Do të mbahet sot online Samiti i Sofjes. Në këtë samit Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga kryeministri Avdullah Hoti.
Mundësi dhe sfida të reja për Procesin e Berlinit: Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor do të jetë tema e diskutimit nga liderët europianë, mes të cilëve pritet të mbajë një fjalë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual.
Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
Samitit që mbahet në kuadër të procesit të Berlinit pritet të hapet nga kancelarja Angela Merkel, sekretarja e përgjithshme për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.