rezultati në total
Sali Berisha – 40.820 vota – 93.45%
Ibsen Elezi – 2.532 vota 8.5%
Kanë votuar 43.680 demokratë në total
Vota të pavlefshme 328
Rikthimi i Berishës kaloi përmes një fushate intensive të titulluar ‘Foltore’ e cila u kthye në një bisedë të Berishës me bazën e partisë së braktisur nga paraardhësi, Lulzim Basha, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen përballë dështimeve masive që çuan PD-në në statusin më të keq politik.
/Argumentum.al